Për një reportazh në Krutje me Qani Sherjen, sekretari dyshoi se mos ishim spiunë.

Kulumbria është ajo bimë,me gjethe eliptike , fruta me ngjyrë blu.Lulëzon me lulet , bardha. Është shkurre me gjemba.Dhe degët e saj, çjerrin këdo…Po “çpunë ke ti te kulumbria? Hë de ,çpunë kisha? Ishte kohë e cmendur.Dhe vet sistemi si koha. Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
1.
Kulumbria është ajo bimë,me gjethe eliptike , fruta me ngjyrë blu.Lulëzon me lulet , bardha. Është shkurre me gjemba.Dhe degët e saj, çjerrin këdo…Po “çpunë ke ti te kulumbria? Hë de ,çpunë kisha? Ishte kohë e cmendur.Dhe vet sistemi si koha.Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
…Ishte vjeshtë,por e thjeshtë.Kur shfleton ato kujtime.Ndërmend të vjen vjeshta e Tiranës.Veç me rrëzime gjethesh, nëpër rrugët e saj.Në një prej ditëve.Mbrita vonë në konvikt.Qani Sherja ,një student nga Elbasani, që shkruante te gazeta,po më priste.
-Po ku je o burrë i dheut-më tha.Prej 4 orësh, janë ngujuar në pritjen tënde.
-Ç’ka bërë vaki Qano?
Ai me një buzëqeshje, më thotë se kishte siguruar nga kryeredaktori i gazetës së studentëve, dy ditë shërbim për një reportazh.
-Fol shkoqur i thashë.Për ku jemi?
-Do bëjmë një reportazh për shkollat e mesme bujqësore.Së pari kemi shkollën e mesme bujqësore në qytetin e Fierit dhe më pas kooperativën e Krutjes.Mora urdhërshërbimet,për dy ditë hotel .
-Nesër,nisemi me trenin e parë.
-Natën e mirë!
Përpara shkollës na doli drejtori. Kur na pa me çantën e madhe. Na pyeti nëse vinim nga seksioni i arsimit. -Jemi gazetarë- i thamë, kemi ardhur për një reportazh për shkollën tuaj.Atë se mbante vendi nga gëzimi.Thirri nën/drejtoreshën.Qaniu kishte bërë gati një pyetësor me një 30 pyetje.Pastaj na çuan të vizitonim shkollën.Në fillim na shpunë te matura.Kishte djem,vajza.Ata zgjasnin koka nga dyertë dhe shpesh dilnin të na shihnin

2.
Po bëjë këtë pauzë,për një arsye,jo të thjeshtë.Dy fjalë për Kryeredaktorin e gazetës, Shefqet Meko. Redaksia e gazetës së studentëve kishte një godinë me një arkitekturë të bukur.Ne ishim studentë të vitit të parë. Kur lexova redaksia e gazetës. Ngjita shkallët dhe atje njoha, për herë të parë Shefqet Mekon. Kishte disa studentë brenda. Më duket Mark Prenci. I thashë se vijë nga Vlora.Kam shkruar qysh herët në gazetën e qytetit jugor. Më priti mjaftë mirë.Më tha se vetë ishte nga Pogradeci .Më përgëzoi dhe më tha të bëja një shkrim. Më duket se udhëheqësi shqiptar E.Hoxha kishte vizituar Dropullin. Kishte studentë dropullit, te ne. Shkova te dega e financës. Më thanë për ti bërë intervistë një dropulliteje në vitin e parë. Emini i bëri edhe një foto të bukur. Ky ishte reportazhi im. Të tjerë krijues, që vinin nga rrethet kishin sjellë më vete, letra garancie nga gazetat e rretheve.Unë shkova me këmbët e mia. Pa rekomandim. Shefqeti më futi në redaksinë e gazetës.Shpesh më merrte në shtypshkronjën,te rruga Ali Demi.Gazeta shtypej te kombinati poligrafik. Sh.Meko, më bëri përshtypje të mirë. Katër vjet me studime në periferi të Tiranës. Dhe rrugën e redaksisë e bënin, dy herë në ditë. Kryeredaktori ishte i hapur, i qeshur, pa djallëzi. Shkurt, njeri i mirë. Këto mendime ruaj sot e gjithë ditën. Kujtoj me nostalgji ditët dhe netët. Rrinim deri vonë atje, duke biseduar për letrat. Dhe ajo strehë atje ,ishte vendi më i bukur dhe më i ngrohtë,për ne. Mirëpo e përmenda kryerdaktorin për faktin, që lidhet me këtë shkrim.Ishte ai,që na nxorri nga telashi i sekretarit të byrosë së partisë, në Krutje. Siç dukej ishte dita e enegjisë së zezë.Kjo përkonte me kostalecionin Antares, të cilin e vizitonte, leshëverdha hënë. Dhe persianët kishin një fabulë për këtë rast. Kësaj dite të keqe, mos udhëto, mos puno, mos u marto.
