Prof. Zaho Golemi: Gjaku anglez, amerikan, izraelit për Shqipërinë

864
Sigal

Krahas shqiptarëve që ranë për vendin e tyre në tokën tonë, ranë edhe amerikanë, anglezë, italianë, izraelitë  që meritojnë nderim, mirënjohje dhe vlerësim nga Shqipëria dhe shqiptarët

 

Gjaku anglez, amerikan, italian dhe izraelit në venat e lirisë së Shqipërisë

 

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

 

Ata janë dëshmorë për Shqipërinë. Erdhën si miq dhe aleatë, anglezë dhe amerikanë që ndihmuan shqiptarët në Luftën II Botërore, por kishte edhe italianë që erdhën si pushtues dhe u bënë partizanë pas katër vite lufte; të tjerë ishin hebrenjtë që shqiptarët i mbrojtën si bijtë e tyre dhe disa prej tyre dolën malit kundër fashizmit dhe ranë për Shqipërinë e lirë. “Lufta” për dëshmorët e Atdheut, ka qenë objekt i tre dekadave të fundit, ku me pa të drejtë politikanët “rrëmbejnë” penën e historianit dhe shpalosin “dituritë historike”. Fakt është se shifrat e deklaruara në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 janë e duhet të jenë vetëm atribut i kompetentëve. Krahas shqiptarëve që ranë për vendin e tyre në tokën tonë ranë edhe amerikanë, anglezë, italianë, izraelitë etj. Dhe që meritojnë nderim mirënjohje dhe vlerësim nga Shqipëria dhe shqiptarët.

Dhjetë ushtarakë amerikanë-dëshmorë për Shqipërinë

Fakt është se dhjetë ushtarakë amerikanë ranë dëshmorë në Shqipëri për kauzën e madhe antifashiste gjatë Luftës II Botërore, kur një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në malet e Sheperit të Zagorisë. Janë dhjetë ushtarakë që ranë në emër të një kauze të madhe. Instancat shtetërore shqiptare mund e duhet ta zbardhin plotësisht ngjarjen, edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë kohore. Amerikanë e shqiptarë ishin në një front të përbashkët lufte. Në Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura gjendet një dokument që flet qartë. Është dhe letra e Kapiten Thomas Stefan, shef i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë që i drejton Komandës së UNÇSH, në datën 25 maj 1945, dhe që kërkon leje nga autoritetet ushtarake shqiptare për të dërguar në Shqipëri me automobil nga ana e Greqisë një personel amerikan prej dy veta, për të regjistruar varret e personelit amerikan të rënë në tokën shqiptare nga rrëzimi i një avioni amerikan në Sheper të Zagorisë. Edhe në fillim të shtatorit 2009 një ekip amerikan ka shkuar në AQFA-së, ku ka konsultuar dokomentacionin që gjendet në Arkivin ushtarak shqiptar. Amerikanët Danz Edward Blasser dhe Trent Arthur Zuetlau ishin të zyrës së njerëzve (personelit) të humbur në luftërat të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. Ata konsultuan dokumentet e viteve 1944-1946, që u përkasin fondeve arkivore të Shtabit të Përgjithshëm, dosjet 180, 299, 368, Viti 1945 që bëjnë fjalë për “Listat emërore të Ministrit amerikan në Shqipëri”; “Korrespondencë e Komandës së Përgjithëshme me misionin ushtarak amerikan, për lejimin e hyrjes në Shqipëri të dy ushtarakëve amerikanë, për të regjistruar varret e 10 ushtarakëve amerikanë të rënë në Sheper të Zagorisë në Gjirokastër” dhe “Kërkesë Komandës së Përgjithëshme dërguar misioneve ushtarake angleze, amerikane, italiane dhe franceze”. Kapiten Thomas Stefan, shef i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, i drejton Komandës së UNÇSH, më datën 25 maj 1945, këtë dokument:

“Gjeneral McNary, Nënkomandant i Ushtrisë Aliate të Mesdheut, dëshiron leje nga autoritetet ushtarake Shqiptare të dërgojë në Shqipëri me automobil nga ana e Greqisë këtë personel amerikan për të rregjistruar varret e personelit amerikan që ranë në fushën e nderit në tokën shqiptare:

Toger Leo E. Tritschler,

S/Sgt. Bertram Wgorman,

T/5 Donald W. McKensie,

Sgt. Arthur Shelton,

Pvt. Dean P. Harston,

Pvt. Coy Breeden,

Pfc. Abraham M. Kalina,

Pfc. Leland H. Alley,

Pfc. Frank Wade, dhe

Pvt. Asbury Ball.

