Peza e konferencës dhe bijëve që trashëgojnë traditat e LANÇ

 

Urime të Këshillit zonal të njësisë NR 3, për shokun tonë Telha Dorzi, Sekretarin e Këshillit Zonal për 70-vjetorin e lindjes

Telhai lindi me 27 mars 1952 e u rrit në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës, në një familje patriotike e atdhetare të krahinës së Pezës. Para LANC-it e gjatë LANC-it , Mehmet Dorzi babai i Telhait ka qenë pjesëmarrës aktiv në lëvizjen popullore anti- zogiste dhe është përdjekur e internuar nga regjimi zogist, familja patriotike kundërshtare e regjimit zagollian. Mehmet Dorzi me pushtimin e vendit me 7 prill të 1939 nga Italia fashiste sidomos pas përfundimit të punimeve të Konferencës Pezës Mehmet Dorzi mori pjesë në LANC-it si partizanë në çetën e Pezës që drejtohej nga Myslym Peza së bashku me vëllain e tij Rrahmanin dhe djalin Ramazanin si korier partizan i çetës që u frymëzua e u rritën me idealet e patriotizmit.

NOA

Mehmet Dorzi e ktheu shtëpinë e tij në një nga bazat më të rëndësishme dhe më të sigurta të LANC-it ku strehoheshin shokët Myslym Peza, Kajo Karafili, Vasil Shanto dhe shumë shokë e drejtues të tjerë të dërguar nga Qarkori i Tiranës në ndihmë me drejtues politikë për çetën e Pezës dhe ku aty zhvilloheshin takime dhe mbledhje e merreshin vendime për aksionet që do të bente Çeta e Pezës kundra forcave të shumta italiane që kishin sulmuar Pezën nga të gjitha drejtimet dhe sidomos kjo shtëpi ishte në shënjestër të forcave pushtuese, e cila është djegur 2 herë nga italianët dhe gjermanët dhe ku shtëpia e Mehmet Dorzit u rrafshua e tëra deri në themelet e saj. Pas luftës kjo shtëpi u rindërtua dhe mban pllakën përkujtimore me motivacionin : “Kjo shtëpi ka qenë bazë e ku janë strehuar shokët Myslzm Peza, Kajo Karafili  e drejtues t;ë tjerë kryesorë të LANC-IT”.Pas 6 ditë të përfundimit të punimeve të Konferencës Historike të Pezës të 16 shtatorit 1942 , ku u morën vendime me rëndësi të madhe historike për vendin si :

Krijimi i Frontit Antifashist Nacional Çlrimtar, mobilizimi i gjithë popullit kundër frontit nazi-fashist.

Krijimi i Këshillave Nacional Çlirimtare ëe të gjithë vendin si dhe rreshtimi i Shqipërisë përkrah kualicionit Antifashist  Botëror, Anglo-Sovjeto-Amerikan.

Në fund të Konferencës u zgjodh Këshilli i përgjithshëm Nacionl Çlirimtar. Komanda fashiste u kap në befasi kur e informuan se në Pezë ishte mbajtur kuvendi i madh mbarëkombëtar. Komanda fashiste pasi siguroi informacionet nëpërmjet spiunëve të saj për familjet e shtëpitë e partizanëve hartuan listat të Pezës së Madhe. Gjenerali italian Xanini urdhëroi 6000 forca fashiste të sulmonin dhe futeshin në Pezën e Madhe e t’i asgjësonin duke i kapur në befasi natën ku vranë 15 vetë midis tyre 3 gra dhe vajza dhe burgosën 100 të tjerë duke shkaktuar terror ku bombarduan e dogjën e shkatërruan e grabitën , vodhën çdo gjë që gjetën nëpër shtëpitë, në kasollet e gjësë se gjallë me kapitullimin e Italisë fashiste. Peza me rezistencën e saj u bë objekt i parë i nazizmit gjerman që kryen masakra për të thyer rezistencën heroike të partizanëve dhe të popullit të Pezës heroike. Për qëndresën heroike e sakrificat sublime është përjetësuar në një film kushtuar Pezës me titull”Shtigje Lufte”.

Për qëndresën heroike të Pezes me clirimin e saj dhe te gjithe vendit nga pushtuesit nazifashiste babai Mehmet Dorzi, vëllai Rrahman Dorzi dhe djali i Mehmetit Ramazani si pjesmarrës në LANC -it të inkuadruar në grupin partizan të Pezës me vendim janë shpallur veteran të LANC-it .Myslym Peza në librin e tij Kujtime me titull: ” Kur dhashë besën ” flet për kontributin e jashtëzakonshëm të familjes së Mehmet Dorzi. Peza ka një histori të lavdishme që ka zënë vend nderi në historinë e popullit shqiptar të pasur e të lavdishme si Zonë Martire e Luftës së Dytë Botërore. Unioni botëror i krahinave martire I Luftës së dytë Botërore  shpalli krahinën e Pezës krahinë “ Krahinë martire”.

Me 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila shënoi bashkimin e vendit i të gjitha forcave në vend pa dallim krahine e ideje kundra pushtueseve fashistë.Peza është djegur disa herë nga nazifashistët gjatë luftës, kurse herojtë e dëshmorët janë nderuar çdo vit. E gjitheë zona e Pezës përballoi mjaft operacione ndëshkimore të ndërmara nga pushtuesit. Ajo njihet dhe   identifikohet si vendlindja e ( Babë ) Myslymit, i cili krijoi një nga çetat e para në Shqipëri dhe në Europë që kishte 50 luftëtarë   dhe që drejtohej nga Komandanti Legjendar Myslym Peza. Nga një çetë kaloi në grupin partizan të Pezës me 5 çeta, që vepronin në treva të ndryshme e pastaj ajo u kthye në Batalionin partizan të Pezës. Me shtimin e radhëve me partizanë ajo se shpejti do të beëhej Brigada 22 Sulmuese. Për nga kontributi që ka çeta dhe krahina e Pezës Unioni  Botëror i Krahinave Martire dhe i Paqes të Luftës së Dytë Botërore e ka zgjedhur atë anëtare me të drejta të plota Pezën si Zonë Martire.