U gdhimë në Fier.U nisëm herët nga Fieri.Treni vinte nga Vlora. udhëtarë gjysmë të përgjumur.Gjysma flinin nëpër vagona.Dukej sikur ktheheshin nga ndonjë betejë. Në stacionin e Lushnjës bënte ftohtë,atë mëngjes.Dielli i vjeshtës ishte i më ngrohtë,por në mesditë.Pasdreke koha ftohej.
3.
Frynte një erë,te stacioni i trenit, në Tiranë.Kohë vjeshte.
-Për në Fier ,i thamë sportelistes. Dhamë lekët, morrëm bileta dhe zumë vend. Trenat e mëngjesit. Në drejtime të ndryshme.Çanin ajrin,vjeshtor me pak brymë.U ndje boria dhe çaf-çaf i zhurmshëm,gumzhiu në stacion.Kishte pak udhëtar nëpër vagone atë ditë.Kontruktoret e veshura me uniformë, zgjasnin kokat te dera.Thërrisnin.
-Po niset treni.Në të vërtetë,treni u nis në orën 8.Ngadalë ngadalë dhe pastaj vrullshëm.
4.
Kur zbristëm në platformën e Fierit, pyetëm ku ndodhej shkolla e mesme bujqësore.Na treguan me dorë. Ishte në rrëzë, të një kodre. Por për të arritur, deri atje. Duhej të përshkonim një fushë të tërë. Tre ditë më parë, kishin zënë shirrat. Vjeshta sjell gjithmonë shira. Ecëm nëpër platformën e trenit,deri sa mbaroi betoni.Nisëm të çapiteshim nëpër baltë.Përpara shkollës na doli drejtori. Kur na pa me çantën e madhe. Na pyeti nëse vinim nga seksioni i arsimit.
-Jemi gazetarë- i thamë, kemi ardhur për një reportazh për shkollën tuaj.Atë se mbante vendi nga gëzimi.Thirri nën/drejtoreshën.Qaniu kishte bërë gati një pyetësor me një 30 pyetje.
-Shkollën tonë, se vizitojnë gazetarët, tha.Jemi tgë lumtur.U ngujuam, për më shumë se dy orë atje.Qaniu nuk u ndahej deri te pyetja e fundit.Pastaj na çuan të vizitonim shkollën.Në fillim na shpunë te matura.Kishte djem,vajza.Ata zgjasnin koka nga dyertë dhe shpesh dilnin të na shihnin.
-Kanë ardhur dy gazetarë.Njëri flokëkacurel, tjeri të puthtura pas ballit.Njëri i gjatë me çantë zyrtari.Ca vajza na bënin edhe pyetje.
-Qano,përgjigju ti i thashë.Ke gjithë të drejtën. Të ka ngarkuar kryeredaktori, shefin e ekipit…Humor studentësh.Te matura Qaniu i pyeste se çfarë dege do të vazhdonin.Dihen. thoshin ato,degët e bujqësisë.Qaniu këmbëngulte.
-Po ja veterinari,tha njëri,financiere,dikush.Inxhinjeri pyjore.Po këtu te ne s’ka pyje.Agronomi etj.
Ikëm , premtuam se do tu dërgonim gazetën.Dhe ua dërguam me postë,numrin e fundit, ku ishte reportazhi për shkollën e tyre.
Zbritëm në hyrje të fshatit.Ja ku ishte fusha e sportit.Krutja kishte një ekip femrash volejbolliste të cilat përfaqësonin :”Traktorin e Lushnjës” .Ndeshjet i zhvillonin atje, në fshatin e tyre ,Krutje. Ishte një grup vashash myzeqare të talentuara.Të gjata, të hedhura, të shkathëta.Kur luanin vashat e Krutjes,mblidhej gjithë fshati.
5.