Një përgjigje e shpejtë të kesaj kërkese do të çmohet fort”. (Marrë sipas origjinalit nga AQFA, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm, dosja 299, Viti 1945).

Ligji nr. 109/2018, datë 20.12.2018, Për statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, nenin 5 “Kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut” në pikën “gj” thuhet: “Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacioneve të ushtrive aleate në Luftën e Dytë Botërore, në ndihmë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, të cilët kanë humbur jetën brenda territorit të Shqipërisë”. Prandaj është detyrim ligjor që ish-ushtarakët amerikanë duhet të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”: Toger Leo E. Tritschler; S/Sgt. Bertram Wgorman; T/5 Donald W. McKensie; Sgt. Arthur Shelton; Pvt. Dean P. Harston; Pvt. Coy Breeden; Pfc. Abraham M. Kalina; Pfc. Leland H. Alley; Pfc. Frank Wade; Pvt. Asbury Ball.

Dyzetë e gjashtë ushtarakë britanikë-dëshmorë për Shqipërinë

Ata ranë në rrethana nga më komplekset në hapësirën administrative shqiptare dhe meritojnë të shpallen me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”. Ja ish-ushtarakët britanikë që ranë në Shqipëri: A. F. C. Nicholls, nënkolonel, komandant dhe shef i shtabit të Gardës Goldstream, i cili është dekoruar me Kryqin e Gjergjit pas vdekjes dhe me Gradën “Gjeneral”; G. E. Layzell, major i Regjimentit të Lankashirit Jugor; S. P. Martin Leake, major i Trupave të Zbulimit; G. A. Parsons, M. C. Kapiten i Forcave Këmbësore të Somersetit Komando; A. Careless, Kapiten i Korpusit të Blinduar Mbretëror; P. B. Whitehouse, Kapiten i Xhenios Mbretërore; M. S. Macpherson, Kapiten i Forcave Detare Mbretërore; W. J. Hiles, Kapiten i Forcave Detare Mbretërore Komando; G. B. Banting, M. A. Prift ushtarak i Departamentit të Forcave Mbretërore Komando; R. E. Stanley, Oficer fluturimi i Forcave Ajrore Mbretërore; J. G. Douglass, Toger i Forcave Ajrore Mbretërore; R. N. Cullen, DFC, Toger i Forcave Ajrore Mbretërore; A. M. Sennett, Toger i Forcave Këmbësore të Lehtë Malore; J. A. Coyle, Toger i Artilerisë Mbretërore; H. Aveyard, Toger i Forcave Këmbësore të Lehtë Malore; P. V. Waddell, Kapter i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane; J. S. Bain, Kapter i Forcave Detare Mbretërore; D. Stott, Tetar i Forcave Ajrore Mbretërore; S. G. Roberts, MM. Tetar i Forcave Këmbësore të Lehtë Malore të Durhamit; J. L. Devine, Rreshter dhe Inxhinier i Forcave Ajrore Mbretërore; V. J. Morgan, Rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore; D. H. Potter, Rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane; H. V. Button, rreshter i Regjimentit të Blinduar Mbretëror; F. C. R. Burlefinger, rreshter, ndërlidhës dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; W. Tubberdy, rreshter, ndërlidhës dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; E. B. Childs, rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore; E. D. S. Tennant, Rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane; J. G. Stewart, rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore;J. E. Moores, rreshter i Regjimentit Mbretëror të Komandws sw Norfolkut; G. N. Brooks, reshter i Forcave Ajrore Mbretërore; S. Newman, rreshter, ndërlidhës dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; D. C. Murrell, rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore; G. Gardner, rreshter i Forcave Ajrore Mbretërore; H. Williams, rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; W. Ellam, rreshter, ndërlidhës dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; D. M. Turner, rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretërore; D. W. Rockingham, ushtar i Forcave Zbuluese Mbretërore; G. S. Pratt, marinar i Forcave Detare Mbretërore Komando; J. V. Salt, marinar i Forcave Detare Mbretërore Komando; W. J. ST. Ange, marinar i Forcave Detare Mbretërore Komando; N. Swanney, ushtar i Forcave Këmbësore të Lehtë Malore; A. Barr, ushtar i Forcave Këmbësore Mbretërore; A. J. D. Clarke, ushtar i Artilerisë Mbretërore; R. Pincher, marinar i Forcave Detare Mbretërore; H. Gee, ushtarak i Regjimentit Special të besueshëm; J. Casey, ushtar i Forcave Këmbësore të Lehtë Malore. Nderimi për ish-ushtarakët britanikë dhe familjet e tyre është nderim për Shqipërinë dhe për miqësinë Shqiptaro-britanike si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Presidenti i Shqipërisë, u dha më 2012 pas vdekjes “Medaljen e Artë të Shqiponjës” të 46 ushtarëve të huaj të Komonuelthit, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore me motivacion:“Në mirënjohje për aktin e tyre sublim ku sakrifikuan jetën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të lirisë dhe paqes së kombeve”. Titulli “Dëshmor i Atdheut” për 46 ushtarakët britanikë është vlerësim, nderim, detyrim dhe respekt për vlerat e antifashizmit botëror në këtë prag 75 vjetori të çlirimit dhe fitoren mbi fashizmin nga kualicioni antifashist botëror.

