Baki Zyla: Me rastin e 80-vjetorit të rënies dëshmor i Atdheut  Hekuran Bejdo, Çerenishti

79
Sigal

Në vargun e artë të dëshmorëve të fshatit Vëndresh e Parë renditet dhe dëshmori i luftës Antifashiste Nacional – Çlimrimtare, Hekuran Çerenishti. Ai lindi në 14 prill të vitit 1926 në fshatin Vëndresh e Parë të rrethit Skrapar, në një familje të varfër, por me tradita të shquara patriotike dhe shumë e respektuar në atë zonë.

Hekurani ishte fëmija i tretë i kësaj familje, me dy vajza dhe një djalë. Por fati nuk ishte me Hekuranin, pasi nëna dhe babai i vdiqën shpejt dhe e lanë jetim që kur ishte i vogël dhe ky së bashku me dy motrat e tij u rritën tek xhaxhai, që të mos e ndjenin vetminë. Në shkollë nuk mundi të vinte, por vuajtjet e poqën atë djalë dhe e burrëruan shpejt. Jeta e vështirë ekomike e bëri të fortë dhe me karakter, duke rritur çdo ditë dëshirën për popullin dhe atdheun. Në muajin dhjetor 1942 u inkuadrua në Çetën partizane të fshatit, duke u aktivizuar në çdo seksion të çetës kundër fashizmit.

Më 18 janar 1944 inkuadrohet në grupin e tretë partizane të Skraparit, ku mori pjesë në betejën e Tendës së Qypit e më pas me krijimin e formacioneve të mëdha partizane , grupi u shkri dhe Hekurani më 17 mars 1944 kaloi në radhët e Brigatës së VII-të sulmuese dhe u vendos në Kompaninë e tretë të Bataljonit të dytë sumues. Kudo që luftoi u tregua trim dhe njeri i sakrificës. Mori pjesë në shumë luftime që zhvilloi brigada si në Berat, Kuçovë, Myzeqe, Patos, Qafë e Sulovës. Në gusht Brigada e VII-të Sulmuese me një pjesë të forcave të saj zhvilluan luftimet kundër forcave gjermane dhe balliste në Kuçovë. Forcat armike qëllonin nga pozicionet të betonuara. Hekurani me mitrolozin e tij kishte detyrë të mbronte sulmin e shokëve, por në mes të betejes u bllokua mitrolozi. Me një shpejtësi të çuditshme ai arriti të vinte sërisht në punë mitrolozin dhe vazhdoi të qëllonte kundër tyre. Pikërisht në atë moment, duke vazhduar me breshëritë e mitrolozit goditet nga një predhë armike e bie dëshmor në sheshin e betejës në 2 gusht 1944 në fshatin Polovinë të rrethit Kuçovë. Eshtrat e tij prehen në varrezat e Dëshmorëve në Çorovodë. Në këtë 80 vjetor të rënies së tij dhe të krijimit të Brigatës së VII-të sulmuese, ne familjarët e tij e kujtojmë me respekt e dhëmbshuri. Nder dhe Lavdi Dëshmorit të Atdheut Hekuran Bejdo, Çerenishti.

 

* Zv/Kryetar i Komitetit të VP të LANÇ, bashkia Sarandë (Nipi i heroit)