Dhuna ndaj artistëve të TK, shpërthim i urrejtjes primiteve atërore ndaj tyre e Edvin Kristaq Mafisë!

368
Sigal

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, sot në një akt të paregjistruar kurrë në historinë e një vendi të lirë por në fakt as në historinë 107 vjeçare të shtetit shqiptar, Edvin Kristaq Urrejtja urdhëroi me Vasal Kimikun e tij dhe badiguardin e eskobarit Geron Velinë goditjen, keqtrajtimin e artisteve si Robert Budina për fajin e vetëm se ata po mbrojnë nga shembja, të pamposhtur me guxim, qendresë të jashtëzakonshme një simbol të çmuar të kombit, kulturës dhe kryeqytetit të tij, Teatrin Kombëtar.

Sot duke goditur artistët dhe intelektualët e vertetë të kombit narkoshteti, kryehorri i tij me narkohorrat e vet kanë goditur dhe keqtrajtuar çdo qytetar të Shqipërisë dhe çdo shqiptar të vertetë kudo që ndodhet për aq sa kultura kombëtare është e shenjtë dhe e paprekshme.

Ky akt përbën një dhunë dhe terror të pashembullt ndaj kulturës së kombit tonë dhe ndaj identitetit të tij qe ka si shtylla kryesore, gjuhën dhe kulturën tonë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar të një klike drogmenësh dhe hajdutësh antikombetarë kriminalë e trafikantësh dhe hajdutësh të kryesuar nga kreu i meduzës, shpreh nderimin tim me të madh ndaj artistëve që po sakrifikohen për vlerat që besojnë dhe që në vend të transaksioneve të pista të kryehorrit të narkoshtetit kanë zgjedhur rrugën e dinjitetit njerëzor, mbrojtjes së palëkundur të interesit publik.

Ata ditë e natë po luftojnë si luane të vertetë, dhëmb për dhëmb me kreun e meduzës, narkohorrat dhe klientelën e tyre të urryer të kakistokracisë.

Iu bej një thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë të mbështesin qëndresën epike të artistëve trima dhe guximtarë gjer në fitoren e drejtë të kauzës së tyrë që do jetë një fitore për mbarë kombin shqiptar! Rama ik! Fitore! sb