Prof.Inxh.Av.Sazan Guri: Shtatë rregulla si të kuptosh që gjuha gegnishte ka pjellë gjuhët e botës

SHTATË RREGULLA SI TË KUPTOSH QË GJUHA GEGNISHTE KA PJELLË GJUHËT E BOTËS

Nga Prof.Inxh.Av.Sazan GURI

Sigal

 

Në librin e botuar për së dyti herë ‘SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN, ANGLISHTEN…………. ME GEGNISHTEN…’, (Fjalor Krahasimor i Gjuhëve Bija me atë Mëmë) kam trajtuar një çështje që iu intereson çdo shqiptari që pa qenë gjuhëtar mund të dijë të mbrojë vlerat e gjuhës shqipe, për rrjedhojë vlerën më autentike të këtij Kombit të vet!

Jo se ç’kam bërë apo kushedi ç’bëra, se ato aty ishin, por Zoti mbas 40 vjetëve lexim e këndim të disa gjuhëve të Evropës si anglisht, italisht, frëngjisht, më dha një mënyrë të menduari që s’më kishte shkuar në mendje kurrë, gjatë kohës që unë mësoja këto gjuhë qysh me rininë time si në këto shtatë ‘shpikje’ më poshtë gjithmonë sipas trurit tim, por kam dëshirë shumë të më kundërshtoni si p.sh.,:

1.Rregulli apo ligji natyror apo fizik është se nga e thjeshta mund të shkohet te e përbëra, dhe jo e kundërta sikundër shpjegojnë ca filolog me zë se fjalët e thjeshta të shqipes vijnë nga fjalët e përbëra të gjuhëve të Evropës, ku pa frikë mund t’i etiketosh për djallëzi, keqdashësi, apo tradhëti ndaj të vërtetës! Psh fjala vjet e shqipes vjen nga veterano e latinishtes, turp e faqezesë, sepse gjuha shqipe e ka vjet, vite, vjeç, i, e vjetër, vjetëruar, pastaj prej viteve të shumta në luftë apo në punë vjen ajo veteran….e kështu plot të tilla…..

2.Gjuha shqipe është gjuhë e natyrës, ku fjala shpreh jehonën e veprimit, apo të gjësë në natyrë, qoftë ajo e kafshëve, e njeriut, e procesit, pra e gjurmës që veprimi lë në natyrë, etj. Fletë – që bën fl, fl, fshesë që bën fsh fsh, pëshpërimë që bën psh psh, etj. Ose gur, që bën gr gr kur rrëshqet, ose uji që gurgullon kur kalon nëpër gurë, prej nga vjen sicuro – i sigurtë që nuk flet. Prej gurit vjhen vjen gurthe për garth që rrethohej kopshti në kohën e fermave bujqësore diku në vitet 7-6000 p.e.s., , pastaj guard që mbroj me gur pronën, pastaj sigurare, pastaj augurare – me vë një gur për fillim në ndërtimin e shtëpisë, prej nga vjen auguri – uroj, pasta inagurare me dy fjalë të pastra të shqipes që dtth e nis me një gur të guri i qoshes te themeli i shtëpisë që ndërton që zakonisht e vendos kumbari, etj., etj.

3.Nëse do të mësosh gjuhët e huaja, mjafton të mbash mend rrokjen e parë të tyre, e cila është rrokje apo fjalë mot a mo dhe tipike dhe që i përket vetëm gjuhës shqipe, si psh. kre – krijoj, kryetar, kreshnik, creature, crest, krisht, create, kreu kapitull, kremidhe, gr. – kre mbi dhe, krenar – koka lart, kren – croën – kuron, përkrenare, ose kapar-kap arën sa të më kthesh borxhin fjalë e drejtësisë, nga kap vjen capture, kapito, copy – fjalë amerikane në filma e kapa e kuptova, marrje, etj.

4.Nëse kemi një fjalë në gjuhët e Evropës, po t’i hiqni fjalëve të tyre rrokjet nga fundi, si atë të katërt, të tretë apo të dytë, ajo që ngelet nuk ekziston në gjuhët e tyre p.sh., për termat principal, princip, principat, princ, prina greqisht, etj., rri stoike fjala shqipe – pri; apo iniciare që të parë ka fjalën shqip nis, apo farfara gjysh në suedisht ka fjalën far, apo farmaci greqisht ka fjalën far prap, nga vjen farm ferm, fermer anglisht, tokë ku hidhen farëra, etj…ose ballare – kërcej në italisht vjen nga val, valoj ku kërcen uji, prej nga vjen value angl. – vlerë, evaluate, vallxoj, vallxim, valle, ballo, balare, balet, valltar, etj., pa fund, pra fjalët shqipe thot i madhi Zheji – operatore të lira……, ose E. Çabej – cerdhe fjalësh.

5.Dimë se çfarë kemi marrë nga gjuhët e botës, e thotë prapë këtë prof. E. Çabej, por nuk dimë se çfarë iu kemi dhënë atyre, në kuptimin që ja u kemi dhënë fillimisht njërrokshe dhe ja u morëm dy apo tre rrokshe…psh ja u dhamë tav dhe e morëm tavolinë, tabel, tabola, gjeologji, gjoja e greqishtes, por është gea – dhea tokë e shqipes dhe logos, logic – log e shqipes që i thonë fjalës, dijes, fjalës së mencur të të madhit të tavolinës, dhe metateza në shqip është llogje kavaje, gjuhët e tjera nuk kanë metatezë për këtë fjalë se e kanë të huazuar njërrokshe nga shqipeja, ose iu dhamë mish e mash apo mish e hell dhe e morëm gjemanisht mishmash ose nga iltalishtja mishell për përzjerrje, ose hamisch gjermanisht ka kuptim i pabesë, por në shqip rrinë dy rrokje veç e veç për mbrekulli si ha dhe mish, ose ja u dhamë di, dituri dhe e morrëm dottore, etj.

 

6.Në shumicën e fjalëve të Evropës kur je duke i mësuar ato, do kujtosh se ato përbëhen rregullisht nga dy fjalë të thjeshta ose njërrokshe të shqipes si begraben gjermansiht – bëj gropën, abandonare – braktis – ba e ndaj, kromidhes – qepës greqisht – kre mbi dhe, pigi – burim greqisht, gji me pi, levendas – trim greqisht i le në atë vend që mbron pronën, trim, nekrologji, nekroz greqisht – diçka që nuk rron, ose fjalë për atë që nuk rron më nga log e shqipes – dije fjalë, ibrik turqisht gjoja – i (nji) bri ka, etj.

7.Pastaj vijnë pyetjet: Pse gjuha shqipe rrojti, dhe gjuhët laborator greqisht, latinisht e 3000 gjuhë të tjera kanë ikur për ‘lesh’, pse pas 500 vjetësh robëri, doli prapë si zonjë, ku përktheu në nivel me frëngjishten veprat e të mëdhenjve të botës Shekspir, Dante, Ibsen, etj.