Giscard Desten (Zhiskar d Estein) Ish-President i Francës tregon historinë e jetuar në 40-të vite, që kanë përgatitur momentin vendimtar drejt Europës së Bashkuar

12
Sigal

Paris Matcht Gusht 1992

Përktheu: Haxhi S. Taga, Ish diplomat

“Në 9 muaj unë mësova propozimin e Ministrit të Jashtëm Francez Robert Shumanit që do të, viheshin së bashku, prodhimet e qymyreve, të çelikut nën drejtimin e një autoriteti të madh, të përbashkët e të hapur për të gjithë vendet e tjera të Europës. Për këtë Robert Shumani e bëri të njohur se kishte aprovimin e kancelarit të ri Honard Adenaur demokristian.”

Së bashku analizuam se çfarë duhej të bënim dhe çfarë medikamenti duhej të përdornim për të shëruar politikën  e dobësuar të Komunitetit që kishte shkuar drejt paralizës, t’i jepej fund destabilitetit monetar, që rrezikonte dislokimin e tregut të përbashkët. Schmidi insistonte në një provokim të tretë. Vendosjen e zgjedhjeve parlamentare europiane me sufrazh universal, që gjykonte të domosdoshëm për të.”

“NATO shërben për t’i lënë sovjetikët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët për tokë.Një traktat për krijimin e një komiteti europian të mbrojtjes (CEDj u nënshkrua midis 6- të vendeve të atyre vendeve, që kishin krijuar Komitetin Europian të çelikut e të qymyrit. Ky u quajt traktati i Parisit. Me 309 vota kundër dhe 264 pro ky traktat nuk u ratifikua. Jean Monnet i irrituar nuk do t’ia falte kurrë Piere Mendes Francit , dha dorëheqjen nga Luksenburgu.”

Në rubrikat që publikohen në revistë shumë çështje meritojnë vemendje…Pasojat e përgjakshme në ish Jugosllavinë e vjetër dëshmojnë se zjarret e urrejtjes së neveritshme, intolerancë po vazhdojnë të përvëlojnë deri në portat tona etj.

Por megjithatë këto probleme, fati i Europës, ndoshta do të mund të ketë pasojat nga më të zgjaturat rreth formës që bota do të marrë në shekujt e ardhshëm – Ajo do të jetë e vazhduar apo e ndarë?

Të gjitha situatat e tjera pak a shumë janë të shtirura.

Si ka filluar dhe çfarë është arritur rreth problemit të bashkimit të Europës?

Është e vështirë edhe për ato që e kanë jetuar ta rigjejnë atmosferën që Franca jetonte fill pas luftës. Një udhëtim në Drezden, pikërisht mbas rënies së murit të Berlinit, më nxiti hovin për të rikujtuar imazhin e të kaluarës. Fasadat e çara, hekurudha e shkatërruar, rrënoja e rrugë të braktisura. Ky ishte një univers bardhezi, për të cilin nuk mund të imagjinoj ngjyrat. Franca i kishte shpëtuar fuqisë komuniste. Partia komuniste për të kapur përsëri pozitat e humbura organizon greva të ashpra mjaft revolucionare. De Goli i zemëruar në kulm nga intrigat e partive u largua nga fuqia dhe jetonte me iluzionin e kthimit të shpejtë të tij në krye të punëve. Në krahun tjetër, përgjithmonë armike qëndronte Gjermania, përkohësisht e mundur, por për të cilën dihej se në një mënyrë ose në një tjetër, kërkonte të ndërtonte fuqinë e saj.

Me 1950 isha student në shkollën e lartë kombëtare të administratës (shtetërore). Aty ne kishim profesorë me cilësi shumë të larta; të tillë si Piere Mendes Franck. Ata na mësonın për superioritetin e planifikimit të ekonomisë, për të cilin modeli sovjetik citohej si shembull. Atmosfera e mjedisit ishte e zhytur në kulturën marksiste.

