Si e themeloi Lenini Bashkimin Sovjetik më 30 dhjetor 1922 

Lenini ndërroi jetë më 21 janar të vitit 1924, ku në atë kohë, pushteti i Stalinit ishte rritur ndjeshëm

 

NOA

 Ndër dekada ideologjia komuniste u përdor për të sunduar përmes dhunës, terrorit dhe shtypjes në Europën lindore dhe pjesën më të madhe të Azisë. Por si u ngjiz diktatura komuniste në Rusi? Rrethanat e kohës në detaje, lëvizjet e personazheve të rëndësishëm të politikës botërore, si Lenin dhe Stalin. Revolucioni i tetorit, rrëmbimi i pushtetit nga ta dhe rezistenca e popullit rus gjatë Luftës II Botërore, tregohen në “Dëshmi”…

Vladimir Lenin ende sot përmendet si babai i komunizmit modern. Kur revolucioni shpërtheu në shkurt të vitit 1917, Lenini ishte në Zvicër. Në pamundësi për t’u rikthyer në Rusi, pa kaluar në territorin armik, ai përfitoi nga lehtësitë e siguruara nga gjermanët, duke udhëtuar drejt Gjermanisë, në një tren të mbyllur, drejt Baltikut. Pasi kaloi përmes Suedisë dhe Finlandës, ai mbërriti në Petrograd më 16 prill të vitit 1917. Pak muaj më pas, në tetor të vitit 1917, bolshevikët rrëzuan Qeverinë e përkohshme të drejtuar nga Alexander Kerenski dhe Lenini menjëherë u shfaq si kreu i Qeverisë së Rusisë Sovjetike. Lenini ishte ende lider kur 4 shtetet e para firmosën marrëveshjen e bashkimit, më 30 dhjetor 1922. dhe projekti i Bashkimit ishte vepër e ideuar nga Joseph Stalin, në atë kohë redaktor i Pravda-s. Shumë shpejt Stalini do të zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe do të shndërrohej brenda pak kohësh në një nga njerëzit më të fuqishëm të botës, edhe pse kishte edhe qarqe jashtë politikës sovjetike, që nuk kishin dëgjuar kurrë për të. “Traktati i Bashkimit” i vitit 1922 bëri bashkë Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Transkaukazinë.

Manifesti komunist, që në origjinë vjen nga Manifesti i Partisë Komuniste, është një përmbledhje e punëve të filozofëve gjermanë, Karl Marks dhe Friedrich Engels dhe përfaqëson një përqasje analitike të luftës së klasave dhe konfliktet me kapitalizmin. Deri në vitin 1902, Lenini shpërndante pamflete, që nxisnin dhe kërkonin aksion dhe revolucion.

Rrëzimi i Carit dhe ngritja e Leninit

Kthehemi pas në histori, në kurorëzimin e Carit Nikola II Romanov. Kudo mbizotëronte ndjenja e revolucionit, që kish zënë rrënjë ndër vite dhe u intensifikua edhe më shumë nga mjerimi i njerëzve gjatë Luftës I Botërore. Në mars të vitit 1917, Cari u përmbys dhe një qeveri e përkohshme, e përbërë nga liberalët dhe të moderuarit, erdhi në pushtet, me premtime të mëdha,, por që mbijetoi vetëm 8 muaj. Nuk do të zgjaste shumë sepse në prill të 1917, Lenini u rikthye nga azili në Zvicër dhe mori kontrollin e qeverisë, duke rikthyer në pushtet bolshevikët, vetëm 6 muaj më vonë. Car Nikola ndërkohë qëndronte i mbyllur prej muajsh, së bashku me familjen, në pallatin mbretëror në Shën Pjetërburg, në Rusi.  Ai dhe familja e tij, u ekzekutuan më 17 korrik të vitit 1918. Vetëm në prill të vitit 1920, të burgosurit shpëtuan nga robëria e bolshevikëve. Greva e urisë pushtoi Rusinë nga vitet 1918 deri në vitin 1921, pasi Lenini, tashmë një nga njerëzit më të pushtetshëm të botës, aplikoi politikën e mirëmenduar të “komunizmit të luftës”, ku shteti merrte nën kontroll 100% të ekonomisë së vendit. Ndërkohë Rusia nisi luftën me Poloninë në vitin 1920.

Trocki dhe Stalini

Leon Trotski, një nga figurat më të rëndësishme të pushtetit bolshevik në Rusi, i dyti për nga rëndësia pas Leninit, duke hedhur edhe hapat më të hershëm të sundimit sovjetik, ishte themeluesi dhe frymëzuesi i asaj, që ende sot njihet si “Ushtria e Kuqe”. Por ai humbi në luftën e egër për pushtet që pasoi vdekjen e Leninit dhe u vra teksa kërkonte azil në Meksikë në vitin 1940. Lenini ndërroi jetë më 21 janar të vitit 1924. Deri në atë kohë, pushteti i Stalinit ishte rritur ndjeshëm dhe fill pas vdekjes së Leninit. Ai erdhi në pushtet si lideri i bolshevikëve. Në atë kohë, ishte vetëm 45 vjeç. Deri në vitin 1930, Stalini, kishte eliminuar të gjithë opozitën dhe kundërshtarët e tij dhe u shndërrua në një nga udhëheqësit më të pa sfidueshëm të Rusisë për 23 vitet që do të vijonin. Trocki ndërkohë ishte emëruar Komisar për Ushtrinë dhe çështjet detare në janar të 1925. Mbetej njeri i besuar edhe i Stalinit. Bashkimi Sovjetik adoptoi një plan 5-vjeçar. Nisi kolektivizimi në sektorin e bujqësisë. Miliona fshatarë apo kulakë, u eliminuan ndërsa pronat e tyre, u konfiskuan nga shteti. Stalini synonte ta shndërronte Rusinë në një fuqi të madhe industriale dhe këtë donte ta realizonte përmes modernizimit të agrikulturës, në linjat socialiste dhe sipas planit 5-vjeçar. Tashmë Stalin e shihte veten në pushtet prej 17 vitesh. 19 nëntor, 1934 Franca kërkoi një traktat franko-sovjetik për ndihmë të ndërsjellë, një marrëveshje mes Francës dhe Bashkimit Sovjetik, që synonte të frenonte Gjermaninë Naziste në vitin 1935, në mënyrë që të reduktonte kështu kërcënimin nga Europa Qendrore.

Në kulmin e revolucionit industrial, kur shteti synonte të kapte gjithçka, Stalini prezantoi në vitin 1936 atë që do të njihej si “Kushtetuta Stalin”, ku me urdhër të tij u vunë në skenë gjyqet më të mëdha të spastrimit, në të cilat shumica e bolshevikëve të vjetër, u akuzuan për tradhti dhe u dënuan. Kushdo që kishte bashkëpunuar me Trockin apo që në çfarëdolloj mënyrë, i kishte bërë opozitë Stalinit, u dënuan dhe u ekzekutuan. Bashkimi Sovjetik dhe nazistët gjermanë nënshkruan një pakt jo agresiv.