Prof. Dr. Sazan Guri : 80 vjet nga masakra greke në Çamëri

30
Sigal

Nga diskutimi te Tryeza e organizuar nga Shoqata Hoxha Tahsin në kuadrin e 80 vjetorit të genocidit çam.

Telegraf.al / Ndihem mirë kur ndodhem pranë dhe në midis një populli si ai Çam që nuk provoi vuajtje e stëmundime si pjesa tjetër e popullit shqiptar, por së bashku me atë Dardan, duke qenë në kufi me popuj e tjerë sa ardhës dhe vandal, hoqën në kurriz e në shpinë të tyre të gjitha llojet e kalvareve të quajtura sipas koncepteve sa sociale dhe psikologjike, genocid, dëbim, eksod, golgot, martir deri në eskod biblik, si rrallë kush ka ndodhur te ndonjë popull tjetër i botës.

Ndihem prapë mirë kur bëhem pjesë e këtij populli çamiot, sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, që mund ta identifikosh pa frikë njësh me popullin epirot si një popull që ‘e piu dijen’ e Thotit apo të Zotit, që përcolli e priti më pas heronjtë dardanë! Njësh dhe po aq me popullin mbretëror Thesprot-Dhesprotë si të parët e dhėut. Po aq edhe me popullin mollos si popull malësor, dhe po aq me popullin mbretëror kaon ‘ka ana e detit jon’, dhe jo rastësisht Epiri në mijëvjeçarë më së shumti shtrihej nga Ambrakia deri në aq sa kishte kufinin e vet Deti Jon, pra deri në Vlorë.

Ndihem prapë mirë kur bëhem pjesë e këtij populli çamiot sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, kur di dhe kuptoj se në Epir e Çamëri ndodhen dy qytetet më të vjetra të botës, si ai i Dodonës dhe ai i Butrintit, prej nga filluan civilizimet e para europiane, pse jo botërore, ku të 400 albanët trojanë me Pirro Neptolemeu formuan mbretërinë Mollose në Epir, më pas Enea themeloi mbretëritë latine, dhe më pas me nipat e tij, si Bruti apo Briti themeluan Britaninë e më pas Gjermaninë e Skocinë.

Ndihem prapë mirë kur bëhem pjesë e këtij populli çamiot sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, por mbi të gjitha, sikundër e thonë legjendat (ato që lënë gjënë) ose mithologjia (ajo që më thot log-fjalë të mençura); një popull hyjnor qysh në zanafillë të vet, pra në para antikitet, pastaj një popull mbretëror në antikitet që pas pushtimit të egër romak u kthye një popull që prodhonte princa e perandorë si Alekdsandrin e Madh dhe Pirro Burri epirotin deri te Ptolemejtë epirotë të Egjyptit që e mbyllën dinastinë me mbretëreshën Kleopatra, gjithsejt 25 perandorë të perandorisë romake kokëkuq bjond me sy të kaltër deri te i fundit të tyre Justiniani i parë. Pastaj ç’ndodhi?! Thjesht erdhën vandalët, gotët e avarët, sllavët e visigotët.

Ndihem prapë mirë kur bëhem pjesë e këtij populli çamiot sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, se ky popull epirot, si askund dhe askënd tjetër në botë vazhdoi rrugën e vet të civilizimit tashmë në mesjetën e hershme dhe të mesme me rrugëtimin orthodoks, duke mbushur çdo skutë e çdo vend me një send, dhe çdo sendi duke i gjetur vend. Ndaj, dhe studiuesi më i madh i besimit katolik, kur mori detyrë nga vendet e BE e marr tha, por duhet të vizitojë me patjetër Kishat që ndodhen në Albani dhe në Epir, sepse vetëm atje ka vazhdimësi të civiliteteve të botës, ndryshe nga vendet e tjera që kanë mungesë që quhet ‘Dim history’. Ja pse Greqia sot moderne e do Epirin dhe s’ngopet me të (do dhe Vorioepirin), jo vetëm për toka e shkëmbinjë, por për histori qysh në mugëtirë!