Në 9 muaj unë mësova propozimin e Ministrit të Jashtëm Francez Robert Shumanit që do të, viheshin së bashku, prodhimet e qymyreve, të çelikut nën drejtimin e një autoriteti të madh, të përbashkët e të hapur për të gjithë vendet e tjera të Europës. Për këtë Robert Shumani e bëri të njohur se kishte aprovimin e kancelarit të ri Honard Adenaur demokristian. Kur Robert Shumani po fliste në radio për inisiativën e tij me një aksent dallueshëm të Iorenit e të Luksenburgut, fraza e parë e lëshuar prej tij, çelësi i inisiativës. Brenda gjendej mendimi i Jean Monnete.” Paqja botërore nuk do të jetë e ruajtur pa përpjekje krijuese në atë shkallë të rreziqeve që na kërcënojnë. Pastaj si përmendi dy rrugët që do të përshkonin bashkimin e ardhshëm të Europës. Europa nuk do të bëhet menjëherë dhe as me një ndërtim së bashku. Ajo do të arrihet nga realizime konkrete duke krijuar në fillim një solidaritet fakti… aksioni i  kësaj ndërmarrje së pari duhej të prekte shoqëritë e Francës dhe ato të Gjermanisë.

Dhe kjo u pregatit në sekret nga tre burra, inspiruesi Jean Monnet, konceptuesi Robert Shuman dhe organizatori Bernard Ciappier, një inspektor krejtësisht i ri i financave, të cilin unë në qershor 1974 e emërova guvernatorin e Bankës Franceze. Ai në vazhdimësi më ndihmoi për të venë në funksionim sistemin monetar europian Ecu.

Në Paris në 1951 u firmos një traktat ku u arritën integralisht dy konceptime rregulluese në demarshin drejt bashkimit të EUROPËS. Fillimi i dispozitivitetit institucional i pandryshuar qysh atëhere, i përbërë nga një autoritet i lartë. Ky autoritet u pagëzua në vazhdim; Komisioni i një këshilli të ministrave, të një asambleje parlamentare dhe të një gjykate. Komiteti europian që ne e njohim tani është komplet i përbërë nga ky embrion. Në vazhdim përparësia ju dha çiftit franko gjerman, dhe zëvendës presidenti i parë i këtij autoriteti më të lartë u bë francezi Jean Monnet dhe zëvendës presidenti i parë gjermani Franz Etzei.

Më 10-të gusht ky autoritet i lartë u vendos në Luksenburg. Megjithëse ishte vapë personalitetet e lartë mbanin pallto të gjata e kapele me shajak gri, se kështu e kërkonte moda e rregulli i ceremonive, por fytyrat e tyre ishin të qeshura. Adenauri duke i hapur zemrën Jean Monnet i tha:- nëse kjo detyrë do të kryhet unë besoj se nuk do të kem humbur jetën time…

Po kjo inisiativë në vazhdim pati një dështim, sepse ajo pa dyshim ishte e parakohshme. Ajo lidhej me problemin e mbrojtjes; problem ky i ndjeshëm për të gjithë. Në të ishte dukur një e çarë midis partizanëve: integrimit europian nga njera anë dhe kundërshtarëve nga ana tjeter dhe kjo vazhdon edhe sot.

Jem Monnet për problemet e mbrojtjes i erdhi përsëri një ide, e cila kishte të bënte me gjetjen e një formule që t’i lejonte Gjermanisë riarmatimin e saj. Për t’i bërë ballë një rreziku Sovjetik, precizionin se gjermanët duhet të kishin vendin e tyre në përpjekjet e përbashkëta të Europës Perëndimore.

Formula e propozuar nga Franca, konsistonte në krjimin e një ushtrie europiane të përbërë nga kontigjente kombëtare të bashkuara nga të njëjtat formacione, duke përfshirë në mënyrë të veçantë kontigjente gjermane. Inisiativa franceze ishte në të vërtet gjeneroze, kur mendimi ushtarak qëndronte i përmbledhur në këtë formulë ironike që luajti lordi Ismay, Sekretar i parë i përgjithshëm i Natos.

NATO shërben për t’i lënë sovjetikët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët për tokë.

Një traktat për krijimin e një komiteti europian të mbrojtjes (CEDj u nënshkrua midis 6- të vendeve të atyre vendeve, që kishin krijuar Komitetin Europian të çelikut e të qymyrit. Ky u quajt traktati i Parisit.

Ky traktat u paraqit për ratifikim nga qeveria franceze e Piere Mende Francit në gusht 1954. Pas një debati të stuhishëm me shpërthim e pasionesh u kalua në votim. Me qenë se qeveria e Piere Mende Francit e propozonte raktifikimin, ky si njeri me karakter që refuzoi që të ndërhynte në favor të këtij projekti (traktati). Dhe si ministri i tij i Brendshëm Francois Miterrani nuk mori pjesë në votim. Me 309 vota kundër dhe 264 pro ky traktat nuk u ratifikua. Jean Monnet i irrituar nuk do t’ia falte kurrë Piere Mendes Francit , dha dorëheqjen nga Luksenburgu.

