Në Shqipëri shteti është kapur nga pushteti, por çfarë do të thotë realisht “kapje e shtetit”. Jo vetëm korrupsion, por një arkitekturë e plotë. Zgjedhjet, administrata, paratë, patronazhi dhe rezultati paracaktohet. Drejtësia selective, godet të vegjlit dhe kursen të fortët.
Doktor, ju e dini, por ta them edhe unë.
Si mund të largohet një qeveri e korruptuar, që nuk lejon rrotacionin politik …
Nga Shkëlqim Selmani ( kolonel në rezervë )
Në teori një qeveri largohet vetëm me zgjedhje të lira, por pikërisht këtu lind paradoksi : si mund të zhvillohen zgjedhje të lira kur pushteti kontrollon zgjedhjet dhe të gjitha institucionet e varura e të pavarura që duhet ta kufizojnë atë? Historia politike botërore, por edhe shqiptare tregon disa rrugë të mundshme. Asnjëra nuk është e lehtë dhe asnjëra nuk është magjike, por janë të provuara dhe rezultative: Presioni qytetar i vazhdueshëm dhe masiv; jo protesta sporadike, por mobilizim i gjerë shoqëror, paqësor dhe këmbëngulës; protesta të vazhdojë sa më gjatë; bojkot ekonomik duke pezulluar aktivitetin prodhues; mosbindje civile, sipas shembujve të shumtë që i zhvillojnë edhe vende të qytetëruara të Europës etj; bashkimi real i të gjitha forcave opozitare në një front të vetëm proteste. Kur pjesa dërrmuese e shoqërisë refuzon normalitetin e rremë, pushteti fillon të lëkundet, sidomos kur humbet edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Një qeveri autoritare mbahet edhe nga fragmentimi i kundërshtarëve. Duke patur parasysh këtë, pa një program minimal të përbashkët, një front të vetëm protestues dhe sakrifica personale nga liderët e opozitës; opozita bëhet pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Historia tregon se egoizmi politik shpesh i mban në këmbë regjimet. Asnjë pushtet nuk është i parrëzueshëm, por taktikat e opozitës janë të pamjaftueshme. Presioni publik dhe ndërkombëtar janë shumë të rëndësishëm, por faktori kryesor është ai i brendshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të konsiderohet jo si “shpëtimtar”, por si përforcues i presionit të brendshëm dhe duhet shprehur qartë : pa sakrificë e presion të brendshëm real, jashtë nuk lëviz askush. Edhe regjimet në dukje shumë të forta lodhen, gabojnë, humbasin mbështetje sociale. Në sisteme ku zgjedhjet janë të kapura, ndryshimi nuk vjen menjëherë. Ai kërkon kauzë, organizim, dhe mbi të gjitha një shoqëri që nuk pajtohet me padrejtësinë. Në Shqipëri problemi nuk është vetëm qeveria, por sistemi i kapur nga ajo. Zgjedhje formalisht pluraliste dhe realisht të deformuara, administratë, polici, drejtësi të politizuara; media kryesisht të kapura ose të frikësuara; ekonomi ku shteti dhe oligarkia janë një trup i vetëm, lidhja me drogën dhe krimin etj … Në këto kushte, zgjedhjet nuk janë më mjet ndryshimi, por mjet legjitimimi dhe kur pushteti shkel të drejtën tënde legjitime, atëhere opozitës i lind e drejta legjitime ta rrëzojë këtë pushtet me të gjitha mjetet legjitime.Një gjë është e sigurt që një pushtet i korruptuar, që nuk qeveris, por sundon nuk rrëzohet me protesta emocionale, por me mosbindje qytetare të qëndrueshme. Në Shqipëri opozita ka organizuar shumë protesta që shpërthejnë fort, shuhen shpejt dhe lënë zhgënjim pas nga mënyra e organizimit dhe mefshtësia e veprimit.
Një pushtet i kapur nuk largohet vetëm me votë. Ai largohet kur i prishet mekanizmi që e mban në këmbë. Vetëm një popull i zemëruar dhe një opozitë e bashkuar, e pa kapur, frymëzuese, e guximshme mund ta rrëzojë realisht pushtetin duke i afruar popullit një program minimal emergjent për një qeveri tranzitore, zgjedhje të reja pas 8 muajsh, apo 1 viti dhe rregulla të forta demokratike për votime të ndershme.
