Evdal Nuri: Nëntë  vite, tetë  humbje …..!

374
Sigal

Është ndofta rasti më unikal që një udhëheqës Partie të pësoi  tetë humbje në nëntë vite  drejtimi. Ndofta është rasti i vetëm që pas dy zgjedhjeve qëndrore, dy lokale e katër të pjesëshme të kërkojë përsëri të qëndrojë duke mos pranuar të japë dorëheqjen. Në Botë që në humbjen e parë ose të dytën  largohesh.

  1. Humbësi qe e quan” humbjen” fitore!

Eshtë mësuar me humbje e asnjëherë s’ka pranuar! Secilës i ka vënë një emër. “Na vodhën thotë njëherë “.” Masakër zgjedhore tjetrën”. Këtu fillon lufta herën tjetër. Të reflektojmë ! Të pregatitemi për betejat e ardhëshme thotë tani e  të tjera që i ka pa hesap. T’i kujtojmë humbjet :” Humbje  në Zgjedhjet Lokale të vitit 2015. Më vonë ato Kombëtare të vitit 2017. Po kështu humbi përsëri në Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, Humbes në Zgjedhjet Kombëtare të vitit 2021. Mos harroni edhe katër humbje: Humbjes së Zgjedhjeve Lokale të përshpejtuara në Korçë, zgjedhjeve Lokale  në Dibër e Kolonjë. E së fundi në këto të 6-Marsit.” Humbjen, por dhe “fitoren “ të ngushtë e pati në kandidimin si”Kryetar Bashkie” për Tiranën me dhjetë vota. Për fatin e mirë të tij kjo nga të tjerët iu kthye në ‘fitoren “ e vetme të karierës së tij politike! Lulzim Basha e ka shndërruar Partinë Demokratike në sipërmarrje private dhe kush dyshon për këtë, përveçse është edhe i pashpresë. Dhe kush kundërshton e pëson. Gjithçka që do të vijë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të jenë përpjekje e Bashës për të qënë në krye të PD-së.-Në fakt Basha i duhet Ramës s’i  askush tjetër. Rama mundohet të këtë Bashën vazhdimisht në opozitë. Me të përballë, fitoren e ka të lehtë dhe të sigurtë. Këtë e ka treguar koha.

2-Partia Demokratike shkon tashmë e paepur drejt shkrirjes graduale me Bashën në krye.

