Aktori i madh Timo Flloko/ Si interpretova role heronjsh historik si Çerçiz Topulli e Vasil Shanto. Në teatër veçoj regjizorët Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Pandi Stillu, Mihallaq Luarasi, Gëzim Kame

35
Sigal

 

Aktori i madh Timo Flloko: Në teatër veçoj regjisorët, Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Pandi Stillu, Mihallaq Luarasi, Gëzim Kame e të tjerë.

-Në kinema veçoj regjisorët, Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Çashku. Saimir Kumbaro e të tjerë.

-Kemi aktorë shumë të mirë si Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Yllka  Mujo, Niko Kanxheri e të tjerë…

Kam interpretuar role heronjsh si Kajo Karafili, Çerçiz Topulli, Vasil Shanto.

Nga Baxhul Merkaj
Kritik Arti

Zëri i tij gjëmon si vullkan i zjarrtë, xixëllon ai si hyjni. Dallgët e detit përplasen pranë amfiteatrit gjigant të Butrintit e marrin jetë nga interpretimi mahnitës i Timo Fllokos. Interpretim Shekspirian. E ndiej veten të privilegjuar që si kritik arti të flas për këtë gjeni të aktrimit. Privilegji im është edhe se jam bërë mik i tij shpirtëror. Më befason çiltërsia dhe dashuria e çiftit të artistëve mrekullor Vera Grabocka e Timo Flloko. Pashë emocione të tejskajshme gjatë interpretimit të vargjeve nga vajza e Timos. E vura re atë puthje, atë përqafim tej dashuror ndaj babait të saj, aty në Butrint. Po shpalos për lexuesit, artdashësit pak fjalë të tij nga bashkëbisedimi që kam zhvilluar kohë më parë, po edhe sot ndonëse i ka kaluar të 76-të vitet, në portretin psiko-fizik të tij shoh një rini të përjetshme, se vetë ai është i përjetshëm sa vet përjetësia. Artisti Timo Flloko gjallon me temperament të jashtëzakonshëm. Në interpretimet filmike, shqiptar deri në palcë. Sytë si rrezatime kozmike, joshin spektatorin. Në shpirtin e tij përplasen dallgët e detit në brigje, tek kumbimi i zërit, jehona e maleve gjigande, i tërë është si një poezi magjiplotë. Lindi në 26 prill të vitit 1948, në Pejë. Në librin e tij poetik, “Rob imanive”, ka një vjershë për Pejën. Titullohet,  “Vendlindjes”. Po fëmijëria ku u zhvillua kapaciteti, ëndërrat për të ardhmen është Vlora. Që në moshën tetëvjeç shkoi e jetoi në Vlorë, deri kur vazhdoi Akademinë e Arteve për aktrim. Ka interpretuar mbi 40 e ca role në film, ndërsa role në teatër ka pak. Dhe për këtë i vjen keq. Ka interpretuar role të ndryshme në kohë të ndryshme. Në rolet e para tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Më tej tek filmi: “Kur zbardhi një ditë”. Në rolin e Meços një provë vendimtare për afirmimin e tij si aktor artisti sfidat i mposhti me sukseset e njëpasnjëshme. Zhytet në interpretimin e rolit dhe del që andej i qullur nga shtrëngata. E vërteta e shfaqur me mjeshtëri në art, i duket më hyjnore dhe më e vërtetë se e vërteta. Pritje dhe vetëm pritje mbart në përmbajtjen e tij filmi “Balada e Kurbinit”, “Dikush merr për dore dhimbjen dhe e çon drejt lumturisë…! Hapi, i tij çalë-çalë gërryen dheun, pasi në vend të këmbës tërheq një copë dru. Buzët e thara nga etja e ujit dhe e mallit, lëvizja e syve, tingujt, mërmërima më vete në rrugën e kthimit. Nizami i treti mall e trup, zemrën e shpirtin.

Në rolet e para tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Mëtej tek filmi: “Kur zbardhi një ditë”. Në rolin e Meços një provë vendimtare për afirmimin e tij si aktor artisti sfidat i mposhti me sukseset e njëpasnjëshme. Zhytet në interpretimin e rolit dhe del që andej i qullur nga shtrëngata. E vërteta e shfaqur me mjeshtëri në art, i duket më hyjnore dhe më e vërtetë se e vërteta. Pritje dhe vetëm pritje mbart në përmbajtjen e tij filmi “Balada e Kurbinit”, “Dikush merr për dore dhimbjen dhe e çon drejt lumturisë…!

 

Kthehet duke thyer pasqyrën me këmbë, duke parë vetveten. 

