Inxh. Isuf Tushe: Grabitqarët e koncesioneve të vendburimeve të naftës

301
Sigal

 

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte

Në një rast kompania Bankers Petroleum është gjobitur për këtë dhe shteti ja fali, ndërkohë në vend që t’i hiqte liҫencën dhe të ri-shtetëzonte vendburimet e lejoi atë të vazhdojë akoma aktivitetin dhe vjedhjen

 Mora shkas të bëj këtë analizë nga një atrikull me titull: “Shqipërinë e kanë zaptuar ‘krokodilat’ e babëzitur dhe oligarkët e naftës”, botuar në Gazetën Telegraf më 9/03/2022. Ndërmjet të tjerave aty trajtohet shkurt edhe një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) lidhur me një parametër tepër të rëndësishëm (R) që është futur në marrëveshjet hidrokarbure të kompanive konҫesionare, që shfrytëzojnë vendburimet ekzistuese të naftës, të cilat për t’ju shmangur tatimit mbi fitimin ndaj shtetit përfshijnë dhe raportojnë shpenzime në kundërshtim me kontratën. Për më shumë informacion mund të lexoni në linkun: https://telegraf.al/…/shqiperine-e-kane-zaptuar…/

Midis manipulimeve me parametrat e tjerë në marrëveshjet hidrokarbure që ka bërë AKBN, në favor të kompanive konҫesionare, ka futur edhe koefiҫientin “R”, i cili përcakton fitimin që duhet të marrë shteti dhe ky arrihet kur ai rezulton më i madh se 1, pra shkurt vetëm kur shpenzimet janë më të vogla se fitimi. Mirëpo kompanitë duke përfituar nga neglizhenca, mungesa e eksperiencës së specialistëve dhe korrupsioni në këtë institucion, manipulojnë me shpenzime marramendëse të pakryera dhe ky koefiҫent asnjëherë nuk ka rezultuar më i madh se 1, prandaj shteti nuk ka vjelur tatimin mbi fitimin, sepse ato raportojnë se “punojnë me humbje”.

Gjithmonë Istitucionet Shtetërore propagandojnë se kontratat tona janë më të mirat, të rangut Evropian! Në një shkrim për Shell-in, bashk me një koleg, kemi shkruar për koefiҫientin “R”. Mirëpo nuk është e lehtë të marrësh fitim nga kompanitë konҫesionare në një vend ku lulëzon korrupsioni, sepse në ato marrëveshje kompanitë kanë futur atë, koefiҫentin “R”, i cili është i rrezikshëm dhe të fik derën. Realisht ky ka brenda një tjetër “r”, që kompanitë e sjellin me vehte bashkë me “specialistët” përkatës, që kur fillojnë punën. Aty futen vjedhjet dhe manipulimi i investimeve dhe shpenzimeve të tjera, por tek ne ku politikanët tanë qeverisin me “duar të pastërta” ai do bëhet “R” = “R”+“r” dhe Shelli nuk do derdhi asnjë EURO në arkën e shtetit. Për më shumë mund të lexoni në linkun: https://ëëë.epokaere.com/nga-zbulimi-ne-shpirag-ne-vendburimet-ekzistuese-te-naftes-dhe-deri-tekgazsjellesi-tap-2/

 

Shpesh flitet se kompanitë konҫesionare abuzojnë me shpenzimet duke përdorur fatura fallco për punime të pakryera. Në një rast kompania Bankers Petroleum është gjobitur për këtë dhe shteti ja fali, ndërkohë në vend që t’i hiqte liҫencën dhe të ri-shtetëzonte vendburimet e lejoi atë të vazhdojë akoma aktivitetin dhe vjedhjen.

A është ky një abuzim ose një shkelje e rëndë, me një nga parametrat kryesorë mbi të cilën janë ngritur dhe funksionojnë këto marrëveshje hidrokarbure (koefiҫienti “R” që përcakton tatimin mbi fitimin, që duhet të marrë shteti), nga kompanitë konҫesionare apo oligarkët e qeverisë që operojnë në vendburimet ekzistuese të naftës? Është ky një argument i mjaftueshëm për t’i hequr atyre liҫencën dhe për të rishtetëzuar këto pasuri natyrore pa u penalizuar? Këto pasuri kanë rreth 2 dekada që vidhen dhe shkatërrohen pa mëshirë prej tyre bashkë me hajdutët e qeverisë, të kupolës politike, të ishëve dhe deputetëve hajdut aktual të Parlamentit Shqiptar, të AKBN, të Albpetrolit, etj., etj, që fshihen si “aksioner” pas tyre ose janë shitur për një dorë ryshfet apo një vend pune tek këto kompani.

Ku është kungullesha e Albpetrolit pse nuk vepron ndaj tyre? -nuk është e aftë profesionalisht, nuk ka përgjegjësi ligjore apo vjedh bashkë me këto kompani hajdute?

Ku është ndrikulla e Ministrisë Energjitike apo zv/kryeministrja e sajuar me “punë vullnetare”, që kapardiset ҫdo ditë ekraneve dhe rrugëve të Shqipërisë bashkë me “Liderin Suprem Botëror”, duke mashtruar popullin me sllogane politike se gjoja po bëjnë hatanë, po ndërtojnë rrugë dhe sheshe, por që në fakt ҫmimet janë marramendëse dhe cilësia jashtë standartit? Është e paaftë profesionalisht, nuk mban përgjegjësi ligjore për këtë batërdi që bëhet me vendburimet e pasurive natyrore apo vjedh dhe pasurohet me naftën tonë? Pse nuk vepron?

