Ylli MUSTA: Qeveritarë dhe gjyqtarë të korruptuar, ‘rrjepin’ fukaranë!

-“Ky shtet e rrjep fukaranë”, “këta janë qeveritarë e gjyqtarë të korruptuar, hajdutë”, “mjerë ne, mjerë ky popull”!

Protestuesi fillikat Malo para Bibliotekës Kombëtare  me megafon kërkonte 15 vite punë të humbura

NOA

– I kam të tëra në bordero, me firmë, me data, rrogën që kam marrë njëri ma jep të drejtën, tjetri më lart, ma mohon.

– Mbeta dyerve nëpër gjyqe e sportelet e shtetit, m’u sos jeta! Ja, ku i kam të tëra me firmë e me vulë!

-Policët e ndaluan të fliste me altoparlant se prishte qetësinë publike, ndërsa lutjet e Hoxhës që dëgjoheshin në gjithë Tiranën nuk prishnin qetësi.

– Pensionistët janë ndër shtresat më të varfra dhe më të rrezikuara në shoqërinë shqiptare.

-Shumiça e pensioneve në Shqipëri janë minimale dhe nuk mbulojnë nevojat bazë: ushqim, ilaçe, energji, qira.

– Pensioni mesatar është shumë më i ulët se kostoja reale e jetesës.

 

U çudita kur pashë Malon, pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, në shëtitoren mes Xhamisë dhe Bibliotekës Kombëtare, që bërtiste e thërriste me një megafon në dorë, dhe nuk e dëgjonte njeri. Protestonte vetëm, fillikat, dhe nga sa dëgjova duke mbajtur hapat, qahej e protestonte për 15 vite pune që nuk ia njohin për pensionin e pleqerisë! I kish ardhur shpirti në majë të hundës, nuk gjente drejtësi. “Ky shtet e rrjep fukaranë”, “Këta janë qeveritarë e gjyqtarë të korruptuar, hajdutë”, “Mjerë ne, mjerë ky popull”- më kumbonin në veshë thirrjet e tij nga megafoni.

Iu afrova. Më njohu. Vuri me zor, gati me dhimbje buzën në gaz, dhe vazhdoi sërish protestën.

– Po pse këtu more Malo? Ç’të ka ngjarë?-e pyeta.

– Kërkoj të drejtën! Më kanë ngrënë 15 vite nga puna, dhe marr një pension qesharak!

– Po a je interesuar, përse t’i kanë ngrënë?

– I kam të tëra në bordero, me firmë, me data, rrogën që kam marrë. Njëri ma jep të drejtën, tjetri më lart, ma mohon. Mbeta dyerve nëpër gjyqe e sportelet e shtetit. M’u sos jeta! Ja, ku i kam të tëra me firmë e me vulë- tha dhe më tregoi një dosje plot me shkresa që i mbante si fakte e dëshmi për padrejtësinë që i bëhej. Më erdhi keq për të. Ka lindur e është rritur në Gjirokastër. Është shkolluar e aftësuar për teknik i mesëm dhe ka punuar me dekada në një nga fabrikat e rëndësishme të qytetit, me 1500 punëtorë, shumiça gra e vajza. Me familje të rregullt, bënte një jetë të qetë, modeste, me shoqëri e miq. Shkurt, pa andralla… Para ça vitesh erdhi me banim në Tiranë, që ta gëzonte pensionion në kryeqytet. Por, s’qe e thënë! E pashë sërish edhe një ditë tjetër. Por pa megafon në dorë. Fliste me zë të lirë… Siç mësova, poliçët e bashkisë ia kishin marrë megafonin. “Ma sekuestruan – më tha Malua. – Më gjeti dhe belaja se ma kishte dhënë një miku im në mirëbesim që t’ia ktheja prapë… Por e pësova më keq. Vete ua kërkoj, e më thonë se duhet të hapësh një gjyq të vogël për ta marrë prapë…”

Një ditë tjetër tjetër, poliçët e kishin këshilluar të mos bënte zhurmë se shqetësonte “ata që studionin në sallën e Bibliotekës Kombëtare”! I ziu Malo i kish kundërshtuar, dhe qe pleksur keq me ta. U kish thënë se biblioteka ishte në rikonstruksion…Por në moment, nga minarja e xhamisë, kish shpërthyer zëri i hoxhës, që me altoparlant tundi dynjanë. Atëherë Malua i pyeti poliçët: “Po këtë që tromaks gjithë Tiranën, përse nuk e ndaloni more?” E kishin përzënë të ziun protestues. Nja dy herë kish vajtur të protestonte para Kryeministrisë, domethënë para mureve… Po dihet që muret nuk kanë veshë. E kishin hequr edhe andej “me të mirë”. Kishin kaluar kohë, kur e pashë sërish Malon mes xhamisë dhe Bibliotekës Kombëtare, që fliste e “sensibilizonte” kalimtarët indiferentë… Në dorë nuk kishte megafon, por një tub prej letrash që e kish sajuar vetë me ato shkresat zyrtare nga gjykatat dhe zyrat e shtetit. Ato nuk i kishin shërbyer për asgjë. Të paktën t’u pinte lëngun…

Penionistët shqiptaëe janë në vështirësi ekonomike. Pse?

Pensionistët shqiptarë janë në vështirësi për disa arsye kryesore ekonomike dhe soçiale:

 Pensione shumë të ulëta

Shumiça e pensioneve në Shqipëri janë minimale dhe nuk mbulojnë nevojat bazë: ushqim, ilaçe, energji, qira. Pensioni mesatar është shumë më i ulët se kostoja reale e jetesës.

 Rritja e çmimeve (inflaçioni)

Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve janë rritur, ndërsa pensionet rriten shumë pak ose fare. Kjo bën që fuqia blerëse e pensionistëve të bjerë çdo vit.

Sistemi i dobët i sigurimeve shoqërore

Shumë persona kanë punuar pa sigurime gjatë komunizmit ose tranziçionit, prandaj sot marrin pensione të pjesshme ose minimale.

Papunësia dhe informaliteti në të kaluarën

Shumë njerëz nuk kanë plotësuar vitet e nevojshme të kontributeve, sepse kanë punuar në të zezë ose kanë qenë të papunë.

Mungesë mbështetjeje soçiale

Shërbimet për të moshuarit (shtëpi kujdesi, ndihma soçiale, shërbime shëndetësore falas) janë të pakta dhe jo çilësore.

Shëndeti dhe ilaçet

Të moshuarit shpenzojnë shumë për ilaçe dhe analiza, që shpesh nuk mbulohen plotësisht nga shteti.

Në thelb

Problemi kryesor është mospërputhja mes pensionit dhe kostos reale të jetesës. Pensionisti shqiptar sot shpesh mbijeton, nuk jeton me dinjitet. Prandaj pensionistët janë ndër shtresat më të varfra dhe më të rrezikuara në shoqërinë shqiptare.