– Nënë, moj nënë, jam yt bir hape derën…! Askush s’përgjigjet. Nëna i ka vdekur. – “Nuse, moj, nuse…! Ku je…?! Po të vjen yt shoq…!” Jo, më pak e fuqishme është dhe loja e Matilda Makoçit. Afrohet dhe i prek dorën, i puth pluhurin e mallit. Dallgët e rolit përplasin aktorin në shkëmbin e interpretimit. Në vazhdën e interpretimeve tek filmi, ”Vdekja e kalit”, ku pa ndruajtje zhduk maskën e hipokrizisë së jetës duke e shfaqur atë ashtu siç është. Për herë të parë, u thye një tabu në rolet filmike në Shqipëri, u provua puthja interpretative. Po aktori Flloko e ka në gen të trashëguar inteligjencën, emancipimin e qenies njerëzore ndaj në interpretimet e roleve punon talenti, por dhe mendjemprehtësia. Lexon dhe hulumton përherë. Tek filmi, “Ballë për ballë”, në rolin e Aleksejit tronditi zemrat e artdashësve m  një interpretim virtuoz. Artistit i vjen keq që pak role ka në teatër, por edhe aq sa ka interpretuar kanë folur shumë. Me mjeshtëri interpretoi tek, “Stinë e mërzitshme në Olimp”. Kjo ngjarje për të ishte e pazakontë, pasi ishin ditët e para, që sapo ishte kthyer nga Amerika, duke qëndruar pak larg kureshtjes së metropolit e më pas tentoi e u kthye miqve, kolegëve të tij. Artisti mori me mjaft dëshirë rolin kryesor në këtë dramë, ndaj është shprehur: “Më shtrëngoi ideja për të luajtur në këtë vepër, të shkruar nga Kadareja, por intrigë për mua ishte dhe oferta e regjisorit. ”Ishte kjo vepër me një mesazh interesant ku aktualizon, problemin e filozofisë së Perëndive të antikitetit. Vepra dhe personazhet janë me një ndërtim folozofiko-poetik me një gjuhë të veçantë të Kadaresë. Në të shpërshfaqet kalimi i idhujve që nga periudha e Prometeut e deri tek Krishti e në kohët  moderne. Edhe në këtë dramë artisti shkëlqeu në interpretimin teatror. Timo Flloko ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve e në çaste të caktuara ka shfaqur teatrin, ndaj është shprehur. ”Aktor nuk mund të quhesh pa teatrin, pasi ky është laboratori i një aktori. Teatër kam luajtur edhe në Amerikë. Kam luajtur në një vepër anglisht që e kam punuar vetë, si dhe në një pjesë të Shekspirit ku kam pasur një monolog”.

Mbi krahët e Labërisë

Artisti është biri i doktor Fllokos, ku tërë krahina e Vlorës dhe gjithë Labërisë kishte respekt tepër të veçantë për të, pasi aty ushtroi profesionin e mjekut dhe shëroi qindra pacientë, po mbi të gjitha shëronte zemrat e njerëzve me fjalën e ngrohtë të tij. Artistit Flloko, që në rininë e hershme i ka pëlqyer poezia, ndaj ka hedhur vargje ku kohët e fundit dolën në dritë me vëllimin poetik, ”Rob i manive”.  Flloko i ndërtuar me psikofizik të përmbajtur, gëlon poezinë në vargje të arrira nga ana teknike herë në gjurmë të një poezie tradicionale dhe herë fare të çliruara nga skena rrëfimtare duke i dhënë rëndësi gjendjeve. Ka poezi interesante dhe poemë ku marrim informacion për njerëzit e mëdhej të kulturës franceze, angleze, amerikane, që kanë ndikuar në stilizimin e frymës poetike. Por, ka edhe poezi që sjellin autorin afër nesh siç janë poezitë për Vlorën, qytetin ku kaloi vitet e fëmijërisë, Pejës ku u lind, kinemanë e këtij qyteti, ku kishte thurur për herë të parë ëndrrën për t’u bërë aktor. Nga biseda me të mësojmë se afrimi me poezinë, i ndodh sa herë fillon e ndihet tek ai zbrazëtia pas realizimit të roleve në film. Domosdoshmërinë për të shkruar e ka ndjerë si krisje, sidomos pas pauzës katër vjeçare, që pati nga rolet e Çerçiz Topullit tek “Ja vdekje, ja liri…!” dhe rusit “Hamlet” tek “Ballë për ballë”.

Barazpeshimin në vargjet e disa poezive, e përdor për të peshuar si gurët e masës, raportet midis jetës dhe vdekjes, të kohës dhe pakotësisë, të gjumit dhe zgjimit të dashurisë dhe ndarjes. Hapësira tek Timo Flloko është e pranishme e dëshiruar për shumë motive jetësore. Timo Flloko e dashuron poezinë, krijimin, e ajo merr më tepër jetë pasi ai e interpreton atë duke i ngjasuar mjeshtërit Prokop Mima. Ndonëse një jetë të tërë pranë tij në shpirt e në zemër, në interpretimet skenike e filmike përsëri e ndjej të shfaq për lexuesin bashkëbiesdimin e kohëve të fundit më të.

– Ju shkuat tek arti apo arti erdhi tek ju…?

– Unë shkova tek arti, se nuk do të vinte ai…! Arti vete vetëm tek gjenitë…!

– Cila rrymë ju pëlqen, Brehti apo Stanislavski…?

