Vladimir Mici: Me pak investime Kombinati i Ballshit prodhonte naftë Euro 5. Kanadaja nga rërat po nxjerr karburant cilësor, jo më nga nafta bruto

398
Sigal

Nëse bëhet një rikonstruksion i Rafinerisë në Ballsh  a mund të prodhohet EURO 5?

Sigurisht që mund të prodhojë. Kanadaja nga rërat bituminoze po nxjerr karburant cilësor , dhe jo më nga nafta bruto, e cila ka një përqindje të caktuar dhe nga distilimi atmosferik e ke të garantuar 17-20% gasoil. Problemi është se asnjë qeveri nuk i ka parë direktivat europiane në këtë sy.

Ata kanë firmosur symbyllur çdo gjë nga Europa, sepse planifikojnë edhe domaten të vijë nga Europa jo më karbuarnti. Po hyj pak më shumë teknikisht. Për të marrë gasoil në një fashë të caktuar densiteti mjafton të rregullojmë temperaturat në kollonën e distilimit atmosferik dhe të thellë, ose më saktë të vendosjes së pjatave për kondesimin e gazrave, të cilat vendosen në një kollonë ku temperaturat poshtë janë më të larta dhe lart ulet temperatura. Kështu që gazet e rëndë kondesohen më poshtë dhe ato lartë me temperaturë më të ulët. Problemi kryesor është trajtimi i squfurit dhe standartizimi i produktit. Pra teknologjia duhet të përfshinte pjesën që kishte të bënte me pastrimin e gazoilit dhe benzinës nga këto papastërti, të cilat i nënshtrohen trajtimeve me hidrogjen dhe katalizatorë special, të cilët mundësojnë largimin e squfurit dhe standartizimin e produktit. Nqs ju merrni gasoil të pastandartizuar ai brënda disa ditësh ndryshon ngjyrë për shkak të shkëputjes, për shkak të reaksioneve në gjëndje qetësie, gazeve të tjerë, që ndodhen në të. Por këto janë probleme teknologjike dhe vetëm investime të tilla bëjnë të mundur një gjë të tillë. Së dyti dhe më e rëndësishmja. Modernizim nuk do të thotë vetëm ndryshim teknologjie, por edhe krijimin e infrastructures, që do të merret me furnizimin, stokimin e lëndës së parë dhe produkteve të gatshme. Uzina me kapacitet 1 milion tonë naftë do të thotë për 250[1] ditë punë efektive të përpunojë 4000 ton në ditë naftë bruto, që kërkojnë kapacitete magazinuese për 120 mijë tonë. Shto këtu edhe rezervën e sigurisë tre muaj. Sigurimi i lëndës së parë është tejet i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me teknologjinë. Nuk mund të bëhet transporti i lëndës së parë të importit apo eksporti I nënprodukteve pa tubacione dhe stacione pompimi. Por si hap i parë ne duhet të sigurohemi që ajo prodhon konform standarteve që ka BE dhe është vetë Uzina që i ngreh termianlet e saj, gjithmonë nëse ka besim dhe vullnet. Kur shoh një kryeministër, që më tregon se si rikonstruksion zyra , kopështe , çerdhe, rrugë, shkolla, por nuk shof të ketë modernizuar apo rikonstruar një impiant prodhimi, një uzinë apo fabrikë, tregon se vullneti i tij është jo prodhimi, por konsumi, pra mentaliteti i tij edhe pse i votuar  më ndjell një ndjesi për të ardhmen fatkeqje. Do zoti dhe I del në ëndërr të kthejë sytë nga prodhimi made in Albania, sepse në trupin e tij të veshur nuk shoh asgjë made in Albania.

