Qemal Shehu një kuadër dhe drejtues i Policisë të Shtetit

22
Sigal

(Me rastin e 100 vjetorit të lindjes)

“Fisi Shehajve ka ardhur në Luzat në fillim të shek. XIX nga rrethinat e Stambollit dhe u vendos në Luzat. I pari i tyre ishte Sheh Hyseni, i cili sot në fshat, ka Mekamin e tij dhe vendi quhet” Mekami i Sheh Hysenit”.

Moskë-1960

 

Aty ku malet kryelartë, kapin retë dhe rinë përballen e supë me supë me njëri tjetrin, e kuvendojnë hijerëndë dhe Vjosa dhe Drino i ndanë në mes, ndodhet Tepelena. Janë këto male të larta e plot madhështi, të dala nga toka mëmë dëshmitare të historisë labe. “Malet në të dy anët – thotë Pukvili – kishin pamjen sikur i kishte coptuar dikush për t’i ndarë veç e veç, për t’i bërë rrugë ujit, që mblidhej në kraharorin e Vjosës.” Në shpatin e malit Shalëz, pranë rrugës për në Gjirokastër në krahë të djathtë të saj, me një fushë të vogël përpara, ndodhet Luzati; rreth 3.5 km nga Tepelena i vendosur në një vend shkëmbor i mbuluar me pyje, me drurë gjithllojësh, i japin një bukuri të rrallë me pamje piktoreske dhe klimë të shëndetshme me lartësi 350 m. mbi nivelin e detit.“ Me t’u larguar – thotë Pukvili – pranë ca burimeve që rridhnin nga rrëza e malit Argenik (mali Shalëzit sot B. Q) mbërrita në pikën ku bashkohet Celydnus ose Drinopolis (lumi Drino sot B.Q) me Vjosën. Në bregun e majtë ose perëndimor Celydnus (Drino sot) në një mëngjez të mrekullueshëm, lugina dukej me një bukuri të rrallë.”

Dita-daljes-në-pension

 

Nga shpati i malit Shalëz buron Uji i Ftohtë i Tepelenës, një Perlë e Luzatit dhe e Labërisë në brigjet e lumit Drino. Në lindje të ujit të Ftohtë në shpatë të malit, ndodhet Luzati me një bukuri të rrallë natyrore. Familja e Shehajve banonte në krye të fshatit, e cila qëndronte si “Ballkon” nga ku vështroje të gjithë luginën e lumit Vjosa dhe Drino. Ky vend banimi, ku jetonte familja e Hysen Shuaip Shehut, ishte një vend i sigurt i përshtatshëm  për të jetuar dhe siguruar burimet për të gjithë fisin e Shehajve. Fisi Shehajve ka ardhur në Luzat në fillim të shek. XIX nga rrethinat e Stambollit dhe u vendos në Luzat. I pari i tyre ishte Sheh Hyseni, i cili sot në fshat, ka Mekamin e tij dhe vendi quhet” Mekami i Sheh Hysenit”. Në këtë familje në pranverë të vitit 1924, më 15 mars lindi Qemal Hysen Shehu, fëmija i dytë i Hysenit dhe Adile Klosit. Familja e Qemalit ishte në gjëndje të mirë ekonomike, me lindjen e Qemalit, gjyshi i tij Shuaipi i thotë të birit Hysenit, – “ Hysen mer dyfekun dhe dil në oborrin e shtëpisë dhe qëllo me dyfek, të marrë vesh fshati, sipas traditës labe, se në fisin e Shehajve lindi djalë”. Familja e Hysen Shehut ishte një familje e madhe e përbërë nga pesë fëmijë tre djem: Qemali, Njaziu, Eqeremi dhe dy vajzat Naxhia dhe Zydia. Në këtë familje të madhe lindi dhe u rrit Qemali, ku nëna e tij Adile Klosi, nga fisi i dëgjuar nga Klosi, një derë e madhe dhe  e dëgjuar në Mallakastër dhe më gjërë, për atdhetarizëm e patriotizëm , që në djep, me ninullën e saj i mëkoi Qemalit, bashkë me qumshtin dashurinë për atdheun, shkollën, punën dhe shokët. Qemali si djali i madh i familjes së Hysen Shehut, nëna Adilia u interesua që ai të shkollohej. Arsmin fillor e kreu në Luzat më pas ai mbaroi 6 vjetë Liceun e Gjirokastrës. .Pushtimi fashist i vendit i preu ëndrat e tij për shkollimin e mëtejshëm, por ai kreu shkollën e luftës për çlirimin e vendit. Ai si të gjithë moshatarët e tij, ndjeu peshën e rëndë të regjimit të kohës; dhe pushtimin fashist të vendit e priti me indinjatë dhe urrejtje të madhe. Kur në fshat erdhën të deleguarit e qarkorit të Gjirokastrës Ago Çeli dhe Bexhet Mema, më 22 dhjetor 1942 dhe u bë betimi i fshatit, që do të lidhej me LANÇ – in dhe nga fshati dolën 22 partizan midis tyre edhe dy vëllezërit e mëdhenj Qemali dhe Njaziu të mbështetur edhe nga prindërit e tyre.