Këto ditë pas humbjes katastrofike të 6- Marsit disa herë ka theksuar: Duhet të “forcojm; P D”. Ka 9 vjet kush e ka  penguar për t’a forcuar ? “Duhet të ringrihemi”? Kush e ka fajin që qënka rrëzuar e duhet rringritur? Jam gati të bëjë gjithçka në dobi të P.D. Atëhere pse s’është bërë për 9 vjet!? Kjo retorikë dëgjohet në 8 humbje që Basha humb në postin e kreut të PD-së. Kur të djathtët nuk e larguan Bashën 8 herë, pse do e largojnë tani ? Nën drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike ka kaluar nga humbja në humbje dhe nuk ka shpresë për të ardhur në pushtet me Bashën kryetar. Ai, po lufton për betejën e tij politike për mbijetesë, pasi partia e tij pësoi një tjetër rezultat katastrofik në zgjedhjet e pjesëshme për kryetarët e gjashtë bashkive që u mbajtën në 6 Mars. Tani është fakt se deputetët që deri dje e kanë mbështetur kanë  filluan të largohen nga postet e tyre dhe nga mbështetja për të. Menjëherë pas daljes së rezultateve Ai përsërit “Jam përballur me masakra zgjedhore! Unë  s’ kam humbur asnjë garë në jetën time”,  duke fajësuar për humbjen e tij radhazi me manipulimin e zgjedhjeve. I pyetur sërish  nëse do të jepte dorëheqjen, pasi disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt ia kërkuan një gjë të tillë, ai tha se partia tani po fokusohet në “një reflektim të thellë për humbjen e 6 Marsit” dhe pas kësaj ai do të marrë përgjegjësinë për rezultatet. Në Shkodër për herë të parë në 30 vitet e pluralizmit të Shqipërisë, demokratët dolën në vendin e tretë. Vetëm në Rrogozhinë të dytë, kurse në 4 zona të tjerat të tretët. Basha e drejton partinë që nga viti 2013, por që atëherë partia ka kaluar nga një humbje zgjedhore në tjetrën. Tani këmbënguli se “ishte mësuar me masakra elektorale” dhe e konsideroi të gjithë procesin zgjedhor “një anomali”, kur fakte s’ka ! I është ‘lodhur goja “ me zgjedhje  të lira  e të ndershme”, por asnjëherë s’ka mundë t’i shohë! S’ka asnjë deklaratë për dorëheqjen e tij, por tani dhe deputetet që e kanë mbështetur po i dalin kundra. Në këto kushte ai e ka shpresën tek baza. I mblodhi dhe duket se ata po e mbështetin ! Kjo më kujton  parrullën kineze;”Fshati të rrethojë qytetin.” Unë s’besoj se do ta “rrethojë”, por dhe po ndodhi “vështirë se e pushton ” Partia Demokratike në lëvizjen e   bojkotimin e parlamentit për dy vjet, nuk patën asnjë efekt. Asnjë vendim i marrë prej tij s’i djegia e mandateve të deputetëve, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019 dhe bojkoti i reformës territoriale, sollën pasoja të rënda për Partinë Demokratike. Në kushtet e krijuara tërheqia u mendua pozitive për interesin më të mirë të partisë, por ja që s’po ndodh? Ky është momenti që Basha të marrë përgjegjësinë me akte konkrete dhe jo vetëm me deklarata. Ai duhet të tërhiqet dhe të hapë rrugën për rimëkëmbjen e partisë. Ky është një moment që Basha duhet ta shfrytëzojë për të bërë të mundur përfundimin e krizës së thellë në opozitë në këtë situatë, ndofta më të vështirat në karierën e tij politike .

3-Sa e vështirë qënka  dorëheqja !?

Ç’ thotë:“Jam i hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje.” Dhe më tej vazhdon:”Sot është bërë një analizë e gjendjes, mbledhja ka parë mundësitë e përbashkimit nuk ka kërkuar koka turku dhe justifikimi. Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve.” Me sa më kujtohet nga lënda e Historisë në fakultet që veprimtaria e njërës  nga Internacionalet Komuniste  u vlerësua si , një hap para , dy hapa prapa. Lulzim Basha tani është i bindur për të bërë një hap prapa !  Nuk e di qëllimin   Mos vallë kërkon një hap prapa tani për të bërë dy hapa para më vonë ! T’ia lëmë kohës , por si po zhvillohen ngjarjet vështirë për të bërë dy hapa para !

4– Niveli kulturor e intelektual i deputetëve është nën mesataren.

I kemi parë e dëgjuar se s’i flasin e diskutojnë. Këtu e kemi fjalën për disa se shumicës vetëm kartonat, ngrejnë e i ulin ! Ka disa të gojës, por se ç’thonë s’kuptojmë asgjë! Ka të tjerë që ngrihen për shere e jo për të diskutuar për ligjet e hallet e shumta që ka populli ! Fjalori i tyre n’a shqetëson jo vetëm ne, por dhe fëmijët që i dëgjojnë! Një copë dipllomë e kanë, por s’i e kanë marrë e dinë jo vetëm ata, por dhe ne. Në karrigen e Parlamentit, mund të ulesh shumë më thjeshtë, po të jesh i pasur sesa i ditur. Pse s’aktivizohen intelektualë të ndershëm, të mendjes e të zotët! Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje, edhe pse s’do shumë mend për t’i kuptuar! Së fundi, jeta ka vërtetuar se njerëzit e mirë vuajnë më shumë. Dhe më tej. Një njeri që i do të mirën të tjerëve dhe përpiqet të bëjë mirë, zakonisht s’gjen mirë në jetë ! Kështu qënka ndërtuar kjo Botë…..!?

 

 

 

 

Vetëm sherre në Parlament

 

Fushata e P. D

 

Nje qendër votimi .

 

Fushata e P.S