Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri/ Në zbatim të Statutit, të miratuar me vendim të gjykatës Tiranë, krijohet Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor në të gjitha degët

39
Sigal

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” krijon Grupin e Punës për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor në të gjitha degët

Nr.Prot. 2                                                                                            

  Tiranë më 12.02 2024

                                         

                                                             URDHËR

Në zbatim të STATUTIT të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” të miratuar me Vendim 3693/2 datë 25. 07. 2018 dhe Nr.Akti 566 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosa:

Krijimin e Grupit të Punës për RIORGANIZIMIN e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, për Procesin Zgjedhor të ‘SHAKT’ në të gjitha degët e territorit të  Republikës së Shqipërisë dhe në Diasporë, në mbështetje të STATUTIT dhe Rregullores së Shoqatës.

Në detyrim të Kreut II , nenet 7,8,9,10,11 dhe 12 ku flitet për Anëtarësinë e Shoqatës, kërkohet respektimi i neneve të mësipërme për: Plotësimin e Deklaratës së Aderimit duke pranuar Programin dhe Statutin, Regjistrimin e çdo anëtari në Regjistrin Themeltar, pajisjen e tyre me karta Anëtarësimi  të firmosur dhe vulosur nga Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri. Pas kësaj, të gjithë anëtarët, si të barabartë mes të barabartëve, kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin strukturat e tyre.

Grupit i Punës për RIORGANIZIMIN e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, për Procesin Zgjedhor të ‘SHAKT’, miraton planin e brendshëm të organizimit në Degët e Shoqatës, duke respektuar STATUTIN e “SHAKT”. Përfundimi i Procesit Zgjedhor për RIORGANIZIMIN e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, duhet të kryet brenda muajit Maji 2024.

Në grupin organizator bëjnë pjesë:

Ilmi Qazimi

Nuri Çuni

Rustem Zyko

Spartak Braho

Fatjon Kaloçi

Gani Bendo

Hysen Caka

Benard Flamuri

Estref Cullhai

Ilir Hoxha

Shaban Lajdhia

Saimir Hoxha

Ilir Hysi

Spartak Melcka Nano

Sazan Guri

Fatos Cerenishti

Dule Malindi

Viktor Bakillari

Albert Spahiu

Sandër Basha

Lindita Kondi

Petrit Dervishi

Demir Allajbeu

Nazmi Çela

Ylli Shahu

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

                                  Kryetari  i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri

                                                                                                                                   

                                                     Ëngjëll  MUSAI