Në gjirin e patriotizmit të asaj familje u rrit edhe Telhai , arsimin 7 vjeçar e atë të mesëm e mbaroi në Pezë, Telhai u arsimua dhe u specializua në shërbimin e ndërlidhjes pranë Ministrisë Brendshme me rezultate shumë të larta dhe me pas për nevoja të një sektori të rëndësishëm e emëruan në Gardën e Republikës për prefeksion të lartë e formim të gjerë kulturor e profesional e korektësi e edukatë e sjellje shembullore.  Punoi në sektorin më të rëndësishëm të sektorit ëe ndërlidhjes e të informacionit, që e kreu me korektësi e profesionalizëm të lartë.

Për këto merita e vlerësime kalon në dispozicion të Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe emërohet në fushën e tij si specialist ndërlidhje në Ambasadën e Republikes se Shqipërisë në Paris, Francë, detyre të cilën e ka kryer me korrektësi e profesionalizëm të lartë brenda kuadrit të normuar rregullor e ligjor. Telhai pas kthimit nga shërbimi diplomatik në Tiranë si ushtarak karriere ka kryer disa detyra të tjera në sektorë më të rëndesishëm të Ministrisë së Brendshme, në karrierën e tij të gjatë ushtarake më shumë se tre dekada u ndërprenë në vitin 2005 me ardhjen e PD në pushtet si shume kolegë të tjerë të tij doli në lirim parakohe si ushtarak nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në pension të parakohëshëm me një pagë shumë të vogël e të papërballueshme për nevojat familjare, dhe për të kompesuar shpenzimet e nevojshme u punësua në sektorin privat. Telhai me daljen në rezervë nuk qendroi indiferent ndaj zhvillimeve e ngjarjeve politike dhe atyre shoqërore e social ekonomike. U aktivizua në strukturat P.S. si kryetar i një nga org.e partisë ku punoi me pasion e përkushtim e u bë shembull e model për rezultatet e arritura në shkallë zone në organizim e kontaktet me votuesit e familjet e tyre në teritorin që mbulonte org, që ai drejtonte. Telhai pasi doli në pension te plotë pleqërie u atashua në organizatën e Veteranëve si pasardhës në Njësinë 3, i cili me cilësi e vyrtyte të larta moralo- njerëzore ka dhënë e po jep një kontribut të shquar si i zgjedhur Sekretar i Këshillit Zonal të Njësisë Nr.3. Ka dhënë një kontribut të madh në funksionimin e gjallërimin e jetës së brendshme të organizatave të veteranëve dhe pasardhësve në shtimin e radhëve me pasardhës të rinj për përmirësimin e strukturës moshore. Mban kontakte tË vazhdueshme me drejtuesit e organizatave të veteranëve për të kontaktuar me familjet e Veteranëve pjesëmarrës në LANC-it për t’u interesuar mbi gjëndjen shëndetësore dhe dërgimi i gazetës Kushtrim Breza në shtëpi që të mos ndjehen të harruar e të braktisur.

Ai interesohet për jubiletë e ditëlindjeve e përkujtimoret. Kudo gjen dorën e mendimin e përkushtimin e vizionin e Telhait në dokumentimin e pasqyrimin e gjithë aktivitetit Zonal të Organizatës së Veteranëve e pasardhësve. Ka përcaktuar strukturën e dokumentacionit e korespondencës me Komitetin Kombëtar të LANC-it e Komitetit të Tiranës dhe arshivimin e dokumentimin e tyre, që ishte një ndihmë e madhe që na ndihmoi edhe në hartimin e Dekorit Historik të Njësisë Nr.3.

Ju shoku ynë Telha jeni shembulli i moralit të lartë që Këshilli Zonal ka parë e gjetur tek juve. Ju i dashur shok asnjëherë nuk keni kërkuar përgjegjësi, por dhe asnjëherë nuk u jeni shmangur përgjegjësive, sepse keni punuar me përgjegjësi e përkushtim dhe keni kërkuar të punohet me përgjegjësi. Koha është peshore që peshon përgjegjësinë e papërgjegjësinë dhe asnjëherë nuk harron e nuk mohon, por pohon vlerat e individualitetit të gjithësecilit. Ju shoku Telha jeni memorja më e pagabueshme në vizionin që ke qënë çdo punë dhe detyrë që u është ngarkuar.  Shoku ynë Telha është e do të mbetet njeriu i fantazisë me veti e cilësi vizionare, i pa konkurueshëm e sfidues me aftësi te lindura të një magneti, sepse punon me një mentalitet të ri, sepse je Telhai i perfeksionit .

Ne kemi gjetur tek njeri tjetri atë çka na mungon,  gjithshka që bëjmë në punën tonë si kryesi , nuk e kam bërë unë apo ti, por e kemi bërë ne ” Pra nuk ka unë, por ka ne ”   Ne do të vemë në dispozicion të njeri- tjetrit si kryesi eksperiencën e përvojën në dobi të çdo detyre që na ngarkohet.

Bashkohem me ndjenjat e konsideratës time më të lartë, të Kryesisë e të Këshillit Zonal, jetë të gjatë në këtë 70 vjetor të ditëlindjes Tuaj së bashku me familjen tënde.

Shefki Velaj

Kryetar i Këshillit Zonal të Njësisë nr 3 Tiranë