Tre muaj më vonë grupi M. R. P. që deri atëherë e kishin mbështetur qeverinë e P.M.Francit shpalleshin se tërhiqeshin nga përkrahja e tyre. Shpalljen e këtij lajmi e bënë me anën e një deputeti të ri, të cilin e deleguan në tribunë dhe që bëri një mbrojtje të shkëlqyer në favor të Europës. Ky deputet i ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve quhej Jean Lacanuet.

Kur qeveria e P. M. Francit u dorëzua, ai u largua nga posti i kryeministrit dhe nuk e gjeti kurre më atë vend edhe gjatë rrëmujave afatshkurtër të majit 1968, ku shumë mendonin se C.D.E.A e mori revanshin e saj.

Pro europianët nuk u dekurajuan nga ky dështim. Dy vite më vonë e rimorën ofensivën. Gjë e çuditshme. Përsëri kjo inisiativë kishte të  bënte me të njëjtët vende me të njëjtët njerëz. Këto ishin 6-të vendet ndërtuese Franca, Gjermania, Italia dhe tre vendet e Beneluksit që aderuan në inisiativën e të cilit deri më sot kanë meritat e përgjegjësitë e veçanta të demarshit drejt unifikimit të Europës.

Dhe ishin të njëjtët persona që do i përkrahnin bisedimet për traktatin e rigrupuar në gjirin e komitetit të aksionit për shtetet e bashkuar të Europës që e krijoi Jean Monnet, pas dështimit të C.D.E. Ato këtu gjetën Paul Henry Speao, Fully Brand Maurice Faure.

Inisiativa këtë herë kishte të bënte me të drejtat doganore dhe kontigjenteve tregtare që në atë kohë për të blerë prodhim në një vend tjetër europian duhej marrë një licensë importimi e lëshuar nga administrata, duke paguar të drejtën doganore shumë të lartë. Këto ishin mbeturinat e gërmadhave të mbetura në vend nga ekonomia e luftës dhe proteksionismit. Objektivi i propozuar: të krijohej një treg i përbashkët ku do të mundej të tregtohej në mënyrë të lirë nga një vend në tjetrin pa kontigjente e të drejta doganore.

Traktati u diskutua me kujdes. Ai përmbante 240 nene dhe parashikonte aplikimin e tij gradualisht gjatë 9- viteve të ardhshme. Si etape e parë ishte fiksuar 1 Janari 1959. Ky traktat u nënshkrua në Romë më 25.3.1957, me të gjitha salltanetet e luksit italian, me një dekor madhështor mermeri dhe afreskesh. Në sallë komplet ajka europiane ishte e pranishme. Dalloheshin fytyrat e Jean Monnet, Robert Marjalln, Adenaur, Paul Henry Pineau, që kishin ardhur për të nënshkruar vetë traktatin. Per Francën kishte ardhur Ministri i jashtëm Cristian Pieaiz, që për arsye të ndryshimeve të vazhdueshme të qeverisë kishte zëvendësuar Antoin Pinay, negociatorin e vërtetë të këtij traktati: Po në të njejtin vit të 6-parlamentarët e ratifikuan traktatin e Romës. Në Francë debati filloi në korrik të vitit 1957, pjesa më e madhe e parlamentit kishte bërë fushatë kundër këtij ratifikimi. Ky ishte fundi i industrisë franceze, e cila nuk do t’i bënte ballë konkurencën, për arsye të detyrimeve të tyre të rënda… sipas tyre.

Patronati bëri presione mbi deputetët për të kundërshtuar ratifikimin. Përkundrazi , bujqësia franceze akoma e fuqishme, shikonte në këtë zgjidhjen e krizës së saj të superprodhimit, sepse konsumatorët europianë do t’i blenin asaj tepricat e prodhimeve bujqësore, nga ku lindi politika e përbashkët agrare. Organizatat bujqësore, kështu morën pozicionin në favorin e ratifikimit.

