39-vjeçari Altin Çoku, ka deklaruar në polici se foton e cila dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren në Kamëz, nuk është shpërndarë nga vetë ai, por një shok.
Çoku ka thënë se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.
Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz, u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.
Gjithçka nisi pasi Altin Çoku i publikoi të resë një foto intime në rrjetet sociale.
Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.
27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.
Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.