Rajna Kovaçi: Bukuria femërore, që nga Greqia e Lashtë, Rilindja e hershme, Epoka Viktoriane, e deri sot

191

Bukuria Femërore në shekuj

Si po ndryshon trupi “PERFEKT” i  FEMRËS “IDEALE”?

 Si e përcaktojmë bukurinë femërore? Edhe pse duket se standardet e sotme të bukurisë kanë ndryshuar, kjo nuk është e vërtetë!. Është e vërtetë se shija për trupin “perfekt” femëror ndryshon ndjeshëm me kalimin e viteve dhe shekujve, megjithëse format trupore të femrave mbeten po ato. Nëse mendoni se trupi juaj nuk është i “përsosur”, mos harroni se “përsosmëria” është një ideal i përkohshëm që ndryshon dhe transformohet nga mosha në moshë dhe nga brezi në brez.

Epoka e Paleolitit  Një nga shembujt më të hershëm të artit të zbuluar, është simboli primitiv i një gruaje të idealizuar. Nuk duket si modelet e sotme. Venera e Villendorfit – një statujë  25-20 shekuj p.e.s., e quajtur “Simbol i Pjellorisë”. Me gjinj të mëdhenj, kofshë të bëshme dhe një stomak të shëndetshëm – është i qartë mendimi i asaj epoke, se një trup i mirë është ai që mund të bartë shumë fëmijë. Modeli nuk ka fytyrë – sytë e bukur ose buzët e kuqe të ndezura patjetër që nuk ishin të rëndësishme në atë kohë. Një trup i madh i shëndetshëm është gjithçka që kishte rëndësi për mbijetesë. Si një vepër arti, është ndoshta një ekzagjerim i asaj se si dukeshin në të vërtetë gratë e asaj epoke. Kjo statujë i takon epokës së gurit. Ajo ishte simbol edhe i kultit të gjuetisë.

Greqia e Lashtë. Grekët e lashtë e përkufizuan bukurinë femërore në letërsi, me anë të antifeministit Hesoid, e përshkroi gruan e parë të krijuar nga perëndia, si “kalon kakon”, do të thotë “e keqja e bukur”. “Ajo ishte e keqe sepse ishte e bukur dhe e bukur sepse ishte e keqe”. Statujat e lashta tregonin një formë femërore të idealizuar, me kofshë të bëshme, gjinj të plotë dhe me bark të sheshtë. Por grekët përcaktonin diçka më shumë se “bukurinë” -për ta bukuria ishte matematikë. Platoni ishte i pari që miratoi “seksionin e artë”,  ndërsa Pitagora prezantoi koeficientin e bukurisë-e fytyrës dhe natyrës, a ju kujtohet Teorema e Pitagorës?  Për  t’u konsideruar  “e bukur”,  duhet të  kishte fytyrë të gjere, pra fytyra e femrës  duhet të ishte dy të tretat e gjatësisë së saj, dhe dy gjysmat duhet të ishin simetrike.

Epoka e Rilindjes së Hershme.  Piktorët e Rilindjes donin të largoheshin nga modestia dhe vlerat e rrepta fetare të Mesjetës. Kështu që nga viti 1300-1500,  ata pikturuan gjoksin femëror, duke simbolizuar një përzierje të pjellorisë dhe sensualitetit. Gratë e idealizuara të artistëve si Raphael zakonisht ishin trupa të lakuar, me faqe të zbehtë, por me mollëza pak të skuqura dhe fytyra të buta e të rrumbullakëta. Raphael pranoi që shumica e pikturave të tij nuk bazohej në modele të vërteta, por thjesht në idenë si i dukej atij një grua e bukur. Kjo ishte e vërtetë për shumë artistë. Rilindja solli kalimin nga perceptimi i thjeshtë i grave si objekte të pjellorisë në objekte të pasionit bukurisë.