Ky ka qenë debat i madh i parë, në të cilin asistova edhe unë si parlamentar i sapo zgjedhur dhe u impresionova nga prania e udhëheqësve të mëdhenj historikë. Të cilët votuan. Paul Reynaud pro Eduard Daladier kundër, Antoin Pinay pro Pierre Cot kundër, Mauricie Faur pro. Ky i fundit i ngarkuar në mbrojtjen e këtij projekti e përfundoi diskutimin e shkëlqyer me theksin tingëllues me ngjyrat e fatit me thirrjen e Henry de Motheriand Le maitre de Santiago që nuk kishte lidhje me traktatin e Romës. Traktati u ratifikua nga 340 vota pro dhe 236 vota kundër. Fracois Miterran këtë radhë votoi pro, por pa mundur të tërhiqte me vehte, besnikun dhe bashkpuntorin e tij të ngushtë Roland Duma, i cili u prononcua kundër. Deputetët socialistë republikanë R P F që de Goli kishte vendosur shkrirjen votuan kundër, përveç Chaben Delma-sit nuk mori pjesë në votim. Ata u shtyn në këtë votim nga kundërshtimi rrëmbyes i senatorit Michel Debre, që demaskoi në Courrier de la Colere si politike e abondanimit kombëtar.

I prekur dhe krenar që po merrja pjesë në një vendim kombëtar në kutinë e votimit depozitova për votimin pro.

Një vit më vonë goditjen tronditëse në politikën franceze e dobësuan shumë republiken e katërt, e cila për të përballuar krizën algjeriane u thirr gjeneral De Goli në fuqi. Ai e modifikoi kushtetutën duke proceduar në zgjedhjet e reja që i dhanë pjesën mazhoritare absolute golistëve e indipendistëve, me gjithë ndryshimet e tyre për traktatin e Romës. Ai emëroi Michel Debrenë kryeministër. A. Linai ministër i financave, më thirri dhe mua si sekretar të shtetit për financat.

Ja pra kështu fundi i vitit 1958 për disa ditë janari 1959 për hyrjen në fuqi të traktatit të Romës çfare do vendoste De Goli? A do të vendoste në favor të kryeministrit të tij, i cili kishte bërë një fushatë të shkëlqyer kundër traktatit duke konfirmuar kështu edhe qëndrimin e deputetëve goliste, që një vit më parë ishin shprehur kundër bashkimit?    ‘

De Goli mori qëndrim të prerë. Franca do të aplikojë traktatin e Romës dhe më 1 janar 1959 ajo vuri në fuqi reduktimin e parë të të drejtave doganore përballë partnerëve të saj europianë….Në vazhdim të muajve të ardhshëm unë u ngarkova nga ministri i  financës të ndiqja bisedimet mbi çështjet teknike traktatit të Romës, të cilat kishin mbetur pezull. Çdo muaj unë shkoja në Romë për të biseduar me partnerët e mi. Ne arritëm pak e nga pak t’i rregullonim të gjitha. Në asnjë moment si gjenerali De Gol dhe bashkpunëtorët e tij në Elize nuk na ndërhynë në këto bisedime ose të nxirrnin vështirësi.

Vitet 60-të para bashkimit të Europës vazhdonin me vrulle.

Tregu i përbashkët u arrit shumë më shpejt sesa ishte parashikuar, megjithë në kundërshtim me të gjithë profecitë alarmuese.

Të gjithë energjitë politike ju kushtuan problemit të aderimit të Britanisë së madhe, e dëshiruar prej partnerëve tanë për të cilën Franca kishte rezervat e saj pËr arsye të besimit të lëkundur europiane të britanikëve. Jean Monet ishte i favorshëm dhe mendonte se proceset tona nuk do të bënin progrese të reja në rrugën e bashkimit aq sa Britania e madhe të qëndronte jashtë.

Bisedimet u ndërprenë nga vetë francezët, pastaj u rifilluan dhe konkluduan nga qeveria Angleze pro bashkimit europian e Eduard Hithit. Presidenti Francez Pompidu bëri thirrje për referendum për të bërë të aprovohej futja e Britanisë së Madhe në komunitet. Francezët përgjigjen pozitivisht, por në mënyrë të vakët. Eduard Hithi u mund në Angli nga Travaisti Wilson pak i ë favorshëm për Europën.

Kështu me gjithë ram-bamet gjatë kësaj kohe Britania e Madhe e konfirmoi veten në Komunitetin Europian dhe tërhoqi në sillazhin e saj Danimarkën e Hollandën; njera shume e vendosur, ndërsa tjetra shumë e rezervuar. Por në vitin 1974, dekori ndryshoi, pjesa më e madhe e udhëheqësve Eurëpiane u ndryshuan. Helmut Schmid në vend të Willy Brandit kancelar i Gjermanisë, i cili ishte një europian i vendosur.