Ku janë “specialistët” e kësaj ministrie që janë direkt përgjegjës për lidhjen e këtyre marrëveshjeve hidrokarbure të gabuara që në zanafillën e tyre? Që ata janë të paaftë profesionalisht këtë e dinë mirë specialistët e naftës apo janë shitur tek qeveritë për të ngrohur karriken me benefitet e saj? Pse nuk propozojnë anullimin e këtyre marrëveshjeve dhe t’ia kthejnë këtë pasuri popullit?

Ku janë hajdutët e AKBN-së, “Apandesiti i Industrisë Naftës”, që janë po ashtu direkt përgjegjësit kryesor në hartimin, manipulimin, lidhjen dhe përgjegjës për kontrollin e zbatimit prej konҫesionarëve të këtyre marrëveshjeve hidrokarbure të gabuara, që gjithmonë i shiten publikut si më të mirat, të rangut Evropian? Dihet që ata janë tërësisht të paaftë dhe bythëlëpirës të pushtetarëve apo janë të kënaqur me benefitet e karrikes dhe me ndonjë dorë ryshfet ose me ndonjë vend pune që ju afrojnë kompanitë konҫesionare? Pse nuk i evidentojnë këto shkelje ligjore të përsëritura në këto marrëveshje dhe të bëjnë propozimet në instancat përkatëse për t’i pezulluar atyre aktivitetin dhe të ri-shtetëzohen këto pasuri?

Po “Lideri Suprem Botëror”, që i ka vënë shqelmin në grykë popullit të tij dhe merret me politikën e madhe botërore? E di që këto pasuri natyrore hidrokarbure janë pasuri e popullit, janë baza kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies të popullit dhe pse firmos ai “qorrazi” marrëveshje të tilla hidrokarbure dhe minerare kur e di që ato janë tërësisht të gabuara, siҫ e ka deklaruar edhe vetë? Pse lejon ai dhe rri në heshtje të plotë kur këto kompani abuzojnë me kontratat, i vjedhin dhe shkatërrojnë këto pasuri natyrore? A ndjen ai ndonjë përgjegjësi ligjore për këtë vjedhje dhe shkatërrim të këtyre pasurive të pazëvëndësueshme dhe me vlera monetare miliardëshe? Pse nuk i pezullon ai këto marrëveshje dhe t’i ri-shtetëzojë ato? A është ai K/ministri i Shqipërisë apo dikush tjetër e drejton këtë vend apo mendon më tepër për balancat financiare të Agaҫëve dhe Gjiknurëve pranë tij dhe të gjithë atyre që janë përfshirë si “aksioner” në këto kompani apo dhe ky është i përfshirë në këtë vorbullë korrupsioni?

Kanë kaluar mbi 3 muaj që në Prishtinë është mbajtur një konferencë nga intelektualët dhe shkencëtarët e mbarë kombit tonë mbi përdorimin me efiҫencë të pasurive natyrore dhe energjitike dhe prej saj doli një rezolutë me disa propozime, e cila u është dërguar Institucioneve Shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë për diskutim dhe veprim, pse nuk diskutohet ajo prej tyre por është zgjedhur rruga e heshtjes si më e mira? Mirë respekt nuk kanë këta k/ministrat e kombit tonë për intelektualët, shkencëtarët dhe shkencën, por e kanë detyrim ligjor të mbajnë qëndrim për sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me administrimin e pasurive kombëtare ku ata kanë dhënë kontributin kryesor në zbulimin dhe zhvillimin e tyre.

Po drejtësia, SPAK-u, pse nuk vepron ndaj këtij korrupsioni marramendës, që bëhet hapur me shkresa zyrtare dhe me dokumenta fallco në këto pasuri natyrore? Të paktën të marrë në konsideratë ato pak auditime të KLSH që janë indicie të forta të bazuara në fakte konkrete për të ngritur një hetim ligjor dhe ky është një Institucion Shtetëror i ngritur pikërisht për kontrollin e shkeljeve ligjore dhe abuzimeve apo ҫdo gjë në këtë vend e drejton politika?

Po bëhen vite që një pjesë e specialistëve të naftës shkruajnë vazhdimisht dhe denoncojnë publikisht, edhe në Instancat Shtetërore, për korrupsionin masiv, vjedhjen dhe shkatërrimin e pasurive natyrore, por ҫdo gjë bie në vesh të shurdhër ose siҫ duket janë drejtuar në “vendin e gabuar”, sepse të gjitha këto institucione nuk kanë më moral njerëzor dhe ligjërisht janë të mbrojtur nga drejtësia, që kanë ndërtuar vetë. Pra për këto probleme specialistët i drejtohen hajdutëve që të kapin hajdutët brenda klanit të tyre mafioz!

Shfrytëzimi, shkatërrimi i pasurive tona natyrore dhe vjedhja e tyre nga kompanitë konҫesionare bashkë me politikanët dhe qeveritarët janë bërë jehonë edhe në disa media prestigjioze ndërkombëtare, ku një pjesë e mirë e tyre na cilësojnë në shqiptarët si budallenj, sepse natyra na ka falur shumë, por ne nuk dimë të qeverisim dhe administrojmë pasuritë tona natyrore! Kjo nuk është e vërtetë, sepse Shqipëria ka plot shkencëtarë dhe specialistë, të aftë profesionalisht, por politika nuk pyet për ta dhe nuk do t’i administrojë ato, por t’i vjedhi! Pasuritë tona natyrore po i shkatërron korrupsioni shtetëror!