Epoka e Elizabetës.  Mbretëresha Elizabeth, u kurorëzua në vitin 1558, ajo simbolizoi epokën e grimit. U paraqit para  shoqërisë me një shtresë të trashë grimi dhe shpejt u bë simbol i klasës së lartë. Sa më e zbehtë të ishte femra, aq më i lartë ishte statusi i saj shoqëror. Njerëzit e varfër që punonin jashtë  në natyrë kishin një çehre të tmerrshme, lëkurë të trashë, prandaj aristokratët demonstronin lëkurën e zbehtë, sipas tyre ishte simbol i një jete të pasur. Duke dashur të ruante imazhin e saj të virgjër (dhe më vonë për të fshehur shenjat në fytyrë nga lia), Elizabeth e zbukuronte  fytyrën me shtresë të trashë pluhuri të bardhë plumbi (zbardhues venecian) dhe përfundonte grimin me pikturimin e buzëve të vogla të kuqe flakë. Anëtarët e shoqërisë së lartë ndoqën shembullin e saj. Por ndërsa pluhuri i bardhë i jepte lëkurës butësi, ky zbardhues me përbërës plumbi përfundimisht shkaktonte njolla, rënie të flokëve dhe dhëmbë të prishur. Pra ishte helmues. Mënyra e grimimit të saj u bë modë për të gjitha gratë e sërës së lartë.

Pas Revolucionit Francez –  në fund të shekullit 18. Pas Revolucionit Francez të vitit 1789, njerëzit donin të distancoheshin nga aristokratët e korruptuar. Grimi u bë më i thjeshtë, dhe  veshjet me vëllim tepër të bollshëm të të pasurve u përgjysmuan. Gratë hoqën disa zhupone, furda, flutura, dhe veshjet u bënë më praktike. Edhe pse veshjet e asaj kohe duken shumë të ngarkuara dhe të zbukuruara, u bënë shumë më komode për t’u veshur. Para revolucionit, grimi përdorej në mënyrë të barabartë nga gratë dhe burrat, por gradualisht të dy sekset filluan të preferonin pamjen e tyre  më natyrale. Ndërsa kujtimet e revolucionit filluan të zbehen, në fillim të shekullit të 19-të, grimi u përdor vetëm nga gratë. Grimi u kthye në etalon për dallimin e grave nga burrat, grimi impononte pamjen dhe seksualitetin femëror si virtytin e saj më të lartë.

Epoka ViktorianeNë kohën kur Mbretëresha Viktoria vendosi kurorën në vitin 1837, furdat në formën e ziles, të njohura si krinolina, po bëheshin gjithnjë e më të gjera, për të cilat kishin nevojë për më shumë palë fundesh.  Zonjat e atëhershme kalonin më shumë kohë në shtëpi, pasi familja dhe amësia konsideroheshin nga shoqëria si “shprehje e mjaftueshme emocionale për gratë”. Pamja e zbehtë, e dobët dhe e rënë ishte standard i bukurisë. Sipas artistit, studiuesit Alexis Karl, “tuberkulozi konsiderohej shumë i bukur dhe ishte në modë.” Grimi i përdorur nga zonjat e atëhershme ishte tepër i rrezikshëm. Plumbi, amoniaku dhe merkuri ishin përbërës të zakonshëm dhe Viktorianët ishin plotësisht injorantë për efektet e këtyre helmeve. Gratë ishin gati të sëmureshin që të dukeshin më bukur. Sigurisht, kjo tendencë  u shkaktua nga dëshira e meshkujve për gra të holla, të nënshtruara dhe të zbehta.

 Në prag të Shekullit të XX. Në 1890, u shfaq Vajza e Gibson. Ky është një ilustrim nga Charles Gibson, i cili e përcaktoi gruan e bukur të epokës. Nga fillimi i shekullit deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, gratë kudo përpiqeshin të garonin. Gruaja duhet të ishte e zbehtë, megjithëse jo me aq pluhur sa në epokat e mëparshme.Ajo mbante një korse të fortë, por fustanet ishin të ngushta për të treguar më shumë format e saj. Ideali për feminitetin ishte një figurë gruaje e hollë dhe e gjatë, busti i bëshëm dhe legeni i gjerë. Kjo pamje arrihej duke shtrënguar fortë belin me korse. Përveç që ishin në modë, vajzat e Gibsonit ishin fizikisht aktive dhe me shëndet të mirë. Ky ishte një rast tjetër i një standardi bukurie i shpikur nga një vizatim, ​​i pa frymëzuar nga një grua egzistuese.

