Denoncimi/ Vëllai i Olta Xhaçkës presion bizneseve, ja si i kërcënon

540
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Një qytetar ka denoncuar vëllain e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, i cili ushtron presion ndaj bizneseve, që të kryejnë procedurat tek agjensia doganore që ai ka hapur. Denoncuesi thotë se Andi Xhaçka kërcënon bizneset se nëse nuk do të kryejnë veprimet në agjensinë e tij, do të kenë sanksione dhe gjoba nga Dogana.

NOA

Denoncimi

“Vëllai i ndrikull Xhaçkës me agjensi doganore! Ndjek si peshkaqen bizneset! Lexoni mesazhin e qytetarit dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! Në vijim po ju dërgoj shqetësimin nga disa Agjensi Doganore, të cilat ma kanë  përcjellë  si shqetësim. Ata gjenden nën presion të vazhdueshëm nga Andi Xhaçka, vëllai i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Ky ka hapur një agjensi Doganore dhe u bën presion subjekteve private, që të kryejnë procedurat te ky i fundit, përndryshe do kenë sanksione e gjoba Doganore në mënyrë që të jetë i vetmi operator, që operon në këtë biznes, duke falimentuar të tjerët. Bashkëlidhur po ju dërgoj dhe ekstraktin e QKB-së me të dhënat përkatëse”. – shkruan ish kryeministri Berisha në rrjetin e tij social