Ndihem prapë mirë kur bëhem pjesë e këtij populli çamiot, sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, kur di dhe kuptoj se heroi ynë kombëtar ishte dhe i përkiste këtij populli, sukundër i drejtohesh vetë mbretit të Napolit nëse kronikat tuaja nuk gënjejnë unë jam nipi i Piros së Epirit, ky vet nip i Aleksandrit të madh, dhe ky i fundit stërnip i Akilit, katër gjeneralët më të mëdhenj të botës, që Lamartini nënvizonte se ky popull kurrë nuk mund të nëpërkëmbet për aq kohë sa Homeri gjeti Akilin për hero të eposit trojan, helenët gjetën Aleksandrin e madh, romakët gjetën Pirron e Epirit, europianët gjetën Skënderbenë dhe francezët gjetën Napoleon Bonapartin nga Kllogjri i Epirit, familja e të cilit me mbiemër Kllogjri iku më 1389 (dokument zyrtar që akademiku Myzafer Korkuti pati gatitur për shokun R. Alia diku në vitet 80 të diktaturës). Si kleft në More dhe më pas në Korsikë, ku dihet se të gjithë pothuajse janë arbëreshë, pra shqiptarë. Po pse vetëm N. Bonaparte apo kalëmiri, po Pikaso?! Është djalë me prindër nga Azia e vogël, por të ardhur nga Epiri (lexo gazetën franceze Le Mond). Po Zhan Marea aktori i madh francez, me familje i cilësuar si kleftë në Athinë e thotë vetë jam me mbiemër Papadhiamantis, i ardhur nga Epiri (Çamëria) në Athinë e më pas në Francë. Po rilindësi i parë i Italisë Xheimisto Pletone, sikur është nga Epiri apo jo? Po rilindësi i parë i perandorisë ruse Mihail Troviolli, sikur është po nga Epiri apo jo? Po besimi i parë i njerëzimit si ai katolik a nuk lidhet me këtë popull epiriot, dardan, alban apo jo? Po ashtu edhe besimi i dytë i njerëzimit si ai orthodoks (doke të urta), a nuk lidhet me këtë popull epiriot, dardan, alban apo jo? Po nuk është ky popull që solli shkollat e para qysh më 1223 në Kurbin, kur Europa lëngonte në pyll, me nalle e nallane? Po nuk është ky popull që solli Universitetet e para, si në Shkodër dhe në Durrës, qysh në shek. e XIV të paktën njësh me Universitetet europiane? Po pse jo më herët, përderisa kishte shkolla të larta të bukurshkrimit për kodikët e purpurt të Beratit qysh në shek. e VII mb.Kr! Po pse jo, kur kishte Universitet në antikitetin e vonë në Durrës dhe në Apolloni, ku vinte e mësonte Ciceroni dhe Oktavian Augusti! Po pse jo mos të quhet koha, kur kishte Universitet në shekujt V e të IV p.Kr., ku profesorët e Durrësit shkonin e mësonin në Athinë fëmijët e klasës së pasur aristoktrate të këtij qytet shteti? Po më pas çndodhi? Thjesht erdhi turku!

Është kjo histori mbresëlënëse e popullit çamiot sa epirot, sa dardan dhe po aq alban, që na jep të drejtën ne shqiptarëve të sotëm që të themi me plot gojë se Universiteti i parë shqiptar nuk është ajo e ngritur nga ata që çdo gjë fillon nga ata më 1956! As shkolla e parë shqipe nuk është ngritur më 1887!? As shteti i parë shqiptar nuk është formuar më 1920 apo 1912, por më 2 mars të 1444, biles më herët më 21 prill 1190, me Shtetin e Arbërit me Progon Jonimën në Kurbin, biles më herët me mbretëritë shtet të popujve kaonë, thesprotë, mollos, dardan, ilirë, parthinë, bylinas, taulant, enkelejd deri te liknidët në Lin! Biles më herët për formimin e kombeve, sepse as kombi shqiptar nuk është ngjizur në fund të shek. XIX, sikundër na thonë, sepse të paktën më v.1780, mirditorët nuk i ranë delviniotëve me urdhër të Ali Pashait, sepse jemi një komb i thanë. Po më pas ç’ndodhi? Thjesht erdhi Bismarku! Dhe më pas akoma, thjesht erdhi Londra. Sikur s’mjaftuan këto të dyja, më pas thjesht erdhi komunizmi.

Por sot do na duhet të merremi me ç’është bërë apo ç’duhet të bëjmë. Sepse sot është ora e nevojës së madhe, e cila në emër të Kombit thërret djemtë e saj që:

  1. Të ndërtojmë nga e para historinë e vërtetë të Shqipërisë, Epirit dhe Dardanisë!
  2. Të mos pranojmë censusin e fundit si një farsë për t’i shërbyer deklarimit sesi në kushte pasi më lë mjeran më pyet sesi ndjehem dhe jo ç’jam!
  3. Të mos pranojmë indoktrinimin se Butrinti iu dha pa dashje Shqipërisë dhe kultura e tij është helenistike dhe më pak romanistike, kur si njera dhe tjetra kanë kaluar si uji në shpinë të rosës nëpër kulturat epire dhe ilire!
  4. Të mos pranojmë kurrsesi njohjen e kufijve detar qëllimisht të shkuar në Hagë që e drejta detare shqiptare, si dikur për kanalin e Korfuzit, të ligjërohet dhe të humbasë përjetësisht.
  5. Të mos pranojmë kurrsesi njohjen dhe zbatimin e projektit të Durrësit Port si investim arab, sepse ka qëllimin e ulët nga ata vetë dhe nga qeveria shqiptare, sesi Durrësi të humbasë civilizimet e botës, ku për çdo metër thellësi nën këmbët e detit kemi 500 vjet civilitet, qysh 15 mijë vjet më parë me civilizimin e parë si ai i Atlantidës, jo larg, por me disa qindra metra larg nga bregu i Durrësit?!
  6. Të mos pranojmë kurrsesi njohjen dhe zbatimin e projektit të Skavicës, ku varrosen përfundimisht 11 qytetet ilire të penestëve, ku zbohen 20 mijë qytetarë dibranë, ku zaptohen 16,000 ha tokë buke, më e mirë se ajo e njojtur me bonitet të lartë në Myzeqe, në një kohë kur nuk ndikon aspak, kujdes aspak fare në përmbytjen e Nënshkodrës!
  7. Të mos pranojmë kurrsesi njohjen dhe zbatimin e projektit në Lezhë, ku i falet tokë dhe poshtërsi Italisë, jo sepse nuk dimë të presim të huajtë, por ky projekt do të hedhë themelet për realitete të trishta që do ndodhin më pas në Shqipëri (ju kujtojmë 89 sulme seksuale e sociale në Gjermani, përfshi edhe një police).

Kësisoj, që të jemi ata që kemi qenë, na duhet të njohim historinë e vendit, që më pas të dimë sesi ta duam dhe më pas akoma të dimë sesi t’i mbrojmë.