U gdhimë në Fier.U nisëm herët nga Fieri.Treni vinte nga Vlora. udhëtarë gjysmë të përgjumur.Gjysma flinin nëpër vagona.Dukej sikur ktheheshin nga ndonjë betejë. Në stacionin e Lushnjës bënte ftohtë,atë mëngjes.Dielli i vjeshtës ishte i më ngrohtë,por në mesditë.Pasdreke koha ftohej.Pyetëm kur ishin autobuzat,për në Krutje.Befas shikoj Qaniun ,që shkon te një lokal aty ,pranë stacionit.Nxjerrë paratë dhe blenë një shishe të madhe konjaku Skënderbeu.
-Çe do gjithë këtë -i thashë.Do na, duhet tha- kemi rrugë për të bërë.E kthyem konjakun herë,ai herë unë.Deri sa mbritën te Kthesa e shoferit.Kishim kthyer gjysmën e faqores.Gjysmë esëll ,gjysmë të dehur.Dikush na kujtoi se duhet të zbrisnin.
-Ku do shkoni na thanë.Autobuzët firzamonikë me punëtorë shkonin drejtë dhe larg. Dhe ne zbritëm.Kishte një film për këtë,me sazexhinjtë që mbanin në dorë faqore.Titullin,se mbaj mend.Aty gjetëm një djalë.Pyetëm nëse kishte ndonjë mjet për në Krutje.Sipas shenjës ,që ai bëri.S’kishte gjasa.U nisëm në këmbë. Rrugës kthenin ndonjëherë konjakë.Befas dëgjuam pas nes një trokitje kuajsh.
-Erdhi ,tha ai djali.Ishte vetëm një karrocë.Dinga me jonxhishte.
-O Lipe foli.
-Ere,ça do-u përgjegj karrocieri.Do vijmë edhe ne në Krutje.Si shigjetë djaloshi u vërvit mbi jonxhë,pas tij,Qaniu dhe pas Qaniut, unë.Ishte një lloj versioni modernë i Koçit te filmi :Zonja nga qyteti””.Era e sanës na ç’poi hundët.Qaniu nxorri konjakun e ktheu.Unë s’pranova.I tha djalit.Ai e ktheu dhe më pas i tha karrocierrit.
-O Lipe ,ai hante fjalët dhe mua mu dukë sikur tha lepri dhe pyeta.Jo,jo ,tha Lipe,karroceri u nxi.Ai i tha ktheje konjakun.
-Jam në orarë punë, nuk pi.
-Pi,or pi se të gjithë ,në ora punë jemi!Zbritëm në hyrje të fshatit.Ja ku ishte fusha e sportit.Krutja kishte një ekip femrash volejbolliste të cilat përfaqësonin :”Traktorin e Lushnjës” .Ndeshjet i zhvillonin atje, në fshatin e tyre ,Krutje. Ishte një grup vashash myzeqare të talentuara.Të gjata, të hedhura, të shkathëta.Kur luanin vashat e Krutjes,mblidhej gjithë fshati.
Te zyrat na doli,për tersë sekretari i byrosë.Emrin nuk ja mbaj mend,por mbiemri filonte me N.U prezantuam i dhamë dorën dhe na ftoi në zyrë.U ulën te një tavolinë e madhe ku besoj zhvilloheshin mbledhjet e fushatës.Krutje ishte një kooperativë me rezultate ,aso kohe.Tavlla e cigareve me hi, ishin ende atje. Siç dukej nga mbledhja e fundit.Qaniu filloi nga pyetjet,se sa ishte sipërfaqia, me kë kufizohej dhe më tej me të dhënat të tjera.Befasisht sekretari u nxi në fytyrë.Unë hapa,çantën për të marrë bllokun.Ndërkohë, që sekretari pa shishen e konjakut.
-Dale pak,tha .Më jepnin dokumentat ,që jeni gazetarë?
Ngrimë në vend.I thamë, s’kemi dokumente.Në fakt e kemi harruar shkresën, që na dha kryeredaktori për shërbimin në jug.
-Po pres të më jepni dokumnentet.Tha.S’kemi- thamë.
-Atëherë mos jeni gjë diversantë.Atëherë në të trembur deri në palcë,nxorrëm letërnjoftimet.Ja verifikoji i thamë,që s’jemi të tillë.Mbase s’jeni, po mblidhni të dhënat dhe ua jepni armikut.Si mund tu jap të dhënat e kooperativës dhe ato të bien në dorë të armikut.Kjo nuk lejohet .Qaniu u tha se kishte një shkresë,por e kishim harruar.Ishim nisur shpejt nga Tirana.Ruaja gjaktftohtësinë .Këta personazhe 3 herë më kishin hequr të drejtën e shkrimit. Ishin dinakë dhe shuëm sec duhej mosbesues.