25-vjetori-brigadës-12

Ata u rreshtuan në formacionet partizane, fillimisht në Grupin e 3- të Partizanëve Mallakastrës dhe më pas në Br.12.S, që u formua në Sukë të Përmetit. Pushka e vëllezërve Shehu, Qemal dhe Njazi, u dëgjua kudo që luftoi Br.12. S. në të gjithë vendin nga jugu në veri, sidomos në luftimet në Tendën e Qypit, në Paraspuar, në Qafën e Kiçokut, në Kurvelesh, në Himarë, Borshë, Sarandë, Llogara për çlirimin e këtyre zonave nga pushtuesit dhe tradhttarët e vendit, të cilët u dalluan për guxim, trimëri duke luftuar heroikisht. Me çlirimin e vendit nga pushtuesit Qemali filloi punë në organet e MPB. Ndërkohë ai vazhdoi studimet  në një kurs dy vjeçar për punë Partie ku u  dallua në mësime. Për t’u aftësuar më tej në 1949 ai shkon për studime në BS (sot Rusia) për t’u kualifikuar si kuadër i lartë në specialitetin e artilerisë. Studimet i mbaroi me rezultate shumë të mira. Me kthimin në atdhe më 1959 kreu një kurs një vjeçar për policinë. Qemali tashmë një kuadër i lartë dhe me përvojë të madhe, në fushën e policisë së shteit. Ai kreu detyra të ndryshme si Shef Policie në DPB Fier. Më 1960 shkon për t’u kualifikuar në BS për Kriminalistikën, të cilin e mbaron me rezulatete të mira. Me kthimin nga BS emërohet Shefi Policie në qytetin e Durrësit.

Qemali tashmë me një përvojë të madhe në Policinë e Shteti dhe në fushën e kriminalistikës, për punë të mirë dhe aftësi në fushën e kriminalistikës në 1966 emërohet shefi i Qëndrës Shkencore të kriminalistikës në MPB dhe më pas kalon shef Cikli për Policinë e shtetit në Shkollën e MPB ( sot Akademia e Rendit). Më 1967 për punë të mirë emërohet komandant i Shkollës së MPB. Më 1968 emërohet Kryetar i Ndjekjes së krimeve në Drejtorinë e Policisë (1968) dhe më pas Kryetar i Degës së Sigurimit në Drejtorinë e Policisë (1969) deri sa doli në pension më 1978. Të flasësh për personalitetin e Qemalit, është tepër e vështirë, por edhe njëkohësisht një detyrim e përkushtim, për karakterin e spikatur të tij, si një kuadër modest, i aftë , i përkushtuar për punën, për drejtimin dhe organizimin e punës për zbulimin dhe shmangien e krimeve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues. Kisha dëgjuar për Kolonel Qemalin nga bashkëfshatarët e mi, por unë atë e kam njohur pas  viteve 90, kur u riorganizua Shoqata Luzati në Tiranë. Për Qemalin rruaj kujtimet më të mira për atë. Kolonel Qemali ka qënë gjithmon vetvetja në çdo kohë, kishte një individualitet superior i shprehur nëpërmjet punës pa pretendime për tu dukur. Pasuria më e madhe e tij është personaliteti njerëzor dhe sjellja e kulturuar me kolegët eprorët, vartësit dhe  njerëzit. Dituria intekektuale dhe profesionale janë vellua  e artë, që ia zbukurojnë personalitetin e tij shoqëror. Postet e larta, përfitimet hierarkike, privilegjet e pushtetit nuk e kanë larguar nga burimi i brendshëmi i qetësisë, që e ka gjetur në familje dhe shoqëri. Eshtë i dashur me të vërtetën  dhe i rreptë me padrejtësinë. Nuk  ka bërë kompromis me karakterin e tij dhe i ka qëndruar  përballë përfitimeve e të mirave material tepër tunduese.

“Pushka e vëllezërve Shehu, Qemal dhe Njazi, u dëgjua kudo që luftoi Br.12. S në të gjithë vendin nga jugu në veri,  sidomos në luftimet në Tendën e Qypit, në Paraspuar, në Qafën e Kiçokut, në Kurvelesh, në Himarë, Borshë, Sarandë, Llogara për çlirimin e këtyre zonave nga pushtuesit.”