Ajo që nuk kemi parë ende nga opozita është: refuzim masiv i represionit e propagandës qeveritare, presion i përditshëm qytetar dhe sakrifice sëpari nga lidershipi opozitar si grup jo si individë dhe jo vetëm të mbahen fjalime dhe protestuesit t’i mërzisin me xhiro në bulevard. Pa reagim të fuqishëm, pushteti nuk trembet, thjesht lodhet publiku. Pa një kontratë besimi me qytetarin, asnjë ndryshim nuk vjen. Më vjen keq ta them, por opozita shqiptare, prej vitit 2015 më shpesh ka vepruar si një pjesë e sistemit dhe jo si alternativë e tij. Opozita nuk duhet të qëndrojë si dhelpra pas koqeve të dashit. Duhet të kuptojë mirë se presioni ndërkombëtar funksionon vetëm kur Shqipëria bëhet “problem”, se partnerët tanë evropianë e amerikanë ndihen më mire me stabilitetin dhe shpesh e tolerojnë autoritarizmin “funksional”. Vetëm kur situata bëhet e pa menaxhueshme nga brenda, reagojnë seriozisht. Në Shqipëri shteti është kapur nga pushteti, por çfarë do të thotë realisht “kapje e shtetit”. Jo vetëm korrupsion, por një arkitekturë e plotë. Zgjedhjet, administrata, paratë, patronazhi dhe rezultati paracaktohet. Drejtësia selective, godet të vegjlit dhe kursen të fortët. Media, ose e blerë, ose e frikësuar, ose e vetëcensuruar. Ekonomia, tenderë, leje, favore, oligarki politike. Administrata, vend pune në këmbim të bindjes dhe votës familjare. Kjo nuk është më demokraci në tranzicion siç mundohen ta paraqesin, ky është një regjim hibrid, me pamje demokratike dhe në thelb autoritar. Tani i kthehemi sërish pyetjes thelbësore : Si largohet një pushtet që kontrollon shtetin? Përgjigjja është e vështirë, por ekziston. Një pushtet i kapur nuk largohet vetëm me votë. Ai largohet kur i prishet mekanizmi që e mban në këmbë. Frika dhe varësia ! Sot shumë njerëz kanë frikë të flasin, varen nga shteti për të ardhurat, pensionet, vendin e punës, represionin e deri dhe te minimumi jetik. Në situata të tilla ndryshimi fillon ngadalë, me refuzim individual të presionit politik, mospranim të poshtërimit, solidaritet mes njerëzve të zakonshëm. Regjimet bien kur frika pushon së funksionuari, kur të mos e quajmë normale padrejtësinë, kur të mos e relativizojmë të keqen, kur të mos u themi fëmijëve e të rinjve “ikni, s’bëhet ky vend” dhe më kryesorja kur të kuptojmë se faktori primar dhe final për rrëzimin e një qeverie antipopullore dhe antidemokratike nuk janë as SHBA dhe as BE. Ato reagojnë dhe mbështesin vetëm kur sistemi bëhet i paqëndrueshëm nga revolta popullore. Një e vërtetë kjo që nuk thuhet, por kushdo që ka eksperiencë në politikë e di mire, sidomos Doktori, si mjek dhe si politikani me më shumë eksperiencë i tranzicionit – jepi Zaçe allashqiptarçe
Si përfundim vetëm një popull i zemëruar dhe një opozitë e bashkuar, e pa kapur, frymëzuese, e guximshme mund ta rrëzojë realisht pushtetin duke i afruar popullit një program minimal emergjent për një qeveri tranzitore, zgjedhje të reja pas 8 muajsh, apo 1 viti dhe rregulla të forta demokratike për votime të ndershme. Nëse qeveria aktuale nuk i pranon këto rregulla dhe opozita dorëzohet, atëhere ngelet vetëm një zgjidhje, që fatet e vendit t’i marrë në dorë diaspora shqiptare, që nuk varet nga patronazhi, nuk trembet nga presioni lokal, ka zë ndërkombëtar, ka peshë ekonomike dhe morale, por deri tani, për hir të së vërtetës, ka qenë e fragmentuar, e instrumentalizuar, ose më keq, spektatore. Çfarë do ta bënte diasporën faktor real? Një organizim politik i pavarur nga partitë, një platformë e qartë, jo si ideologji, por për një çlirim institucional, presion i drejtpërdrejtë në vendet ku jeton (Bruksel. Gjermani, SHBA, Itali, Greqi etj.). Nëse diaspora flet me një zë, refuzon të bëhet bisht partie dhe kërkon standard dhe jo figura, ajo mund ta thyejë narrativën e “stabilitetit të rremë” që mbron pushtetin. Kjo do të ishte tronditje reale, jo simbolike. Dhe në këtë rast pushteti do të rrëzohej, jo sepse bindet, por sepse izolohet, delegjitimohet dhe humbet mbështetjen e brendshme plus atë të jashtme njëkohësisht. Personalisht besoj se pushteti aktual në Shqipëri, me bëmat dhe gjëmat që i ka shkaktuar popullit të vet, jo vetëm që rrëzohet nga opozita e brendëshme dhe pakënaqësia popullore, por duhej rrëzuar shumë vite më parë. Nuk është aq i fortë sa duket, mjafton t’i hiqen patericat që e mbajnë. Këtë shkrim për opozitën do ta mbyllja me një këshillë për Edi Ramën. Duket e panatyrëshme, por do i shërbente shumë popullit, demokracisë dhe Shqipërisë : Zoti kryeministër ! Koha juaj mbaroi ! Kurseja popullit lodhjen dhe përplasjen ! Jep dorëheqjen dhe pranoje një qeveri teknike ! Pas një viti të jemi mire dhe më e mira u bëftë ! Amin !




















