Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet ‘kalon’ te peshku. Sinjalizimi nga DEA, kapen 7 kg kokainë në një kontejner në portin e Durrësit ! Vetëm gjatë korrikut, u importuan rreth 12 mln euro peshk dhe prodhime deti.
Abuzimi/ Shqiptarët konsumojnë peshk kinez, ekuadorian, argjentinas, nga Turqia e largët, që vetëm transporti kërkon nga 1.5 deri në dy muaj për të ardhur në Shqipëri, pa llogaritur qëndrimin në frigoriferët kinezë, ekuadorian, maroken, spanjoll, Italian dhe disa raste deri në portet afrikane. Ligjet e konsiderojnë të ngrënshëm vetëm kur ka 12 ditë, por vendi ynë, edhe pse ka dete dhe liqene importoi në 1 vit mbi 2300 ton. Mungesa e etiketave, origjinës, pasojat tek konsumatorët dhe rreziku nga “pluhuri i bardhë” i cili sikurse u bë publike para disa ditësh po vjen nga vendet e Amerikës Latine, i fshehur nën petkun e tregtisë së peshkut. Madje një pjesë e drogës, kryesisht kokainës, përpunohet në Shqipëri dhe nga kompanitë e amballazhimit dhe konservimit shpërndahet nëpër Europë, vendet skandinave dhe prej andej futet në zemër të Europës. Burime të sigurta bëjnë me dije se institucionet e antidrogës dhe krimit ekonomik ,nuk ndërhyjnë për të hetuar me themel, këtë trafik të “pluhurit të bardhë’ ,pasi joshen nga “peshqeshet” e kapove të trafikut , të cilët janë të lidhur me krerët më të lartë të qeverisë dhe partisë. Shqiptarët konsumojnë peshk kinez “të freskët” që i duhet rreth 2 muaj të vijë në Shqipëri, ndërkohë sipas ligjeve ndërkombëtare, peshku i freskët konsiderohet i ngrënshëm për 12 ditë
01
Investigimi/ Abuzimi me produktet e detit, peshkun kinez e hamë për të freskët
Eksperti: Sasia e peshkut që Shqipëria importon është më e madhe se sasia e eksportit. Kjo do të thotë që dy në tre peshq që ne blejmë në dyqan janë të importit. Me të zbardhur dita Hasani merr rrugën për nga liqeni, aty ku gjuetarët e natës kanë siguruar një duzinë peshku, të cilët i kapin duke vendosur elektroda në ujë, në 110 volt të siguruar nga një transformator të lidhur me një bateri makine. I ngarkon në ca thasë plasmasi dhe në shtëpi i sistemon mirë në arka druri. Pastaj merr rrugën për në qytet, aty ku shpreson të shesë peshkun, me një çmim më të lirë se në dyqan. Hasani betohet se tregton peshk të freskët e se këtë zanat e kryen prej 17 vitesh. Thotë se edhe me shtetin është në rregull, pasi ka siguruar një licencë si tregtar ambulant. Si Hasani, janë një duzinë njerëzisht që sigurojnë jetesën duke shitur peshk që zor se dihet nga vjen. Jo vetëm në Shkodër ,por dhe në Lezhë, Durrës,Tiranë, Pogradec, Vlorë, Divjakë, Fier madje vitet e fundit edhe në Elbasan, do të gjesh tregtarë si ai. Peshkun e vendosin në arka të hapura, në karroca, në kosha, në govata plastike e çfarëdo lloj tjetër mjeti që të jetë e mundur.
Për korrikun e vitit 2021 importet për peshqit dhe kafshët guackore të nënujshme arritën në vlerën e 1.5 mld lekë, ose rreth 12 milionë euro, duke shënuar rekord historik të importeve për peshkun dhe kafshët guackore të nënujshme. Rritja e importeve për këtë kategori fiksohet në rreth 237 mln lekë më shumë se muaji qershor, rritje e cila llogaritet në vlerat e 15.62%.
Diku me një plasmas poshtë dhe diku direkt në kontakt me pluhurin e rrugës. Pastrimi i peshkut bëhet po aty në vend. Me gërshërët dhe thikat që mbahen përtokë peshkut i pastrohen luspat dhe pendët. Zorrët e peshkut hidhen përtokë në të njëjtin plasmas të improvizuar në mes të rrugës. Tregtimi, jashtë çdo standardi ligjor të higjienës duket se është problemi më i vogël që kanë konsumatorët me këtë produkt. Faktet e gjetura nga “T.Times” tregojnë se shqiptarët konsumojnë peshk të importuar, të cilëve u shitet si i freskët dhe vendas. Në të gjitha dyqanet që tregtojnë peshk, asnjëri prej tyre nuk deklaron peshk nga importi. Etiketat e origjinës mungojnë në çdo rast, por mbi të gjitha mungon data e skadencës.
02
Shqiptarët, të “uritur” për peshk, – Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe
Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji korrik ka shënuar rekord historik importesh për periudhën. Kështu muaji i fundit ku të dhënat e tregtisë së jashtme janë të disponueshme ka arritur të “thyejë” trendin duke tejkaluar madje edhe muajin Qershor. Për korrikun e vitit 2021 importet për peshqit dhe kafshët guackore të nënujshme arritën në vlerën e 1.5 mld lekë, ose rreth 12 milionë euro, duke shënuar rekord historik të importeve për peshkun dhe kafshët guackore të nënujshme. Rritja e importeve për këtë kategori fiksohet në rreth 237 mln lekë më shumë se muaji qershor, rritje, e cila llogaritet në vlerat e 15.62%. Sezoni turistik duket se ka kryer punën e tij ‘mjaft mirë’, duke bërë që efekti post-pandemik të jetë i papërfillshëm, ku kërkesa për produktet e detit të shënojë rritjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë, importi për produktet e detit shënoi rritje me 25%, rritje e cila fiksohet në shifrat e 380 mln lekë. Nëse do të krahasonim në terma vjetorë, pra periudhën nga fillimi i vitit deri në muajin korrik, për vitin 2021 dhe 2020, importi i produkteve të detit është rritur me rreth 1 mld lekë në 2021, rritje e cila fiksohet në vlerat e 17.38%.
03
Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet ‘kalon’ te peshku!
Sinjalizimi nga DEA: Kapen 7 kg kokainë në një kontejner në portin e Durrësit !
Kapen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit. I vetmi ndryshimi në dërgesën e fundit të kapur ishte se nga fshehja e saj në kontejnerët me banane ka ‘kaluar’ në kontejnerët me peshk dhe nënproduktet e tij. Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu pronari i saj. Nuk ka të ndalur kalimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë përmes Porti të Durrësit. I vetmi ndryshimi në dërgesën e fundit të kapur, ishte se nga fshehja e saj në kontejnerët me banane ka ‘kaluar’ në kontejnerët me peshk dhe nënproduktet e tij. Policia e Kufitare e Porti të Durrësi sekuestroi një sasi prej 7 kg kokaine, sasi që duhet theksuar se ishte e kontrolluar pasi në të ishte vendosur një GPS. Kokaina vinte nga Ekuadori dhe ishte e fshehur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerit. Ajo ishte e ndarë në 7 pako me peshë totale 7 kg. Kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk, ndërsa sinjalizimi për policinë shqiptare ishte dhënë nga DEA Amerikane, e cila kishte vendosur dhe GPS në kokainë.






