Cilat janë vëndet nga ne importojmë naftë dhe çfarë uzinash janë ato? Problemi i furnizimit të firmave, që shesin me shumicë është se ato duke qenë shumë përgjithësisht, pra manipulojnë sasi relativisht të vogla: janë dorë e dytë në treg dhe shumë pak janë ato që lidhen me kontrata me rafineritë. Sot importi realizohet nga Greqia, Turqia, Rumania, Kroacia dhe më pak nga vëndet e tjera rrotull në Mesdhe. Tregëtarët e shumicës në Shqipëri kanë obligim futjen e gazoilit Euro 5 dhe 6 dhe benzinës 95 dhe 100 oktanëshe për mjetet e transportit. Ato mund të marrin edhe  gazoil për mjete detare dhe peshkimi dhe djegie, ngrohje dhe prodhim energjie me një standart që i referohet një standarti më të ulët D2. Kështu që nga pikëpamja ligjore ato nuk përbëjnë problem. Ato dallohen si karburante edhe për shkak të ngjyrosjes për të dalluar cila është për shitje, për automjete dhe cila për qëllime të tjera. Përgjithësisht gazoili dhe benzina, që shitet për automjete duhet të jetë me një ngjyrë kryesisht jeshile dhe ajo për djegje me të kuqe. Kjo varet shumë nga udhëzimet e brëndshme. Pra nuk egziston mundësia për të abuzuar në furnizimin ligjor. Ngjyroja bëhet në Shqipëri dhe autoriteti ngjyrosës (markimi) mban përgjegjësi për ngjyrimin nqs ajo nuk i përgjigjet parametrave.

 A mund të përballojë  prodhimi vëndas i naftës brut nevojat tona?

Sigurisht këtu duhet të bëjmë pak krahasime, sepse nuk jemi brënda teknologjisë së ardhshme. Por ne do të marrim për bazë një rënie deri në 40% nga 49% që ka dhënë KPTHN-ja për produktet e bardha. E para po marr supozimin aktual 850 mijë ton. Me një rreze 40% do të thotë që ne do të  prodhonim  sipas standarteve 340,000 ton nga 450,000 ton që konsumojmë sot. Por nqs  ne duhet të prodhojmë më shumë mund të importojmë, dhe të marrim përsipër edhe tregun kosovar. Kjo nënkupton  që ne na duhen 800 mijë ton karburante dhe një uzinë me kapacitet jo më pak se 1.5 milion tonë kapacitet përpunimi. (Për shkak se importi do të duhet të bëhet edhe me një naftë më cilësore edhe rrezja mund të rritet dhe nuk është çudi të jetë 60%. Pra modernizimi duhet kuptuar edhe si një rinovim i strukturës së saj. Në këto kohë Kosova vuan njësoj si ne. Për nënproduktet e tjerë me bazë të nënprodukteve të zeza Shqipëria nuk i ka problem plotësimin e nevojave të saj. Ajo duhet të eksportojë.

Çfarë humbjesh solli për ekonominë shqipare mbyllja e rafinerisë së Ballshit dhe të tjerave?

Humbja e parë dhe e pafalshme është kolapsi që ka shkaktuar  në jetën e qytetarëve shqiptarë , në ekonominë shqiptare, në largimin e popullatës, në mungesën e shtuar të specialistëve, sepse uzina e Ballshit ishte  miniera e prodhimit të saldatorëve, montatorëve, mekanikëve teknologjik, bojaxhinjve e lloj lloj profesionesh, të cilat i mundësonte puna. Atje janë krijuar dhe krijoheshin brezi i ardhshëm e inxhinierëve dhe teknologëve, që merrnin stafetën nga më të vjetrit, që linin përvojën e tyre tek ta. Mungesa e vizionit qeveritar ka sjellë  pasiguri tregu, çmime të pakontrollouara( sepse edhe me 20% Armo shtet ishte lider dhe komandonte çmimet. U përballua viti i zi 1997 me atë rafineri, sepse asnjë anije s’afrohej në port) dhe nuk u ndje mungesa e saj apo çmimit në treg). Tani çmimi ngrihet me 40 lekë brënda natës. Dhe jemi të varur nga oreksi i presidentit rus. Riparimi i dëmit do të jetë me kosto shumë të lartë.

Po prishja e institucioneve  të naftës për kërkime dhe studime çfarë solli për ekonominë shqiptare.

