Mësimi online, udhëheqësia online si premisa për shkollën, universitetin online

762
Sigal

Nga Dr. Majlinda Keta

Pretendimi, realiteti, mundësia

Mjaftuan kë to dy kriza nga fatkeqësitë natyrore, ajo e tërmetit por dhe kjo nga pandemia COVID19, me dëmet e tyre në jetë njerëzore dhe mirqënien e së përditshmes tonë, që dimensioni konceptual mbi klasën, shkollën, universitetin, mësimin online por dhe vlerësimin e dobishmërisë që kanë për njëra tjetrën të  vinin  totalisht të ndryshuara për punonjësit në sistemin e edukimit, politikëbërjen po aq sa edhe për publikun shqiptar.Deri para shtatorit 2019-të, celularët në duart e fëmijëve dukeshin se prej vitesh bartnin statusin “non gratta” në mjediset shkollore dhe pothuaj ishin kthyer në perceptimin e mësuesve si “armiq” të pushtetit të tyre mbi dijen por dhe të madhështisë së figurës së mësuesit, pedagogut përpara një nxënësi apo studenti. Ne, jo rrallë, nën efektin e analfabetizmit  digjital edhe mbi kë to celularë , por edhe të përdorura paetikë dhe legjislacion rregullotar, na dukej sikur ky lloj online-i po gërryente perceptimin publik mbi besueshmërinë në sistemin arsimor në vend por dhe po cë nonte figurën e edukatorit në përgjithësi po aq sa raportin mësues nxënës në  vecanti. Aq e vë rtetë  ishte kjo sa në mjedise mediatike dukeshe si heretike përballë kolegëve të tu nëse guxoje të mbroje “pozitivizmin” që mbart një aftësim digjital i  fëmijës  ndonëse të gjithë e dinim se ky shekull quhet edhe era digjitale. E pë rteh erë s së  të  gjithë ve, ne, kur duam të matemi dhe shitemi me standardet  tona globale apo europianiste e lakojmë  pa kriter nën ambicje politike kë të  kompetencë , ndonë se jemi goxha të  prekur nga  analfabetizmi funksional për kompetencën digjitale. Kjo jo vetë m pë rmes shkollë s por edhe me bibliotekë n digjitale, muzeu digjital ndë rsa pamja ndryshon me portalet online.Në këto 15 vitet e fundit sistemi i edukimit, partitë politike me programet e tyre mbi arsimin premtuan tableta dhe klasa digjitale duke i përdorur edhe emrat e të mëdhenjve dhe fondacionet e tyre në erën digjitale si aleatët e tyre, mbështetësit e inisiativës “1 nxënës, 1 tablet” në dobi të digjitalizimit të shkollës publike shqiptare. Aso kohe unë “rrebelohesha” në media duke kujtuar që përkundrejt kompetencës që kemi detyrim të edukojmë duhet përfshirë edhe shkolla jopublike pasi duhet të shihej si shërbim strategjik.Po në realitet, në këto vite, a ndryshuam, progresuam në raport me aftë simin për këtë kompetencë dhe politikat mbështetëse për përmbushjen e saj?A e vizionuam institucionin arsimor online? Çfarë  përfaqëson për ne udhëheqësia online në  arsim?A mbart ajo pozitivizëm si formë udhëheqësie?Në  dhe mbi letra e shkresurina kemi një bollëk me dë shira e premtime por që për çudi fuqinë e kanë  vetëm po mbi to letra pasi në realitetin e studentëve që presim në vitet e para në fakultete përgjithësisht fuqinë e merr analfabetizmi digjital qysh nga mosaftësimi për përdorim shumë programësh  të kompjuterit e deri tek humbja pothuaj në asgjë të aftësive të tyre për të shkruar me rregulla akademike të esesë apo prezantimit. E nëse bashkëbisedon me studentët kupton se nota e vënë në lëndën përkatëse në shumicën e shkollave publike vjen nga mungesa e aftësimit për to nga laboratorë special për lëndën dhe heroizmi i mësuesve për të shpjeguar lëndën ende mbi librin apo duke vizatuar mbi dërrasë të zezë. Pra, ne jo vetëm nuk e ofruam(sic u premtua) tabletin për fëmijët nxënës si aleatin tonë edukativ por nuk mundësuam edhe mbështetjen e konceptit shkollë apo universitet me zotërimin e një infrastrukturë shkollore mbështetëse për digjitalizimin e institucionit.Për të mos thënë që, ne bastarduam etikën digjitale ndërsa angazhoheshim e shiteshim publikisht se pajisja e çdo institucioni edukativ (nga çerdhet tek universitetet) do të na shpëtonte nga dhuna me objekt fëmijën në ato institucione;

