Shkëmbime studentësh në 40 universitete europiane, Universiteti Mesdhetar organizon Ditët e Erasmus+

125
Sigal

Shifrat tregojnë se plot 85% e studentëve që kanë përfunduar studimet në Univeritetin Mesdhetar të Shqipërisë janë të punësuar që në fillimet e tyre, falë programeve të studimit që i përshtaten më së miri tregut të punës , intershipeve dhe praktikave të përvitshme  në institucione private dhe shtetërore. 

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për “Erasmus+ Days” të incicuara nga Komisioni Europian, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi një sërë aktivitetesh si pjesë e Ditëve Erasmus+. UMSH, si një institucion i fokusuar në zhvillimin ndërkombëtar dhe të qëndrueshëm, ka ndërtuar partneritete të forta në të gjithë Evropën përmes Programit Erasmus+. Për më tepër UMSH mban certifikimin Erasmus+ “Erasmus Charter” të akorduar nga Komisioni Europian, i identifikuar me kodin AL Tirana01.

Gjatë viteve, UMSH ka shfrytëzuar me sukses nismat Erasmus+ për të promovuar një mjedis global të të nxënit, për të siguruar qasje të barabartë dhe të drejtë në mundësi, dhe për të respektuar parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe përfshirjes. Kjo ngjarje ishte një platformë e përkryer për të komunikuar dhe shpërndarë Programin Erasmus+.

Ngjarja nisi me një stendë informuese në universitet ku studentët u takuan me stafin e Zyrës Erasmus+ dhe mësuan për mundësitë që u ofrohen atyre përmes këtij programi. Gjysma e dytë iu kushtua prezantimeve formale për studentët dhe stafin, në mënyrë që ata të interesuar të mund të bënin pyetje të mëtejshme dhe të merrnin informacione shtesë.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UMSH, integrohen në tregun e punës, me  praktikat profesionale të paguara në vendet e BE,  kurse  gjuhe falas , marrje të licensave dhe pagesa

Ja marrëveshjet që punësojnë studentët e mjekësisë në UMSH në Gjermani dhe vendet e BE, nga praktikat e paguara te kurset e gjuhës falas

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po zgjeron vazhdimisht ofertat e tij akademike për t’u ofruar studentëve një gamë të larmishme me 50  programe studimi dhe programe doktorale. Universitetin Mesdhetar ka  4 fakultete: Fakulteti i Shkencave  Ekonomike, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Fakulteti i Informatikës dhe tanimë edhe me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, duke e pozicionuar atë si ofruesin kryesor arsimor.

Hapja e Fakultetit të Shkencave Mjekësore është risia që po aftëson studentët në infermieri, fizioterapi, imazheri dhe teknikë laboratori. Falë partneritetit me qendra spitalore brenda dhe jashtë vendit, ky fakultet do bëjë të mundur praktikat profesionale në vendet me të zhvilluara te BE-së, dhe marrjen e licencës profesionale.Studentët e UMSH përfitojnë   kurse të gjuhëve të njohura në BE, pa pagesë dhe me intensitet e nivele të ndryshme

Në lidhje me strategjinë e ndërkombëtarizimit të UMSH disa marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara me disa institucione të edukimit në Gjermani në fushën e shëndetësisë, ku u mundësojnë studentëve praktikën profesionale, pa patur nevojë që të ndjekin kurse plotësuese. Mesdhetari ka mundësuar që gjatë kësaj periudhe që ata do të kalojnë atje, për realizimin e praktikës, ata të paguhen në të njëjtin nivel si kolegët e tyre qytetarë e rezidentë të vendeve të BE.