Fatmir Terziu: 1960, Enver Hoxha dërgoi libra për disa studentë në Skoci, pas kërkesës së studentëve atë vit

187
Sigal

Tridhjetë e katër vjet si sot një grup studentësh nga Universiteti i Dundeethyen akullin e atyre viteve dhe vizituan Shqipërinë. Universiteti i Dundee që është një universitet kërkimor publik në Dundee, Skoci, dërgoi studentët e vetë në Shqipërinë e ngurtë të asaj kohe dhe në fakt ata vizituan disa qytete duke filluar nga Tirana, Durrësi, Kruja, Apollonia, Gjiroktastra, Saranda, Vlora dhe natyrisht ata vizituan dhe Butrintin. Ky universitet është i themeluar si një kolegj universitar në 1881 me një donacion nga familja e shquar e prodhuesve të tekstilit Baxter dhe ende nuk dihet se si këta studentë të këtij universiteti ishin ata që mundën të vizitonin atë kohë vendin komunist, që në një nga shënimet e këtij universiteti mbahet dhe si një arsye më shumë e një lidhjeje me Enver Hoxhën. Rreth njëzetë vite më parë se ky delegacion të shkonte në Shqipëri, në ambientet e Universitetit Shqipëria ishte njohur nga një pako me libra që kishte dërguar udhëheqësi i Shqipërisë së asaj kohe Enver Hoxha. Librat e dërguara prej tij ishin një arsye më shumë që lidhja me Shqipërinë dhe Universitetin të mbahej mend dhe në disa shënime që ende kujtohen në dy kënde. Po si mbërritën librat e Enver Hoxhës,udhëheqësit komunist, në këtë universitet të Skocisë, që kishte mjaft probleme me britanikët, kur dihet acarimet e mëdha pas asaj që ndolli me Kanalin e Korfuzit?

Nga kujtimet që hedh në public një student i këtij universiteti që ka përfunduar studimet për Kimi në vitin 1963, mësohet se një grup studentësh i kishin shkruar një letër Enver Hoxhës në vitin 1960. Ai ka shkruar në kujtimet e tij me rastin e 50 vjetorit të qëndrimit të tyre në një nga kampuset e universitetit në fjalë se “Një nga kujtimet e mia është politika e kohës. Duke qenë i gjallë për mundësitë e një shakaje të mirë, Sunshine House i dërgoi një letër liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, duke duartrokitur arritjet e tij dhe duke kërkuar këshilla se si të ndiqnin hapat e tij.“  Don Mercer sqaron në këto kujtime se „Muaj më vonë, ne morëm një pako me libra nga Gjenerali Enver Hoxha, dhe vumë re se pakoja me librat e tij ishte hapur, inspektuar dhe rivulosur.“ Në lidhje me këtëDon Mercer shton se„ Prej kohësh kam dyshuar se ‘Sunshiners’ janë përfshirë të gjithë në një listë simpatizantësh komunistë, dhe kjo mbetej për t’u parë!“

Gjatë vitit të tij të parë në 1959, kishte shumë miq në Airlie Hall, kështu që shtatë nga miqtë e tij David Hitchcock, Donald Mercer, Donald Collins, Ian Donald, Jonathan Ëilkie, Michael Hallam dhe John McLaren vendosën të merrnin përsipër banesën dykatëshe në 143 Nethergate e njohur si Sunshine House. Alani dhe shokët e tij të shtëpisë shikojnë me dashuri kohën e tyre midis 1960 dhe 1962 në Sunshine House: “Kemi qëndruar në Sunshine House për dy vjet duke kaluar një kohë të mrekullueshme dhe shpesh gazmore. Për shkak të afërsisë me Kampusin, shumë studentë thjesht do të shkonin për një bisedë. Nuk e dinit kurrë se kush mund të ishte aty kur të mbërrije në shtëpi. Çuditërisht ne të gjithë jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Kalova kohë të mrekullueshme, bëra miq të mirë dhe do ta bëja përsëri.

Ajo pako librash të dërguara nga Enver Hoxha, pas shumë kontrolleve britanike, sikurse deklarohet nga vetë kujtimet e studentit, përfundoi më pas në sqarimin se nuk ishte thjesht një arsye e qartë se letra ishte dërguar nga studentë që kishin bindje komuniste, por një shaka, që mbeti gjatë në brezat e universitetit dhe si një humor tipik britanik. Humori i atyre viteve studentore që shkoi deri tek letra e dërguar Enver Hoxhës, dhe që u muar mjaft seriozisht prej tij, natyrisht tashmë është lënë mënjanë, dhe pos faktit të së shkuarës, por që sot tingëllon si një arsye më shumë për të kuptuar se si konsideroheshin komunikimet e asaj kohe mes dy botëve, që ishin në një luftë të ftohtë.