114 ish-partizanë italianë ranë dëshmorë për Shqipërinë

Italia është fqinji ynë i përjetshëm në halle e gëzime. Ish-partizanët italianë që janë rënë në Shqipëri janë mbajtur me “hatër”. Fakt është se ata janë shpallur dëshmorë. Janë burra dhe djem që erdhën si pushtues por “baballarët” e kombit të tyre dështuan dhe kapitulluan në tokën shqiptare. Shqiptarët e ruajnë në memorien e tyre betejat me fashistët italianë dhe më vonë lufta e përbashkët në një llogore e partizanëve shqiptarë me partizanët italianë. Ata luftuan dhe fituan bashkë. Ranë dëshmoërë në fushëbetejë dhe ngelën përjetësisht në memorien, nderimin dhe respektin e shqiptarëve. Ja dëshmorët italianë të rënë në tokën shqiptare: Agustin Mario, Aleksandro Bacco, Alessio Orlando, Alfredo Sebastiano, Angelo Giusseppe, Antonello Gemi, Antonellio Martino, Antonio Pertola, Antonio Luigjo, Antonio Petonia, Antonio Maneli, Antolio Germaci, Aurelo Starocci, Bagetta Regio, Baltini Astori, Baltoroni Antonio, Bisconti Carlino, Bruno Domenico, Celentano Alfredo, Centola Antonio, Chscitiu Postribo, Ciani Osvaldo, Cio Theni, Ciuncunelo Amintore, Costaldo Giussepe, Costani Armando, Costani Armando, Costanzio Orlando, Cronore Mario, Daniele Alian, Mario Markuci, Ximio Micele, Zurlo Michelangelo etj, gjithësej 114 dëshmorë italianë që gjakun e derdhën në tokën shqiptare. Vendimet për shpallje dëshmor të Atdheut janë marrë në vitet 1972, 1977, 1984 dhe në vitin 1990.