-Nuk më duhet mua,tha.
Ai i tha se dje ishim në Fier te shkolla dhe atje s’na kërkuan dokumente.Gabim i rëndë ,si ju kanë dhënë informacione,pa një dokument.Nxorra nga çanta, një gazetë ku kishim shkrime dhe i thash ,shiko pasaportat tona, me emrat në gazetë.Ai s’mbushte fare në këtë drejtim.Këmbëngulte se duhej të ishim agjentë.
-Po,çfarë po thua thua,ne kemi ardhur me shërbim për një reportazh.S’na jepni informacion, s’ka gjë,ne po ikim dhe u çova.
-Uluni aty ,na urdhëroi,do marrë degën e brendshme.
Ngrimë ,se s’dinim ç’të bënim!
-He bela, ç’na polli!
-Kështu bëjnë agjentët, marrin të dhëna dhe ua dërgojnë armiqëve.Kështu vishen si ju.Vijnë si gazetarë, për të marr të dhëna.Edhe ju mund të jeni të tillë. Çfarë e keni atë shishe në çantë,me helm.Nxorra shishen është konjak, ishte ftohtë,prandaj e blemë.
Studentë, që pijnë konjak.Ju jeni armiq.Këtu do rrini deri sa të vijë dega.
-Dreq o bir ,thonë nga anat tona.
-Epo zanat, zgjodhëm edhe ne.
-Mos u bëjë gazetar –Kështu më thoshin shumë.
Befas u kujtova dhe i thash, përse nuk marrin marrin në telefon fakultetin.Qaniu tha mirë dhe ju kujtua numri.Por sekretari nuk na lejonte.Do vijë dega këtu thoshte.Fakulteti do ta vërtetoj jemi apo s’jemi student.Jepi pashaportat dhe foli .
Pastaj pranoi,foli Qaniu me sekretaren e fakultetit.I tha ta dëgjonte edhe pengëmarrësi ynë.Jemi këtu në Krutje na ka dërguar gazeta me shërbim, por sekretari byrosë, thotë që nuk jemi student.Ai lexoi emrat tanë.Dhe nga ana tjetër e telit sekretarja pohoi.Po janë studentët tanë.Qaniu i tha të gjente kryeredaktorin të vinte në telefon.As një minutë nuk vonoi kryeredaktori, që besoj ishte shqetësuar.Ai e pyeti ku jeni dhe Qaniu i tha në Krutje.A mbaruatë punë në shkollën e mesme të Fierit,po i tha Qaniu, por jemi në zyrat e kooperativës së Krutjes.Sekretari i byrosë ,na thotë që nuk jeni gazetar.
U dëgjua nga ana tjetër :Ma jep në telefon sekretarin!
Ai u prezantua: Jam Shefqet Meko,kryeredaktori i gazetës,ata të dy gazetarët i kam dërguar unë më sherbim në Myzeqe.Kemi urdhër nga lartë për të pasqyruar shkollat e mesme bujqësore. Nga zona juaj kemi shumë studentë. Sipas politikës së partisë -i tha,nga shkollat e mesme bujqësore, në vitet e ardhsme duhet të nxjerrim studentë në këto degë.Cdo përgjegjësi, tha e mbante ai.Gazetarët, i tha kanë harruar mbi tavolinën time,autorizimin për shërbimin.Kanë ikur me trenin e parë Kur tju dërgojmë gazetat do tju dërgojmë edhe autorizimin.
Sekretar,i tha- mos i pengoni gazetarët në detyrën, që kanë!
Zëri i autoritar i Shefqet Mekos e bëri sekretarin e byrosë, që na kishte quajtur edhe diversantë të ulej.Ai na dha të gjitha të dhënat .Pastaj na përcolli me mirësjellje.Por, sa vlente kjo?
U kthyen të nesërmen se fjetëm në Lushnjë.Treni kishte ikur .Sa të zgjidhnin ne çështjen me sekretarin ,treni s’mund të na priste. Kryeredaktori sa na pa qeshi, me të madhe.
-Po ju shkuat me faqoren e rakisë në dorë dhe trokitët te dera e sekretarit?Më shumë qeshëm ne,protagonistët.
-Po çfarë faqore, ishte thjeshtë një shishe konjaku, që na e pa në çantë dhe a tha po atë me helm e keni?Jo po me koçifoz.
E dimë ,që jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.Ne kemi qenë në kalendar, thotë një fjalë, e mençur,por në datat e këqija të tij.
























