Skandali i pagave / Ministrat kanë më shumë këshilltarë se Kryeministri Rama. Ja 24 ndihmësit me rroga mbi 300 mijë euro

664
Sigal

Skandali i pagave: Ministrat kanë më shumë këshilltarë se Kryeministri Rama

Zbardhen të tjera detaje nga databaza, që qarkullon nëpër rrjetet sociale me pagat për numrin e këshilltarëve që ka Kryeministri, por edhe ministritë përkatëse. Sipas databazës që ekziston në “ËhatsApp”, rezulton se Kryeministri Edi Rama, i cili është kreu i qeverisë, ka më pak këshilltarë sesa vartësit e tij. Më të paguarit janë Odeta Barbullushi dhe Endri Fuga, të cilët sipas databazës, kanë një pagë bruto 173300 lekë. Nga kjo shumë një pjesë shkon për të paguar detyrimet taksa apo të tatim mbi të ardhurat personale. Ndërsa tre këshilltarët e tjerë të qeverisë rezultojnë se kanë një pagë prej 153300 lekë po bruto. Ndërkohë, fondi total për këshilltarët e Kryeministrit shkon 806 mijë lekë të reja.

Ministritë

Ndërkohë, nga verifikimi në databazën me paga rezulton se ministritë nuk kanë numër të njëjtë këshilltarësh dhe nivel pagash. Shumica e ministrive kanë më shumë këshilltarë se shefi i tyre. Kështu, Ministria që mban vendin e parë për numrin e këshilltarëve sipas databazës është ajo e Bujqësisë. Në prill të këtij viti, sipas databazës, Ministria e Bujqësisë ka pasur 9 këshilltarë. 7 prej tyre kishin pagat e deklaruara, ndërsa për dy të tjerët në databazën që qarkullon, nuk ka informacion për pagën. Ndërkohë, me një këshilltar më pak renditet Ministria e Infrastrukturës, e cila në prill aktualisht drejtohet nga ministrja Belinda Balluku. Në Ministrinë e Infrastrukturës sipas databazës, janë të punësuar 8 këshilltarë. Paga maksimale e një këshilltari në këtë institucion rezulton të jetë 134280 lekë të reja, ndërsa paga më e ulët është 102375 lekë. 8 këshilltarë rezulton të ketë pasur në muajin prill edhe Ministria e Drejtësisë, e cila në atë kohë drejtohej nga ministrja Etilda Gjonaj. Në këtë institucion paga maksimale bruto e një këshilltari rezulton të jetë 134840 lekë në muaj. Por, ajo që bie në sy në fakt në Ministrinë e Drejtësisë është se, paga maksimale me atë minimale të një këshilltari kanë diferencë të theksuar. Sipas databazës, me pagat rezulton se paga më e ulët e këshilltarit është 32924 lekë të reja. Sakaq, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sipas databazës rezulton se është ministri më me pak këshilltarë. Ai ka numër të barabartë me Kryeministrin Rama, pra 5 të tillë. Sipas pasqyrave të pagave të hedhura në databazën që qarkullon tashmë, këshilltarët e Ministrisë së Brendshme, ata të Bujqësisë, ata të Ministrisë së Arsimit kanë një pagë më të ulët se homologët e tyre në ministritë e tjera.

Ndërkohë, nëse e marrim në total numrin e këshilltarëve që janë të punësuar në çdo ministri dhe në Kryeministri, taksapaguesit shqiptarë, japin para për rreth 70 këshilltarë

Më të paguarit

Ajo që bën diferencën në mesin e këshilltarëve është Ministria e Mbrojtjes. Sipas databazës, ky institucion në prill ka pasur 7 këshilltarë, pak a shumë numër i ngjashëm edhe me ministritë e tjera. Por, ajo që bie në sy në këtë rast është paga për këshilltarët. Më i paguari në këtë institucion kalon jo vetëm pagën e homologëve të tij, por madje edhe të ministrit. Sipas databazës në fjalë, këshilltari i parë në këtë ministri ka një pagë bruto prej 255730 lekësh të reja në muaj. Këtë pagë e kanë dy këshilltarë, ndërsa këshilltari i radhës vlerësohet për mendimet e tij 162000 lekë të reja në muaj. Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes bie në sy diferenca shumë e madhe mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Këshilltari i fundit në këtë institucion rezulton se paguhet 15813 lekë të reja në muaj.

Ndërkohë, nëse e marrim në total numrin e këshilltarëve që janë të punësuar në çdo ministri dhe në Kryeministri taksapaguesit shqiptarë, japin para për rreth 70 këshilltarë.

Ndërsa fatura shkon mbi 7 milionë lekë të reja në muaj ose gati 1 milion dollarë në vit.

Mbi 300 mijë euro rroga për 24 ndihmësit e tij. Ja kush janë:

Njeriu që erdhi në pushtet me ‘besimin tek talenti dhe forca e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi’, që kur ishte në opozitë thoshte se ‘politikën’ e sheh si pasion për të ndryshuar, e jo si zanat për të fituar’, apo që shfaqej në klipe muzikore herë krah minatorëve në galeritë e Bulqizës, e herë mes peshkatarëve duke ngritur arka, sot shpenzon mbi 300 mijë euro për ushtrinë e ‘ndihmësave’ të tij personalë. Është Edi Rama, të cilit i duhen 24 vetë në rolin e ndihmësave në kryeministri, nga një vëzhgim bëri në listën e pagave të janarit që qarkullon tashmë në Ëhatsapp. Mbetet i paqartë përshkrimi i punës për secilin prej tyre, pasi është e njohur mania e Ramës që ta kurojë vetë imazhin në publik, që nga përzgjedhja e veshjeve, arredimi i zyrës apo shkrimi i fjalimeve. Nga lista e rrogave të janarit rezulton se paga bruto e ‘ndihmësit të kryeministrit’ është 144.686.000 lekë. Me një përllogaritje të shpejtë del se shpenzimet për 24 punonjësit shkojnë mbi 300 mijë euro në vit, duke përjashtuar këtu këshilltarët apo sekretarët e tij. Në intervistat që jep në media, Rama shfaq me mjeshtëri imazhin e atij që nuk ngazëllehet nga luksi i tepërt, që nuk e sheh pushtetin si qëllim në vetvete apo si mjet përfitimi. Në retorikën e kryeministrit gjen shpesh shprehje që e përshkruajnë politikën si ‘një shtysë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar më fort, jo duke u ankuar më shumë. Në fakt Rama nuk ka ç’të ankohet. Me një administratë të fryrë në maksimum dhe me një infrastrukturë televizive si ERTV në shërbim të tij, shefi i qeverisë i ka plotësuar më së miri nevojat në shërbim të vetes.

Emrat e ndihmësave të Edi Ramës:

Anxhela Lita, Mitea Gegushi, Enio Ohri, Alkida Thana, Ina Kuka, Andi Mazi, Jona Dundo, Drilona Deliu, Florian Spahiu, Oljan Kanushi, Besmir Gjokuta, Ardit Drenova, Aida Hasmeta, Kjara Adhami, Skënder Duka, Ina Memishahi, Silda Çepe, Keisi Seferi, Denada Marko, Marsel Preçi, Klevis Gjoni, Jeta Deda, Renald Koka, Megi Thaçi. /Lapsi.al