Vdekja e çiftit nga zjarri në Gjirokastër, shkarkohet nga detyra drejtori i zjarrfikëses

261
Sigal

Është shkarkuar sot nga detyra kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga.

Mësohet se shkak për shkarkimin e tij nga detyra janë bërë ngjarjet e fundit me zjarret në këtë qark, ku u regjistruan edhe dy viktima, çifti Tatjana dhe Andrea Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli”.

Bizhga është shkarkuar me propozim të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndërsa është zëvendësuar nga gjenerali Pëllumb Shalari.