Shqipëria ka pasur dy institute kërkimore; Njëri ishte Instituti gjeologjik i naftës dhe gazit dhe tjetri institute i teknologjisë së naftës. I pari ishte i specializuar për kërkimin e strukturave të reja për naftë dhe gaz dhe vlerësimin dhe konturimin e -vb- të reja të zbuluara. Në vitin 1988 ky institut numëronte rreth 265 punonjës nga të cilët 75% ishte e nivelit kërkues shkencor. Instituti tjetër ishte institute për zhvillimin dhe shfrytësimin e –vb- të zbuluara, duke u fokusuar në teknologjinë e shpimit të puseve, teknologjinë e shfrytëzimit të –vb-, rritjen e e koefiçentit të nxjerrjes së rezervave gjeologjike, analizën e nxjerrjes së naftës nga –vb- dhe krijimin e metodikave të përparuara për shfrytëzimin e –vb- duke vendosur teknika shfrytëzimi efektive. Në vitin 1988 ky institut kishte rreth 245 punonjës nga të cilët 75%  punonjës kërkimorë. Pra në total punonin 510 punonjës me rreth 400 punonjës kërkimor dhe projektues.

Pas viti 1990 shpimi i puseve ra në mënyrë drastike. Kjo solli rënien drastike të informacionit

, gjeologjik dhe për pasojë mbylli një dritare të madhe të zhvillimeve gjeologjike. Pas vitit 2000 numri i puseve të shpuar nga kompania Albpetrol me sondat e saj ra pothuaj në zero. Të dy insitutet u shkrinë në një dhe numri i specialistëve nuk e kalonte 100. Efektet ndjenë edhe në universitet, sepse ra numri i studentëve, që kërkonin të stjudionin për naftë qoftë gjeologjinë qoftë për shpimin po e po edhe prodhimin. Sepse ndryshoi perspektiva. Një ditë të bukur edhe ky institut u mbyll për t’u mos hapur kurrë më. Sot edhe po të duash ta hapësh nuk ka më specialistë, sepse ata që ishin të rinj ikën dhe shumica e tyre punojnë në kompani të huaja, ndërsa disa të tjerë më në moshë janë në pension. Pra ekonomisë shqiptare përveçse uli mundësinë e kërkimeve dhe shfrytëzimeve racionale të burimeve kombëtare, duke larguar trurin nga nafta, shmangu edhe atë oponencë shkencore të domosdodshme për zhvillimin e vëndit edhe kur kemi kompanitë e huaja nëpër këmbë, që kanë marrë përsipër të menaxhojnë burimet, që zoti ua ka dhënë shqiptarëve. Sot qeveria e ka të vështirë të gjejë një ekspert të fushës gjeologjike, të fushës së shpimit për naftë apo të shfrytëzimit, i cili ka një moshë 30-40 vjeç. Mund të gjejë vetëm patate Divjake. Sot ne kemi ngelur me të njëjta –vb-, që kishim që në vitin 1990. Asnjë –vb- i ri. Dikush në FB më shkruan se në- vb- e Shpiragut janë tre puse që japin naftë sa për tërë –vb- Marinëz sot. Edhe po ta marr si të vërtetë, ende sot AKBN nuk është shprehur se ç’po ndodh në Shpirag me kompaninë SHELL. Nga pikëpamja  ligjore dhe këtu po i referohem kushteve standarte të kontratave të kërkimit, në rastin e zbulimit të kompanisë kërkuese i jepet një afat 3-5 vjeçar (max) nga zbulimi i –vb- ose më saktë rrjedhjes së naftës nga pusi i kërkimit të parë, ku ajo duhet të shprehet nëse –vb- i zbuluar nga ajo është apo jo komercial. Pra të bëj vlerësimin e- vb-. Për të gjithë këtë periudhë ky pus dhe çdo pus në kuadrin e vlerësimit mbahen të mbyllur dhe testimet që kryhen në të bëhen në  prani dhe të përfaqësuesit të AKBN-s. Pra me pak fjalë nuk lejohet shfrytëzimi. Uroj që kompania të jetë brënda afateve  dhe procesit të vlerësimit t’i ketë ardhur fundi. Në dijeninë time afati 3-5vjet ka kaluar. Çdo shtyrje ngarkon me përgjegjësi qeverinë. Besoj se qeveria e di përgjigjen. Fakti që s’jep përgjigje ose firmës si ka ardhur afati, ose firma ka shtyrë afatin në marrëveshje me qeverinë ose firma po negocion me qeverinë për të ndryshuar kushtet kontraktuale, në dëm të palës shqiptare, pasi ShELL-it nuk i dalin llogaritë. Kjo ndoshta shpjegon që faqja zyrtare e AKBN-s pasqyron prodhimin e naftës deri në vitin 2019.

