Mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

120
Sigal

Kreu i PS, Edi Rama mbledh Asamblenë: Duam fitore shembullore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025. Plani për reformimin e partisë, fokuset kryesore, deklaratat për Ahmetajn, goditja e korrupsionit, pjesëmarrja e socialistëve tradicionalë dhe riorganizimi i partisë

Mbledhja e Asamblesë së PS, nis spastrimet: “Humbësit” do përjashtohen nga partia

NOA

Edi Rama: Proces i rëndësishëm, nevojitet hapje e partisë, zgjedhjet parlamentare i vetmi fokus

Mbledhja vjen në një moment kur tensionet në parlament dhe me opozitën janë shtuar ndërkohë që kjo e fundit ka nisur edhe protestat dhe ka njoftuar përshkallëzim të aksionit. Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars

Pas 5 orësh diskutime përfundoi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur me dyer të mbyllura, e mbajtur këtë të diel në një lokal në periferi të Tiranës.

Mësohet se në fokusi të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në përfundim të mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama i ka njoftuar të tijët se Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

Kanë raportuar mbi performancën drejtuesit e qarqeve në Tiranë, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku janë evidentuar problematika dhe janë lënë detyrat.

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të shkurtër për mediat për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ai tha se do të bëhet një analizë e punëve, ndërsa shtoi se nuk do të ketë ndëshkime, por riorganizime të strukturave të partisë në funskion të bërjes sa më mirë të punës.

Ka pasur vërejtje për Bashkinë e Kavajës, që i përket qarkut të Tiranës, ka pasur kritika për faktin që Bashkia e Kavajës u humb nga PS në zgjedhjet vendore të 2023.

Edi Rama ka kërkuar të ketë një rigjenerim të PS për të pasur një riorganizim më të mirë, ku madje ka paralajmëruar se do të ketë edhe përjashtime lidhur me këtë bashki.

Po ashtu, raportohet se kryeministri ka kërkuar që në struktura të PS të futen emra të rinj, të cilët nuk janë të lakuar në asnjë aferë korruptive, duke mos rrezikuar imazhin e kësaj force politike.

“Kjo është një mbledhje pune e raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar tërësisht Partinë Socialiste dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës.

Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është shumë e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë dhe të kërkojnë hapësirën e tyre me plot të drejtë.

Sot nuk do të bëjmë ndryshime, jemi për të bërë një analizë të punëve. Riorganizimi nënkupton lëvizje dhe ripozicionime në funksion të bërjes mirë të punëve tonë”,-tha kryeministri Rama.

Deklarata për Ahmetaj

Mes të tjerash, ai është pyetur lidhur me deklaratat e ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, kur tha se është kërcënuar prej tij në mbledhjen e Kryesisë. Rama u shpreh se PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe se është detyra e tyre që drejtësisë t’i japin të gjitha mundësitë që të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.

Pjesëmarrës ish-socialistë të larguar nga rutina politike e PS

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët ishin pjesë e takimit të Asamblesë së PS. Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle. Ditmir Bushati dhe Artan Lame, të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike kanë marrë pjesë. Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja vjen në një moment kur tensionet në parlament dhe me opozitën janë shtuar, ndërkohë që kjo e fundit ka nisur edhe protestat dhe ka njoftuar përshkallëzim të aksionit.

Mirëpo skena politike në vend nuk po gjen qetësi as brenda mazhorancës veçanërisht pas një interviste të dhënë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ku përmend një pjesë të mirë të ministrave dhe ish-ministrave, zyrtarë e deputetë të Partisë Socialiste, si të përfshirë në afera e skenare të ndryshme brenda PS-së. Kujtojmë se në Asamblenë Kombëtare që u mbajt në korrik të vitit 2023, pati një rrokadë ku Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë.