Rezoluta e Akademisë për Ramën/ Pse u morr nisma për të ccuar në Gjykatë Ndërkombëtare Çështjen e Detit, kur mungon objekti i mosmarrëveshjes

377
Sigal

 

Shoqëria Civile nëpërmjet Akademisë “Rrënjët Tona” dje bëri publike një Rezolutë drejtuar Presidentit  të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta në lidhje me paktin Detar me Greqinë. Akademia Alternative bëri prezent mangësitë  e palës shqiptare në diskutimin për këtë Pakt.  Dhe pse mediet shqiptare e pëcollën të gjitha këtë problem, qeveria shqiptare sërishmi hesht.

Para dy ditësh Greqia zyrtare zgjeroi zyrtarisht kufirin detar përballë bregut shqiptar me 12 milje. Plani i Greqisë për të zgjatur kufirin e saj territorial nga 6 në 12 milje në det do të fillojë në Jon në brigjet perëndimore, jo në Egje ose Mesdheun Lindor ku Turqia po pretendon ujërat. Kështu, bisedimet e Edi Ramës me Nikos Dendias për dërgimin e çështjes në Hagë, rezultojnë një maskim i vendimit të fshehtë të Shqipërisë për të lejuar Greqinë të zgjerojë kufirin pa bisedime. Në lidhje me këtë problem Akademia “Rrënjët Tona”,  sërish i drejton këtë rezolutë Qeverisë shqiptare dhe kryesisht Kryeministrit Edi Rama.

 

– Pse Qeveria Shqiptare u pajtua me pretendimet e Qeverisë Greke për zgjerimin e Detit territorial nga 6-12 milje?

– Pse nuk është marrë parasysh Kodi Detar i R.SH, ku midis të tjerave kërkohet bashkërendimi i veprimeve midis 6 Ministrive?

– Pse nuk është marrë në konsideratë memoria Institucionale shtetërore që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot?

– Pse nuk është studjuar përvoja dhe dokumentacioni i marrëveshjes me Italinë?!

Vendosmëria jonë…

Ne, Bashkësia Akademike “Rrënjët Tona”,të shqetësuar në lidhje me Marrëveshjen e Detit u mblodhëm sot dt. 04.11.2020, ku mbas diskutimeve që bëmë me qytetarë e shkencëtarë të vendit menduam të dalim me një Vendim – Rezolutë, me anë të së cilës i kërkojmë Institucioneve kyç të vendit:

  1. Që t’i lëmë kohë shkallës së njohjes së kësaj problematike, jo të lehtë, e cila ka elemente thelbësore e të rëndësishëm për t’u mos u influencuar nga politika e çastit.
  2. Që qeveria shqiptare të jap informacion se deri ku kanë shkuar bisedimet me palën greke.
  3. Qeveria të deklarojë nëse ka patur plan për zbatimin e detyrave të lëna prej Gykatës Kushtetuese.
  4. Tejdukshmëri të plotë nga ana e Qeverisë shqiptare në të gjitha Institucionet Kushtetuese, të sigurisë Kombëtare dhe palët e interesit të shoqërisë civile.
  5. Arsyet pse Qeveria Shqiptare u pajtua me pretendimet e Qeverisë Greke për zgjerimin e Detit territorial nga 6-12 milje.
  6. Arsyet pse u mor nisma për ta çuar në Hagë, ku mungon objekti i mossmarrëveshjes.
  7. Të bëhen transparentë të gjitha negociatat, mosmarrëveshjet, pretendimet e palës Shqiptare dhe kontestimet e hasura nga ana e palës greke.
  8. Arsyet pse nuk është marrë parasysh Kodi Detar i R.SH, ku midis të tjerave kërkohet bashkërendimi i veprimeve midis këtyre Ministrive.
  • Arsyet pse nuk është marrë në konsideratë memoria Institucionale shtetërore që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot.

  1. Të konsiderohen nga ana e grupit teknik Shqiptar, të gjitha faktet historike, dokumentare, të analizohen të gjitha incidentet.
  2. Arsyet pse nuk është studjuar përvoja dhe dokumentacioni i marrëveshjes me Italinë.
  3. Të kontestohet marrëveshja me Italinë për pjesën e ‘delimitimit’ të hapësirave detare në afërsi të pikës treshe, në perëndim të ishullit Othonoi.
  4. Që edhe nëse i jepet e drejta e miljeve ishujve, ato duhet me patjetër të kenë efekt zero në lidhje me ZEE, sikundër shteti Miamare.
  5. Të reduktohet efekti i ZEE për ishullin e Korfuzit dhe t”i jepet zero efekt ishujve Othonoi dhe Erikuza sa i përket ZEE dhe efekt i reduktuar (3 milje) sa i përket detit territorial.
  6. Të denoncohet kërkesa për 12 milje të shtetit Grek.
  7. Të kontestohet zgjerimi i detit territorial në drejtim të bregut verior të ishullit të Korfuzit, si cënim i hapësirave detare të ZEE të pretenduara nga ana e RSH.
  8. Në kushtet, kur eksperienca shqiptare në ndarjen e detit është 0, të krijohet një Ministri deti, dhe të rikrijohet Akademia detare.
  9. Të investohet nga ana e shtetit shqiptar në krijimin e një grupi ekspertësh teknikë dhe ligjorë duke patur parasysh se çështjet e kufirit detar janë çështje permanente.