Kryeminitri thotë se tek çmimi i karburantit janë disa taksa.

Po! Janë tetë taksa, nga të cilat 7 fikse dhe një me %( TVSH).

Taksat fikse janë  :

Nr Llojet e taksave dhe tatimeve  Vlera ose % Çfarë përfaqësojnë
1 Taksa e riliçensimit 8-10 Një taksë, që i jep të drejtë subjektit të ushtrojë veprimtari në këtë fushë
2 Taksa e skanimit 2 Taksa e kontrollit me skaner në port me kontroll ultratinguj apo rreze X
3 Taksa e markimit 1 Ngjyrosja
4 Taksa e kontrollit të pompave 3 Kontrolli i pompave në pikat e shitjes
5 Taksa e karbonit 3 Takse mjedisi , ndotje
6 Taksa e qarkullimit 27 Taksa për qarkullimin e mjeteve
7 Akciza 37 Takse mbi mallrat e luksit dhe të forte
Shuma e taksave fikse 72
8 TVSH 20%

 

Të gjitha këto taksa fikse janë pjesë e kostos dhe pra të pa rimbursueshme, nga ana e subjekteve shitëse, pra shkurt ngarkojnë koston e tyre. Pra para se TVSH të aplikohet këto taksa ngarkohen në strukturën e çmimit dhe pastaj aplikohet TVSH-ja. TVSH-ja  funksionon si diferencë e TVSH së krijuar dhe TVSH nga blerjet. Duke qenë mallra importi, TVSH merret pa burim blerje dhe të vetmet tvsh që rimbursohet është ajo e materialeve, që lidhen me shpenzimet për ujë, drita e materiale të tjera, por që nuk zënë pothuaj peshë specifike  për zbritje.

Sa taksa kemi në raport me vëndet fqinjë?

Duhet theksuar se taksa e qarkullimit nuk përfshihet në asnjë nga vëndet e rajonit. Po kështu edhe TVSH-ja ndryshon. Ka vënde që e kanë mbi 21%( Itali, Mali i Zi) po ashtu edhe vënde me 18% ( Maqedonia e Veriut dhe Kosova). Akçiza përfshihet në të gjitha vëndet.

Më poshtë po jap një informacion për taksat, që aplikohen mbi karburantin:

Shteti TVSH – në % Akciza në euro Taksa e qarkullimit Taksa e karbonit Çmimi në euro në treg Çmimi pa taksa
Greqi 24 0.7 0 0 1.685 0.658
Itali 21 0.742 0 0 1.842 0.78
Mali i Zi 21 0.364 0 0
Kosova 18 0.335 0 1.59 1.0
Maqedonia e Veriut 18 0.396 1.42 0.868
 Hungaria 21 0.287—0.336 1.22 0.7
Shqipëria 20 0.3 0.22 0.024 1.82 0.933

 

Shihet qartë që ne e kemi çmimin pa taksa rreth 0.2 euro mbi Italinë dhe 0.3 euro me Greqinë, që nënkupton një marzh fitimi shumë më të lartë nga karburantet. Çmimi aktual duhet të kthehet në shifrat e 185 lekë për litër, nqs lëmë taksat e qeverisë. Nqs heqim taksën e qarkullimit dhe të karbonit, që merret kot, sepse nuk përdoren për atë qëllim, atëhere  çmimi duhet të zbrezë në 150 lekë për litër.

Çmimi mëi lartë në Europë dhe pagat më të ulta në Europë, sa do të ndikojë kjo në ekonominë shqiptare?