– Brehti, unë nuk e di përse duhet quajtur rrymë. Stanislavski është filozofi, teoricien, estet i artit teatror. Po Brehti solli një element analist. Sot gjithë bota dhe Amerika e kanë Stanislavskin si udhërrëfyes.

– Thonë se dhe Hollivudi është krijuar në mbështetje tek Stanislavski?

– Kjo dihet. Kur shkoi grupi i teatrit të Moskës në vitin 1930, aty mbetën shumë pedagogë të mëdhenj si Riçard Boleslavski e të tjerë personalitete dhe ata krijuan bazat e teatrit realist amerikan. Ky teatër, kjo lloj estetike që u soll prej Rusisë në atë kohë ndikoi edhe në konceptimin e kinemasë. Mos harrojmë se kinemaja është një art i ri dhe ata ecën, hapën shkollat e para, ecën në gjurmët e një arti realist. Arti i aktorit është arti i perceptimit dhe këto gjëra i ka ngulur me gozhdë  nga ato më të mëdhatë, Stanislavski.

Arti, buron nga vetë qenia si artist. Arti ka shumë linja të ndërthurura, të cilat lidhen me njëra tjetrën. Unë nuk do ta ndaja poezinë nga krijimi i aktorit, sepse ka diçka të përbashkët. Parimet janë të tilla, që i lidhin në thelb, sepse pasqyrojnë në tërësi një botë ideale të njeriut. Vështrimi poetik është kudo…! Poezia është filozofia e artit dhe në artin e interpretimit e kudo ajo shtrihet përfundimisht.

 

– Ç’është arti…?

– Arti është mënyra e pasqyrimit shpirtëror të realitetit, sa është i vërtetë është dhe fantazi. Nuk duhet ndërtuar paradigma, paragjykime. Arti gjthmonë lidhet me sferat shpirtërore të njeriut.

– Aktor dhe poet…! Ku buron shpirti poetik i artistit…?

– Ai buron nga vetë qenia si artist. Arti ka shumë linja të ndërthurura të cilat lidhen me njëra tjetrën. Unë nuk do ta ndaja poezinë nga krijimi i aktorit, sepse ka diçka të përbashkët. Parimet janë të tilla, që i lidhin në thelb, sepse pasqyrojnë në tërësi një botë ideale të njeriut. Vështrimi poetik është kudo…! Poezia është filozofia e artit dhe në artin e interpretimit e kudo ajo shtrihet përfundimisht.

– Nga regjisorët apo aktorët kë do të veçoje…?

– Ka shumë prej tyre po në teatër është Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Pandi Stillu, Mihallaq Luarasi, Gëzim Kame e të tjera. Në kinema është Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Çashku. Saimir Kumbaro e të tjerë. Ka aktorë shumë të mirë si Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Yllka  Mujo, Niko Kanxheri e të tjerë.

“Vdekja e kalit”, është një histori që i ka ndodhur kujtdo, në mos në familje, në shkallë, mos në shkallë në lagje. Jeta dhe drama e familjes së personazhit, që unë luaj ishte dramë e përjetuar dhe e njohur nga të gjithë shqiptarët. Kjo ishte dhe arsyeja që pati sukses. Ishte mbase filmi i parë, që theu tabutë e trajtimit skematik të jetës. Ajo është ngjarje e jetuar dhe artdashësit ngjarjet e jetuara, i pëlqen, sepse kanë dramën brenda, kanë emocionin.

– Ke një numër të tërë rolesh. Vetë kë do të veçoje…?

– Kam interpretuar role historike, që kanë vlera si: “Shtigje lufte”, Kajo Karafili, i cili u kthye në një figure popullore, ÇerçizTopulli, Vasil Shanto, figura heronjsh. Por, dhe role të tjera me një moral bashkëkohor.

– Ç’do të thuash për filmin “Vdekja e kalit”…?

– Ky film është një histori që i ka ndodhur kujtdo, në mos në familje, në shkallë, mos në shkallë në lagje. Jeta dhe drama e familjes së personazhit, që unë luaj ishte dramë e përjetuar dhe e njohur nga të gjithë shqiptarët. Kjo ishte dhe arsyeja që pati sukses. Ishte mbase filmi i parë, që theu tabutë e trajtimit skematik të jetës. Ajo është ngjarje e jetuar dhe artdashësit ngjarjet e jetuara, I pëlqen, sepse kanë dramën brenda, kanë emocionin.

 

– Pak fjalë për Amerikën…?

– Në Amerikë kam punuar, bëra gjashtë role të thjeshta. Nuk u mora me punën e atyre, që thonë se duhet të lindësh në një vend të madh që të bëhesh i madh në atë vend. Jam aktivizuar në disa role të ndryshme, se ata kanë shumë skena. Sigurisht ka dhe vepra të mëdha, ngaqë është oqeani madh.

 

– Përveç pasionit për filmin, teatrin, poezinë. Çfarë parapëlqen tjetër..?

– Më pëlqen deti, futbolli, muzika, ndaj kam dëshirë të bëj ndonjë tekst kënge, sepse jeta përjetohet ndonjëherë më mirë me fragment muzikor.