Vitet 20-të Shekullit të XX. Shumë gra u aktivizuan si forcë pune gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe pas luftës, ato nuk dëshironin të hiqnin dorë nga pavarësia e tyre dhe nga punësimi. Në vitet 20, gratë fituan të drejtën e votës – atyre nuk u duheshin më grumbuj flokësh dhe korse! I ashtuquajturi “Flapper”çoi në një ndryshim të plotë në modë dhe trupin ideal femëror, i cili ngjante me një figure djaloshare. Kjo krijesë me temperament infantilo-erotike dukej e pafajshme dhe e dështuar; Dominonte shija për pamjet ekstravagante – flokët e shkurtër, çorape të shkurtra, buzëkuq të ndritshëm, me përbërje të fortë. Fundet ishin më të shkurtra se kurrë, duke lejuar gratë të lëviznin, të kërcenin dhe të argëtoheshin lirshëm. Një stili  i tillë i  jetës, i çliruar, përfundoi me fillimin e depresionit të madh botëror.

Vitet 30- dhe 40-të Shekullit XX. Fatkeqësisht, vitet 1930-40 përfunduan  keq dhe Depresioni i Madh e shtyu modën në plan të dytë. Gratë nuk mund të kujdeseshin më për figurën e tyre të dobët dhe rrobat e përsosura, kështu që lloji ideal i trupit u bë pak më ndryshe. Për shkak të mungesës së burimeve, dhe më pas racioneve të ushqimit gjatë Luftës së parë e të dytë botërore, gratë duhet të ishin krijuese me rrobat e tyre. Ata transformuan kostumet e burrave në veshje të përditshme. Ato rezultuan me shpatulla të gjera duke theksuar konturet specifike të trupit. Ndryshe nga stili i djemve të lezetshëm, atëherë gratë u përpoqën të dukeshin më tërheqëse dhe të theksonin figurën e tyre femërore. Askush nuk dëshironte të dukej e kequshqyer – madje reklamat e atëhershme këshillonin gratë si të shmangnin pamjen e të qenurit shumë të holla.

Vitet 50- dhe fillimet e vitetve -60. Depresioni dhe Lufta e Dytë Botërore mbetën histori dhe Amerika po pasurohej shumë për herë të parë pas vitesh. Njerëzit festonin dhe me atë kënaqësi erdhi një figurë femre pak më e plotë. Trupi femëror me formën e “orës së rërës” pëlqehej dhe vlerësohej shumë, siç dëshmohet nga modele të tilla si Marilyn Monroe dhe Grace Kelly.
Shumë njerëz mendonin se simbolet seksuale të viteve ‘50 do të perceptoheshin si masa të mëdha. Megjithëse ato ishin më të bëshme se modelet e sotme, dhe sipas standardeve të sotme, këto yje të kinematografisë janë të dobëta – por ato thjesht kanë gjoks.

Fundi i viteve 60- deri në vitet 90. Në vitet 1960 ndodhën ndryshime kulturore. Për  gratë, lumturia nuk ishte vetëm të pasurit e një shtëpie dhe një makinë dhe të  qendruarit në shtëpi si amvise. Të rinjtë u rebeluan kundër “shtrëngimit të rripave” të viteve ‘50, dhe Tuigi u bë modeli më i famshëm i epokës. Në vitet 1970, grave iu dha më shumë liri, por figura e dobët ende konsiderohej ideale. Grimi dhe moda ju afruan pamjes natyrale. Ato nuk dukeshin aq të guximshme sa në vitet ’60, dhe flokët e tyre ishin natyralë por shumë të gjatë. Epoka e Supermodeles filloi në vitet ’80. Gratë ishin të nxira, të gjata, të holla, por paksa si me trup atlete. Gratë  ndikoheshin më shumë nga modelet, sesa nga aktoret për modën dhe tendencat e trupit. Modelet ishin shumë më të dobëta se  gratë e zakonshme. Pikërisht kur u duk se trupi ideal nuk mund të ishte më i dobët, në fund të viteve ‘90 Kate Moss erdhi për të kandiduar për modelin më të dobët të gjitha kohërave. Britanikja 16-vjeçare, me “elegancën e saj prej heroine”, u bë super e famshme. E çuditshme është  që të dy epokat si viteve  90-ta si dhe epoka viktoriane i shikonin me mirësi njerëzit që vdisnin nga dobësia, pra nga anoreksia. Me modelet e tyre, vitet  ’90 paraqitën femrën ideale me përmasat më të dobëta anoreksike të historisë së njerëzimit.