Po çmimi i karburantit na fut tek vëndet me çmime më të lartat në Europë, por jo më të lartin!  Kjo nuk deformon pyetjen kur i referohemi standartit të raportit të pagave midis vëndeve që e kanë më të lartë dhe çmimin. Pyetja thellohet edhe kur marrim parasysh konsumin për frymë midis nesh dhe atyre vëndeve në lidhje me karburantin. Konsumi i tyre është disa herë më i madh dhe ky përbën një problem, që në kushtet kur ne duhet të shtojmë konsumin e saj, ne vihemi përballë faktit për të ndërprerë këtë konsum duke na udhëzuar në mënyrë qeveritare të ecim më këmbë apo të ulim konsumin total! Këto janë ca gjëra, që nuk shkojnë, kur ne jemi nisur për në Europë. Paga minimale në Shqipëri është 30 mijë lekë bruto, sepse neto ngelen 26640 lekë, ose më saktë në xhepat tonë ngelen 216 euro për të shtyrë muajin. Duke marrë koefiçentin 1.7, e cila duhet që çdo i punësuar të mbajë me ushqim, veshje e etj (pra veten dhe 0.7 të tjerë) të ardhurat e çdo individi shkojnë minimalisht vetëm 127 euro në muaj ose 17 mijë lekë. A mund të jetojë një individ aktualisht me këtë pagë në kushtet kur punon? Jo! Pra: qeveria duhet të  rrisë pagat jo më pak nga 500 euro në muaj. Kosova sot diskuton se do të vendosë pagën 350 euro në muaj, pra rreth 120 euro më shumë nga paga jonë. Kryeministri jonë thotë se për katër vjet do ta shpie 400 mijë lekë ose 315 euro. Natyrisht ka diçka që nuk shkon dhe që duhet rishikuar në qelizë ekonomike. Po por nuk u kthyem të prodhojmë, të vëmë në punë dhe t’i rrisim vlerën atyre që zoti na ka falur, pasuritë kombëtare, ne do të hiqemi zvarrë. Ne duket sikur zhvillohemi duke shitur e blerë tek njëri tjetri, por pa prodhuar. Pra shkurt e shtrenjtojmë duke kaluar dorë më dorë të njëjtin mall duke shtuar nga pak shpenzime dhe fitim. Duke sjellë që çmimet e mallrave këtu të jenë njësoj si në Europë, por pagat si në mesjetë.

Por pse nuk përdora pagën mesatar? Normalisht kjo do të ishte e drejtë nëse kurba e pagave  do të kishte një shpërndarje normale, pra shumica e popullsisë të siguronte të ardhura nga paga në masën ose rreth pagës mesatare, por kur shumica është tek paga minimale, kjo do të thotë që fokusi duhet të jetë kjo pagë. Pagat maksimale përbëjnë vetëm 2% të punonjësve  dhe kjo normalisht të thotë, eleminoj, nga trajtimi, sepse kjo shtresë nuk ka asnjë arsye për efektet e çmimit të ankohet. Po flasim për shumicën e shqiptarëve.

Sot degë kryesore e shqiptarëve është bujqësia, e cila po braktiset me shpejtësi, sepse  karburanti, farërat, plehrat po rriten me shpejtësi, ndërkohë që fuqia blerëse në Shqipëri është përtokë dhe produktet e tyre përfundojnë kanaleve dhe fushave, sepse s’ka treg. Pra pa prodhuar plehrat, farërat, karburantet vetë që të krijojmë një prodhim të brëndshm dhe të ardhura nuk mund të pretendojmë të ulim kostot dhe të rrisim konsumin. Të shikosh nga turizmi, nuk e di se çfarë idiotizmi është, kur të gjitha vijnë nga jashtë dhe produktet bio, shiten vetëm në 10 restorante ku TV klan i rikthehet e rikthehet me dhjetra here, sepse të tjera s’ka çfarë të marketojë në këtë treg. Por kur të kemi bujqësi dhe produkte konkuruese dhe me çmime konkuruese ne mund të bëjmë edhe turizëm, sepse e kemi banakun plot. Blegtoria po braktiset dhe ne jemi dëshmitarë të çmimit të djathit e qumështit dhe pazareve, që bëhen me  produktet që shiten në treg. Pra edhe ky shtrenjtim karburanti duhej, që edhe ata pak fermerë të braktisin fare prodhimin.