Fier-1957,-shef-i-policisë

Ai është i paisur me dhunti shpirtërore të atillë, që e bëjnë të lumtur kur dhuron lumturi tek të tjerët. Pasuria shpirtërore, është pasuria më e madhe, që bënë dallimin mes njerëzve. Lumturinë e vet, veç të tjerash e sheh të përfshirë te ushtrimi i profesionit për t’u shërbyer atdheut dhe të kryente me sukses detyrën e ngarkuar, me dinjitet dhe me përkushtim. Lumturia për njeriun, është e lidhur me botën shpirtërore të individit, se si koncepton dhe çfarë pretendime ka për jetën. Njerëzit me ndjenja të mëdha shpirtërore, dhe me aftësi të mëdha profesionale janë të ndjeshëm dhe shumë human në shoqëri. Dhe ja si e portretizon një koleg, vartës dhe më pas zv/vëndës i tij, Ferat Janushi nga Vranishti i Vlorës :-“ Cilësitë e spikatura të tij, unë si oficer i ri, i konstatoja në mbledhjet që organizonte me ne, ku veç analizave të punës, ai na jepte përvojën e tij për kryerjen me sukses të detyrës. Cilësitë dhe virtytet, që ai kishte, për mua dhe kolegët e mi ishin shëmbull që duhej ndjekur për kryerjen e detyrës. Qemali ishte i prerë në detyrë, ai manifestonte profesionalizëm, seriozitet dhe ndershmërinë në kryerjen e saj. Në rast shkelje të normave të punës, ai ishte i ashpër dhe i papajtueshëm, nuk iminimizonte përgjegjësit, përkundrazi i luftonte ato me forcë, që ato të mos përsëriteshin, por ndërkohë i ndihmonte vartësit e tij për kryerjen e detyrave me këshilla dhe si duhej të kryheshin. Këto cilësi dhe virtyte, që kishte, e bënin atë një kuadër e drejtues dinjitoz të policisë së shtetit, duke fituar respektin dhe admirimin e vartësve, kolegëve dhe eprorëve.” Ndërsa bashkfshatari i tij, kuadër i lartë i Ushtrisë Shqiptare, ish Komisar Brigade Abedin Qëndro thotë: “ Qemalin e ka karakterizuar thjeshtësia, ndershmëria dhe dashuria për Luzatin dhe bashkfshatarët e tij.

Permet,-20-vjetori-i-brigadës-12

Ne mburreshim me Qemalin dhe e kishim si model i një intelektuali të mirëfilltë e me vizion në kryerjen e detyrës së ngarkuar.” Është fakt tepër intersant dhe shumë domethënës, se Qemali gjatë gjithë karrierës së tij shumvjeçare në organet e policisë së shtetit, nuk ka patur as vrejtjen më të vogël apo ndëshkim disiplinor. Kjo tregon aftësinë, korrektësinë dhe përkushtimin e tij të veçantë ndaj kryerjes së detyrës fuksionale dhe aftësitë komunikuese me eprorët, kolegët dhe vartësit. “ Njeriu i suksesshëm – thotë Konfuci – është nga natyra i çiltër dhe i prirur për drejtësi.” Qemali përfaqëson ushtarakun tipik i arsimuar brenda dhe jashtë vendit tonë, i cili e shihte karrierën dhe detyrën të lidhur ngushtë, me studimin e pandërprerë me kualifikimin që është burimi i kryerjes me sukses të detyrave të ngarkuara, në përputhje me zbulimin, parandalimin e krimeve në çdo detyrë, që ka kryer në vendin tonë. Me daljen në pension Qemali nuk e ndali veprimtarinë e tij dhe nuk hoqi dorë nga puna e tij intelektuale. Dalja në pension, nuk e bëri aspak indiferent, apo të mbyllej në guackën e një pensionisti, që të shihte hallet e veta, sepse kjo nuk ishte në natyrën e tij. Ai u atashua në organizatën e Veteranëve të LANÇ-it, në Shoqatën  Atdhetaro- Kulturore Luzati, ku dha një ndihmesë me shkrime të ndryshme për Luftën Nacionalçlirimtare, në shtypin periodik të vendit. Ai mbajti lidhje të ngushta me bashkfshatarët duke dhënë një ndihmës për zgjidhjen e problemeve, që kishte fshati. Detyrat shoqërore janë mjaft të vështira, por jo për karakterin e Qemalit, i cili ishte një veprimtar shumë i mirë i oeganizatës së Veteranëve të luftës dhe të Shoqatës Luzati.

Bashkim Qeli