Peter Humphrey: Marko Bello, shqiptari model i REUTERS-it

386
Sigal

Shef Agjensie Reuters Bukuresht, 1990-94

 IN MEMORIAM

Përfshirja e Marko Bello (foto) në Agjencinë Reuters në Bukuresht ngriti disa pikëpyetje ne 1994, por koha tregoi se ky vendim jo-konvencional do të peshohej me flori, – shkruan Peter Humphrey.

Marko ishte një diplomat nga shteti mw i prirur Stalinist në syrin e Europës – Shqipëria.

Përse e mora këtë vendim? Për arsye se te ai pashë ngrohtësi, integritet dhe ndjeshmwri /vulnerabilitet.

Fatkeqësisht, Marko u nda nga jeta prej virusit Covid-19, teksa trajtohej në një spital në Turqi. Vdekja e tij e parakohëshme në moshën 59-vjeçare përbën një moment të dhimbshem /vajtueshëm për familjen – bashkëshorten  Silvana dhe dy fëmijët Nancy dhe Marsid – dhe për shumë miq në Reuters, por është një oportunitet për mua të tregoj një histori të pazakontë mbi një njeri të veçantë.

Në fund të vitit 1990, unë vizitova ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht për të lobuar për leje raportimi ndërkohë që shteti hermetik po fillonte të kolapsohej nga brënda dhe po ndërmerrte një kurs drejt revolucionit.

 

Marko iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë si një diplomat i ri në vitet e fundit të regjimit stalinist, rreth kohës kur unë po loboja për leje raportimi. Në këtë kohë vëndi i tij ishte zhytur në një regres të shëmtuar dhe ishte vlerësuar si vëndi më i varfër në Europë. Ministria e atashoi Marko-n në Bukuresht si sekretar të ambasadës, ku unë u miqësova me të në 1990.

Deri atëhere e kisha vizituar Shqipërinë, “Vëndin e Shqiponjave”, disa herë. Një vit më përpara, me anë të lidhjeve, zyrtarë në ambasadën e Shqipërisë në Vjenë më lëshuan viza me pretekst dhe unë pata mundësinë të raportoja mbi degradimin dhe varfërinë e vëndit si dhë të parashikoja revolucionin.

Fitova pikë me miqtë e mi në ambasadën vjeneze, duke i ndihmuar ata me problemet e transmetimit të agjensisë së lajmeve ATA dhe duke iu ofruar atyre raporte të Reuters pasi Reuters ndërpriti transmetimet telex drejt Tiranës. Ata më falenderuan duke më servirur lajmin mbi vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Më pas falenderimet vijuan me një gotë brandy dhe gjithashtu vizat.

Kur takova Markon, ndjeva menjëherë që ai ishte aleati im shqiptar dhe i jam mirënjohës atij për ndihmën që kontriboi në lejimin tim për të raportuar mbi fundin e regjimit Stalinist, në dhjetor 1990, kur Partia Komuniste lejoi opozitë për të parën herë, fenë pa ndalim dhe statujat e Stalinit u rrëzuan.

Pak pas revolucionit, shkova në ambasadën në Bukuresht. Ishte në një gjëndje shoku. Marko më tha se qeveria post-staliniste kishte pushuar tërë stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai tani ishte i papunë. Ai kishte vendosur të qëndronte në Bukuresht dhe të kërkonte për punë. Gjithësesi, rumanishtja ishte një nga gjuhët e tij të huaja krahas italishtes, frengjishtes dhe anglishtes.

“Është një botë krejtësisht e re tani”, i thashë. “Pse nuk rikualifikohesh për gazetar. Aftësitë dhe përvoja jote janë relevante”. I ofrova një punë dhe ai ishte i gatshëm. “Marko ishte i magjepsur nga Reuters” Silvana i kishte thënë një koleges time në Bukuresht, Roxana Dascalu, pasi Marko kishte ndërruar jetë.

Kolegët kujtojnë sensin e humorit të Marko-s. Peter Bale, i cili u emërua shef agjensie në Bukuresht në 1994, e kujton Marko-n teksa ai komentonte një histori në të cilën Bale vuri re qenë të egër në pistën e fluturimit, në aeroportin Otopeni, të Bukuresht-it.

“Peter, e di që është komike por arsyen tamam nuk e di. Në Tiranë në vënd të qenve në pistë kemi lopë të rastit”, tha Marko.

Roxana kujton kur Marko në mënyrë “djallëzore” luante me emrin e një politikani të komunitetit hungarez, Marko Bêla, teksa bënin telefonata. Thotë Roxana: “Përhapëm paranojë se Reuters ka punësuar politikanin e njohur hungarez”.

“Marko sillej me një dinjitet të prekshëm pavarësisht vështirësisë së gjërave, dhe ata ishin të fortë në vitet menjëherë pas rënies së komunizmit, me një inflacion të vrullshëm dhe ku çdokush duhet të ndërmerrte axhustime të mëdha në statusin dhe perspektivat e tyre. Ai dhe gruaja e tij Silvana ishin bujarë përtej mundësive të tyre”, thotë Bale.

Ndërkohë që Shqipëria u “qetësua” Marko u kthye në vendlindje në mes të viteve 90` dhe ishte pika jonë e kontaktit atje. Ai u bë kështu i pari shqiptar që raporton nga vendlindja për Reuters. Ai erdhi tamam në kohë për të mbuluar një histori shpërthyese. Ai u kthye në një aset të paçmuar për Reuters kur rebelimet u përhapën në Shqipëri për pjesën më të madhe të 1997-s.

Një skemë piramidale e mbështetur nga qeveria u kolapsua duke shkaktuar një revolt të armatosur e cila u përshkallëzua deri në prag të një lufte civile. Ndërkohë që njerëzit rrëmbyen armët, Marko rendi nëpër gjithë vëndin për të mbuluar konfliktin, siç shumë prej kronikave të Reuters e dëshmojnë. Ai më vonë u mbështet nga Colin McIntyre, Ron Popeski dhe Giles Elgood, të cilët ngritën një zyrë të përkohëshme në hotelin Rogner.

“Ai na ndihmoi ne në Tiranë kur Shqipëria pothuajse u implodua në 1997”, reflekton McIntyre. “Ai ishte një burrë i këndshëm. Ai na mori ne për të vizituar prindërit e tij në Berat, rrugës për një kronikë tjetër. Ai zotëronte një anglishte të mahnitshme dhe njohuri politike”.

Marko më pas u rivendos në karrierën e tij diplomatike dhe u ri-atashua në Bukuresht si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, deri në 2000.

Ai do të vazhdonte karrierën për tu kthyer në një figurë publike mjaft të respektuar në Shqipëri. Pasi la gazetarinë dhe diplomacinë ai hyri në skenën politike. Ai u zgjodh 3 herë si deputet i parlamentit për Partinë Socialiste, një parti europiane social-demokrate, e themeluar nga hiri i Partisë Komuniste. Ai mbajti një sërë postesh kabineti, përfshirë poste si Ministër për Integrimin, Ministër Shteti për Koordinim si dhe Zv.Ministër i Mbrojtjes ndërkohë që Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe mori statusin kandidat për hyrje në BE.

Sa korrespondentë të Reuters e kanë bërë një gjë të tillë?

Burimi: https://www.thebaron.info/news/article/2020/12/13/obituary-marko-bello