Aeroporti i Kukësit hapet për linjat ndërkombëtare nga 15 korriku

304
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Çmimet e biletave dhe taksat e aeroportit  janë nga më të ultat në Rajon

Aeroporti më i ri i Shqipërisë, ai i Kukësit, do të fillojë të presë linjat ndërkombëtare, nga 15 korriku. Ajo që të bën përshtypje është se çmimet e biletave dhe taksat e aeroportit të Kukësit, janë nga më të ultat në rajon, çka e bën aeroportin e Kukësit të ketë një prioritet më të madh nga udhëtarët, duke patur parasysh edhe afërsinë e madhe që ka me Tiranën.

Kryeministri Rama: Në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Kryeministri Rama njofton se nga 15 korriku, hapet aeroporti ndërkombëtar i Kukësit. Kryeministri Edi Rama nxorri disa çmime biletash fluturimi nga Aeroporti i Kukësit, për të cilin thotë se fillon punë më 15 korrik. Kryeministri Rama:  “Se ç’ishin ca miq, që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj, e them, e çfarë them, e bëj, kështu që bujrum, me ‘Air Albanian’ në portën e hapur të qiellit të Kukësit. Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.”

Biletat dhe taksat e aeroportit të Kukësit
1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR