U kap në Morinë me ‘Benz’-in e vjedhur në Suedi, arrestohet 23-vjeçari

190
Sigal

Një i ri ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi u kap me lëvizte me makinë të vjedhur.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga i riu rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.