Kush në të vërtetë është “perfeksioni”?  Për fat të mirë, njerëzimi hyri në një epokë në të cilën media filloj të festojë larminë e racave dhe llojeve të trupave me fizik të ndryshëm. Përpara Javës së Modës në New York në 2017, Këshilli Amerikan i Stilistëve të Modës dërgoi një rekomandim duke i kujtuar stilistët të kërkojnë modele të guximshme dhe një gamë më të gjerë të spektrit të tipeve të ndryshme të vajzave, duke thënë: “Java e Modës në New York është gjithashtu një festim i larmishëm i qytetit tonë, të cilën shpresojmë ta shohim në pasarelë mbi podium”. Kryesore është se standardet që kanë hyrë në historinë e bukurisë bazohen në vizatime ose piktura, fryt i imagjinatës njerëzore! Në ditët tona, Photoshop-i ka të njëjtin efekt, duke i bërë modelet e vogla të duken të paarritshme, perfekte. Është e pamundur të përjetosh një vepër arti imagjinare ose një fotografi të ndryshuar me mjeshtëri, qëndron larg realitetit. Pasi standardet kanë ndryshuar kaq shumë me kalimin e viteve (thjesht përpiquni të mbani sot  një model flokësh dhe grimin e viteve ‘80), kjo thjesht dëshmon se këto standarde janë vetëm parime të përkohshme. Trupi juaj nuk konsiderohet “i përsosur” sot ? Kujt i intereson! “E përsosura” është një iluzion që askush nuk mund ta arrijë. Pra, qëndroni të lumtur me trupin tuaj dhe kënaquni me të gjitha gjërat që përbëjnë unin tuaj të bukur dhe të papërsosur A3.

Shekulli i XXI. Me fillimin e shekullit të ri, kriteret për bukurinë femërore u përcaktuan me përmasat: 90-60-90,  gjatësia 1.75 cm. dhe pesha 55 kg . Masat “perfekte” nënkuptojnë qëndrimin pozitiv ndaj femrës, bukurisë dhe njohjes. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja-është shëndeti. Prirja është që gratë të jenë më të pjekura dhe të shëndetshme, por edhe tërheqëse. Sepse gruaja e sotme dëshiron të dallohet nga turma. Palestra hyn si një koncept themelor në fjalorin e tyre. Catherine Zeta-Jones, Monica Bellucci, Cindy Crawford,  janë fytyra të skalitura, me vështrim magnetik dhe këmbë të gjata, ky është simboli  femëror i shekullit XXI. Padyshim, kriteret për bukurinë do të ndryshojnë brez pas brezi, por një gjë është e rëndësishme -të na pëlqejë vetja ashtu siç jemi dhe të argëtohemi, duke u përpjekur për “përmasat e përsosura”! Sepse, është e vërtetë që bukuria e jashtme hap shumë dyer, por e kombinuar me shkëlqimin e brendshëm, bën mrekulli! Pra, të dashura zonja, jini të bukura, të qeshura, të sigurta dhe të vërteta, sepse… “Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që vesh, dekolteve të mëdha, figurën që ka, apo mënyrën e krehjes së flokëve! Bukuria e një gruaje duhet të jetë në sytë e saj, sepse kjo është rruga për në zemrën e saj!”