Nëntë hebrenj-dëshmorë për Shqipërinë

Ishin kombi më i përndjekur nga nazistët në LIIB, por që patën edhe miq besnikë për kokë, një popoll i tënë që dinte t’i mbronte miqtë me besnikëri dhe besë. Dhjetra e qindra bij të kombit izraelit u përbashkua me strukturat e forcave antifashiste shqiptare, dhe që prej tyre nëntë hebrenjtë që ranë dëshmorë në Shqipëri. Më konkretisht: David Juda Kohen, Baruh Isak Baruh, Leo Tyjeri, Jakov Avramoviç, Jusef Solomon Konforti, Jusef David Bivas, Jakov Josef Bahar, Zhak/Isak Emanuel Ruben dhe Dario Zhak Arditi. Hebrenjtë e shqiptarëzuar parapëlqenin të ishin “pjesëtar” të familjeve shqiptare, pavarësisht origjinës së tyre. Ata nuk shkelën por bujtën si miq në vatrat e familjeve shqiptare, ku gjetën mbrojtje e strehim gjatë Luftës II Botërore, nga Jugu në Veri deri në Kosovë, nga Durrësi në Pogradec e Berat duke lidhur miqësi të përjetëshme me “Tokën e Besës”. DPASH disponon një sasi të konsiderueshme dokumentacionesh të fotografuara me listat e familjeve që kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë në vitin 1935-1944, faksimile të lejeve për hyrjen e personaliteteve të shquara, siç është ajo e profesor Nobert Joklit që bashkë me Frank Gunjurgerin kanë kërkuar të marrin shtetësinë shqiptare në vitin 1939. Bile dokumentat flasin edhe për shkencëtarin e famshëm Albert Aishtajn. Të rënët shqiptarë, me emrin “dëshmor”, përllogariten nga të rënët në fushëbetejë nga formacionet e cetave, batalionet e brigadave partizane, si dhe shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë, shqiptarë të asgjësuar në 23 kampet gjermane dhe që janë pa varre, të asgjësuar në kampet në Greqi, në Itali, në kampin e Mathauzenit, në kampin e Aushvicit në Poloni, në kampin e Prishtinës, në kampin e Zemunit në Jugosllavi, në kampin e Bitolës në Maqedoni, në kampin e Strugës në Maqedoni. Fakt është se çështja e dëshmorëve nuk është vetëm çështje morali, por thelbësisht çështje identiteti. Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së Shqipërisë, që i ka rrënjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së shqiptarëve. Dëshmorët i përkasin kombit, nderimit të përjetshëm, edhe kur ata kanë qenë të huaj aleatë e miq por që ranë në tokën shqiptare dhe për tokën shqiptare. Shqiptarët nderojnë dëshmorët e tyre dhe ata të huaj që derdhën gjakun në venat e Shqipërisë. Me këtë nderim shprehet emancipimi kombëtar, shoqëror, polititik dhe kulturor. Dëshmorët e atdheut meritojnë të jenë bashkë, qofshin ata shqiptarë ose edhe të huaj që kanë rënë për Shqipërinë. Kompleksi i “Varrezave të Dëshmorëve të Kombit” ka monumentin “Nëna Shqipëri”, 12 metër i lartë me piedestal tre metra, një statujë betoni që daton vitin 1971, e veshur me pllaka mermeri, ku është shkruar “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”, me autorë skulptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri. Kompleksi monumental i “Varrezave të Dëshmorëve të Kombit” ka gjithësej 839 varre të vendosur në tetë blloqe me nga 96 varre ose 768 varre, ndodhen në pjesën lindore të kompleksit, në bllokun e 5-të janë 104 varre për dëshmorët e rënë jashtë territorit të Shqipërisë, në Kosovë dhe në ish Jugosllavi; një bllok me 46 varre ku 24 varre janë oficerë aviatorë të rënë në detyrë, 20 varre të policëve të vrarë në krye të detyrës mbas viteve 1990. Në gjithë vendin ndodhen 34 varreza dëshmorësh; ndërsa të huajt që ranë për Shqipërinë kanë një memorial vetëm 46 ish-ushtarakët britanikë të rënë në Shqipëri dhe që mungojnë varrezat monumentale për amerikanët, italianët e izraelitet e rënë në tokën shqiptare.