Seri Tushi: Vërmikasit në Luftën e Vlorës

586
Sigal

VËRMIKASIT NE LUFTЁN E VLORЁS

   Me rastin e 100 -vjetorit

Delegatёt qё morёn pjesё nё Kongresin e Lushnjes u shpёrndanё nёpёr zona e fshatra pёr tё bёrё organizimin e lёvizjes sё armatosur dhe krijimin e çetave nё çdo fshat. Vërmikasit u mblodhёn tek Rrapi i Xhamisё më 25 maj 1920 dhe krijuan çetёn e Vërmikut e pёrbёrё nga 49 luftёtarё dhe komandant zgjodhёn Naim Brakёn. Çeta pёrbёhej nga: Naim Braka, Avdurrahman Çiraku, Balil Tushi, Zenel Lloi, Ago Bleta, Xhelal Bleta, Teno Tushi, Hasan Bleta, Pelivan Lloi, Qamil Tushi, Arif Bleta, Sadik Bleta, Gani Mezuri, Shaho Malo, Ali Zeneli, Qerim Veshi, Shefqet Mёzuri, Kadri Zeneli, Ymer Mёzuri, Imet Alimuçi, Memo Dhrami, Jazo Kashta, Izet Alimuçi, Jashar Hania, Islam Bleta, Hadёr Alimuçi, Muço Gjoni, Naim Gjoni, Hyso Bleta, Muho Mёzuri, Isuf Boçi, Ali Kacerri, Ramadan Lloi, Rahit Alimuçi, Muharrem Capi, Nelo Alimuçi, Ramo Cani, Isuf Tushi, Faslli Çiraku, Vezel Gjoka, Asllan Capi, Beqar Alimuçi, Serjan Bleta, Hajro Toli, Zagoll Mezuri,  Haxhi Mezuri, Mane Gjoni, Toto Capi, Hatem Capi.

Kjo çetë mё 3 qershor 1920, sё bashku edhe me çetat e fshatrave tё Kurveleshit tё Sipёrm arritёn ne Beun tё Vajzёs, ku aty u organizuan pёr sulmin mbi Kotё, ku ndodhej garnizoni Italian.

Komiteti i mbrojtjes kombёtare i dёrgoi njё ultimatum gjeneralit Plaçentini. Nё kёtё ultimatum, veç tё tjerëve, thuhej: Sot populli shqiptar, i bashkuar mё shumё se çdo herё, duke mos mundur tё durojё tё shitet si bagёti nёpёr pazaret e Europёs si shpёrblim italo-greko-serbёve, vendosi tё marrё armёt nё dorё dhe tё kёrkojё nga Italia administrimin e Vlorёs, Tepelenёs dhe Himarёs, tё cilёt t’i dorёzohen me tё shpejtё qeverisё kombёtare tё Tiranёs. Kёsaj kёrkese kёrkojmё t’i pёrgjigjeni deri nesёr më 4 qershor 1920, ora 19. Ndryshe pёr çdo gjё qё mund tё ngasё, Komiteti i Mbrojtjes Kombёtare, nuk ka asnjё pёrgjegjësi.

Gjenerali Plaçentini iu pёrgjigj me njё gjuhё arrogante kёrkesёs sё komitetit: “U thuaj brigandёve shqiptarё se pёrgjigjen do t’a japin topat, mitralozёt, aeroplanёt, qё kam nё Kotё, Gjorm, Llogora, Sinanaj e Tepelenё. Urdhёroj qё brenda dy ditёve tё shpёrndaheni, pёrndryshe do t’u shkrumbos me aeroplan dhe flotёn detare që kam nё gadishmёri.”

Gjatё kohёs komisioni kish bёrё planin e sulmit duke caktuar çetat pёr pozicionet e tyre dhe drejtimin e sulmit. Kёshtu pas përgjigjes sё gjeneralit u dha urdhёri pёr sulm. Çetat filluan sulmin nё drejtimet e tyre. Çeta e Vërmikut me çetat e Kurveleshit tё Sipёrm dhe tё zonave tё Sevasterit e te Salarisё kishin sulmin mbi Kotё.

Pёr marrjen e Kotёs u bёnё luftime shumё tё ashpra e gati bajonetё me bajonetё. Shaban Doraci dhe dy vërmikasit, Qerim Veshi e Gani Mёzuri asgjёsuan njё mitraloz “Brenda” qё pengonte pёrparimin e shokёve pёr marrjen e postkomandёs. Nё kёtё kohё vriten nё postёn e komandёs disa ushtarё italianё  dhe plagoset rёndё koloneli i altilerisё, Kavalo dhe nё kohёn qё do dorёzohej, u vra nga gjenerali Goti. Kёshtu mёngjesi i 5 qershorit 1920, Kotën e gjeti tё çliruar. Ngjarjet janё gdhendur nё kёngё:

 

Kush u hodh proto nё Kotё

Ata qё qenё tё zotё  

    Kudhёsit dhe vermikiotё

         Djemtё trima smokthinjotё.

Ose kёnga tjetёr:

                                                                 Ranё komitёt nё Kotё

                                                                 Komito nё Kotё ra

Naim Braka nga Vermiku

Flamurin nё dorё e mba

Ç’i vajti rojes tek porta

“Aspeta, aspeta” tha

Se ju jeni tё rrethuar

Shpёtim pёr juve nuk ka.