minimizuam vetë  konceptin kur pretenduam se digjitalizim i institucionit do të  thotë proçes i aplikimit të  maturantëve për Maturën Shtetërore dhe preferencat e tyre;

se digjitalizim i sistemit parauniversitar do të thotë ndë rtimi i Portalit “Mësues për Shqipërinë”; se digjitalizim do të thotë që mësuesja kujdestare tí dërgojë me “whats up” mesazh prindit mungesën ditore të fëmijës në orë apo ditë shkollore ;

se digjitalizim do të thotë që librat shkollorë nga Alterteksti (destruktiv) jo gjithmonë do të  mbështetnin ato shtëpi botuese që sillte kurrikulën e digjitalizuar.

E ndërsa ne vijonim të thellonim hendekun mes të shkruarës mbi dokumente politike dhe reales në shkollën publike parauniversitare,  sistemi, politikbërja dhe drejtimi mediokër i ministrisë së linjës nuk diti kurrë të shfrytëzonte edhe në  kushtet tona institucionalizimin e institucionit digjital gjë  që po ndodhte në jo pak shkolla jopublike shqiptare, kryesisht patenta të provuara në edukimin në cilësi rrjeti mbarëbotëror, të cilat mund të ishin parë si qendra kualifikimi të specializuara për kompetencën digjitale për mësuesit dhe drejtuesit në arsimin parauniversitar.Nëse do i kishim vlerësuar kë to institucione jopublike si asete të  paçmuara brenda sistemit,  ne sot do të kishim minimalisht një armatë mësuesish( pavarësisht lëndës që japin) që zotëron kompetencën digjitale si premisa e parë e digjitalizimit të sistemit pasi kë to asete mund tí trajtonte si qendra burimore kualifikuese për këtë  kompetencë  të  shekullit. Këtu, në këtë shkrim, nuk po harroj mungesën e këtij vizioni edhe për fakultetet që përgatisin mësues. Pra, nëse në krye të arsimit do të kishim vizionarët dhe ato do të ishin politikisht korrekt dhe moralisht fjalëmbajtës, brenda 15 vietëve të fundit  në do të kishim fuqizuar kualifikim trajnimin digjital të mësuesve dhe do e kishim tejkaluar edhe gjeneratën e parë të nxënësve/studentë nga 14-15 vite shkollim i tyre.Realiteti që po përjetojmë, mësim online por jo shkolla online, ende është shumë kokëfortë përballë kësaj mundësie që e kishim, e kemi dhe nuk e shfrytëzuam si në  konceptimin me standard të infrastrukturës didaktiko shkollore të digjitalizuar po ashtu edhe për aftësimin progresiv të mësuesit, fëmijës/nxënësit/studentit në koherencë me kohën.Nga ana tjetër, sistemit si pasojë  e një  udhëheqësie anemike, jovizionare, vijon t’í thellohet  cilësia e këtij aftësimi të  kompetencës digjitale mes sektorit publik dhe atij jopublik  në edukim.Me udhëheqësi nuk pranoj vetëm ministrin politik por çdo administrator dhe ekspert që me vendimarrjen e tij prodhon politikën dhe frymën e çdo institucioni arsimor, në  nivel qendror dhe lokal e deri në  shkollë . Pra, me këtë vizion dhe cilësi udhëheqësie, ne kemi tradhëtuar, i lemë  analfabetë  digjitalë , rreth 80% të  nxë në sve që  ndjekin këtë  arsim publik por dhe armatën e mësuesve, mes tyre edhe idealist.