Por dhe dekori i brendshëm pati ndryshime. Vendimi për zhvlerësimin e dollarit dhe pastaj lënia e tij në mënyrë flukse, që mori Niksoni më 1971 e dislokoi sistemin monetar ndërkombëtar, që ishte i ndërtuar deri atëhere mbi prioritetet e shkëmbimeve fikse si dhe embargo e naftës arabe e vendosur qysh në vjeshtën e vitit 1973 krijoi një valë inflacioni botëror pa precedent.

Gjatë takimit tonë të parë në Paris më 1974, disa ditë mbas marrjes së funksioneve të mia presidenti i Francës me Helmut Schmidin si kancelar i Gjermanisë, të detyruar i bëmë një analizë situatës së komunitetit europian dhe shikimi të mundësive se çmund të bënin për të çuar më tej këtë punë.

Ne njiheshim mirë, dhe i kishim mësuar zakonet e punës së njeri tjetrit qysh prej tre vitesh, ai si ministër i ekonomisë gjermane dhe unë i Francës. Schmidi ishte njeri i thjeshtë, i hapur dhe i përzemërt. Unë kam për të afeksione, pa përdorur fjalën miqësi, sepse në politikë përdorimi i kësaj fjale është thikë me dy tehe. Por afeksione se me të kam dashur të bisedoj gjithmonë problemet tona e të përbashkëta. Ai në këtë drejtim është kompetent e reflektues dhe në këtë drejtim kisha një besim total.

Së bashku analizuam se çfarë duhej të bënim dhe çfarë medikamenti duhej të përdornim për të shëruar politikën  e dobësuar të Komunitetit që kishte shkuar drejt paralizës, t’i jepej fund destabilitetit monetar, që rrezikonte dislokimin e tregut të përbashkët. Schmidi insistonte në një provokim të tretë. Vendosjen e zgjedhjeve parlamentare europiane me sufrazh universal, që gjykonte të domosdoshëm për të.

Por ai ishte distancuar midis Pompiduse dhe Willi Brandit, me bindje temperamente të ndryshme. Ne do të luanim në favor të marrdhënieve të mira deri në fund, sepse për ne kjo gjë paraqiste të vetmin shans për të çuar përpara Europën drejt bashkimit të saj. Për këtë qëllim vendosëm me partnerët tane të mblidheshim në Elize me 10- 11 nëntor 1974, për krijimin e këshillit Europian. Mbledhje veçanërisht të rregullta të shefave dhe të qeverive të komunitetit, ishte bërë një institucion i përbashkët, kështu kjo do të zevendësonte mbledhjet e nivelit të lartë që deri atëhere ishin bërë sipas rrethanave duke i dhënë kështu një impuls të vazhdueshëm bashkimit të Europës. Ishte krijimi i këtij këshilli europian që Jean Monet më tha kur erdhi për të parë në janar 1975. Eshte vendimi më i rëndësishëm drejt bashkimit të Europës qysh nga firma e traktatit të Romës.

Shqetësimi jonë i  dytë ishte t’i jepnim fund çrregullimit monetar në Europë, sepse monedhat tona atëhere kishin një fluks kundrejt njera tjetrës pa limit e si shpjegim ne shefave të ndërmarjeve që në tregun e përbashkët krahasimi midis prodhimeve duhej bërë duke filluar nga kompetiviteti nëse çmimet e reja ishin të ndryshueshme për ditë nga fluksi monetar.

Përpjekjet e para që ne ndërmorrëm nuk na dhanë suksese. Dhe ne vendosëm të rifillojmë nga zero. Me ndihmën e çmuar të expertëve tanë në anën e francezëve Bernard Ciappier- ne vumë në funksionim me sistemin monetar europian S. M. E., i cili qëndronte mbi dy ide. Monedhat tona nuk duhej të flotonin më shumë midis tyre se sa 2.25% dhe  së dyti të krijonim në përdorim një monedhë të përbashkët të cilën me thënë të vërtetën unë me saktësi i dhashë emrin e vjetër francez Ecu.(EKY)

Pra, dekorin e mbollëm drejt bashkimit monetar europiane. Anglezët  hezituan ndërmjet interesave të këtij vendimi për t’u lidhur dhe refuzime për të mos u lidhur shumë ngushtë me komunitetin zgjodhëm atë të qëndrimit jashtë. Dy vjet më vonë, blloku monetar europian i  të 6- ve , të cilit i  ishte bashkuar Irlanda dhe Danimarka vendosën të kalonin në një etapë të dytë. Por, ndryshimet politike më 1981, që erdhën në interval na e ndërprenë këtë në kalendare.

(VIJON)