Çlirimi i Kotёs, Gjormit dhe krahinave tё tjera, u manifestua me njё gёzim, hare dhe me njё krenari tё papёrshkrueshme nga luftёtarёt trima tё Labёrisё. Kjo trimёri tregoi epёrsinё mbi armёt moderne tё armikut. Kjo fitore i nxiti dhe mё shumё pёr fitore tё reja drejt çlirimit tё Vlorës, pas marrjes sё Drashovicёs,  ku pjesёmarrёse ishte dhe çeta e Vërmikut.

Mё 11 qershor 1920 filloi sulmi nё Qafёn e Koçiut. Nё kёtё luftim çeta e Vërmikut u nda nё tri pjesё, pasi vërmikasit e njihnin mirё vendin. Njё grup sulmoi me çetat e tjera tё Kurveleshit nga kodrat e Panajasё, grupi tjetёr nё Qafe tё Koçiut dhe grupi i tretё nga Kodrat e Kaninёs. Pas njё luftё heroike luftёtarёt mundёn tё marrin kalanё e Kaninёs, depot ushtarake qё ndodheshin midis Panajasё dhe Oshtimёs dhe Qafa e Koçiut. Megjithёse armiku pёrdori arsenalin e armёve tokёsore, detare dhe ajrore, trimёria shqiptare dhe qёllimi pse luftonin, triumfoi edhe kёtё radhё.

Mё 22 korrik 1920, pasi ishin bёrё gjithё planet e luftimit, ishin ndarё çetat nё pozicionet e caktuara. Çeta e Vërmikut ish vendosur nё qendrёn e luftimit nё  Qafёn e Koçiut. U dha urdhёri pёr sulm mbi Vlorёn. Italia e kish fortifikuar duke e rrethuar me tela me gjemba e llogore trince tё  fortifikuara.

Sulmi filloi nё tё gjitha drejtimet. Kudo u tregua heroizёm nga luftёtarёt, por lufta nё qafёn e Koçiut ka qenё njё nga betejat mё tё pёrgjakshme. Luftёtarёt shtronin gunat mbi tela dhe sulmonin me fjalёn: “Përpara pёr Mёmёdhenё!”, “Rroftё Mёmёdheu!” dhe hidheshin mbi llogoret e armikut dhe nё pёrleshje fyt me fyt me ta, u rrёmbenin mitralozёt dhe pushkёt. Nё kёtё betejё vritet Selam Musai, njё nga udhёheqёsit kryesorë tё Tepelenёs dhe tё luftёs sё Vlorёs, pranё tij nё kohёn e vrasjes u ndodhёn shtatё djem vërmikas dhe kjo ngjarje u thur në kёngё:

Tё vranё o Selam të vranё

Nё qafё tek  sheh limanё

Shtatё djem t’u ndodhё pranё

Shtatё djem zemёrçelik

Nga Vërmiku nё njё grykё

S’t’u ndanё sa u the ikё

Kurrё mos i gjetё e ligё

Kёta djem ishin: Shefqet Mёzuri, Qamil Tushi, Arif Bleta, Qerim Veshi, Shaho Malua, Mёmo Dhrami, Kadri Zeneli.

Ndёrsa nё malin e Shashicёs ish vendosur artileria e kryengritёsve. Ajo pёrbёhej nga disa topa qё u ishin zёnё italianёve. Komanda e kёsaj artilerie i ish besuar Avdurrahman Çirakut, ketij djali trim dhe energjik vërmikas, i cili kish mbaruar akademinё ushtarake nё Stamboll.

Në sulmin e kёsaj artilerie mbi anijet luftarake italiane në gji, u dёmtua një benzinatё dhe u rrёzuan disa avionё.

Ja njё kёngё pёr kёtё ngjarje:

Nё fushё tё Peshkёpisё

Ra avioni i Italisё

Aeroplanin kush e shtiu

Trim Avdurrahman Aliu

Nё kёtё sulm nga Vërmiku u plagos Memo Dhrami. Pёrparimi i shqiptarëve drejt Vlorёs dhe humbjet e mёdha qё pёsoi Italia nё sulmin e 22- 23 korrikut 1920, e detyroi qeverinё italiane tё zhvilojё bisedime me qeverinё shqiptare. Mё 2 gusht 1920 kryeministri shqiptar Sulejman Delvina dhe pёrfaqësuesi Italian, Manxoni nёnshkruan protokollin, sipas tё cilit, trupat italiane do tё largoheshin nga Vlora, nga bregdeti i saj dhe nga pjesa tjetёr e Shqipёrisё, duke mbajtur vetëm ishullin e Sazanit, ndёrsa forcat kryengritsёse do tё tёrhiqeshin matanё Shushicёs  deri sa tё largoheshin forcat italiane drejt Italisё.

Mё 3 shtator 1920 forcat kryengritёse tё cilat gjatё kohёs sё bisedimeve kishin qëndruar nё gatishmёri, hyjnё triumfalisht e ballёlartё nё Vlorë. Ata u pritёn me njё manifestim madhёshtor nga popullsia qytetare e Vlorёs, tё cilёt, burra, gra, fёmijё e pleq me buzё tё qeshur prisnin çlirimtarёt e tyre.