Pajtim Xhelo: Gjuha shqipe, e vetmja në Epir, Maqedoni dhe Iliri

296

Pellazgët nuk ishin grekë dhe grekët nuk ishin pellazgë, për faktin e thjeshtë që pellazgët ishin në Ballkan për më tepër se 6000 vite më parë, kurse grekët (më saktë Dorët ) erdhën në Ballkanin jugor rreth 3000 vite më parë. Grekët i gjetën të themeluar qytetet si Athina, Sparta, Kreta, Ambrakia, Argos, Pela e shumë qytete të tjera gjatë bregut të Jonit, pa llogaritur qytetet ilire në veri të Epirit e në perëndim të Maqedonisë. Grekët gjetën kulturat e Kretës, Athinës, Spartës etj., të cilat janë kulturat më të vjetra pellazge. Bëj pyetjen: Pa një gjuhë të zhvilluar e të shkruar si mund të ndërtoheshin ato kultura, nivelin e të cilave nuk e arritën kurrë kulturat që erdhën më vonë në Ballkan? ( duke përfshirë edhe atë greke) Grekët ishin të organizuar në qytete-shtete, kurse pellazgët thashë kishin Mbretëritë klasike të: Ilirisë, Epirit, Maqedonisë. Natyrisht, nuk mund të mohohet që grekët kur erdhën kishin kulturën e tyre, të cilën në disa raste ua imponuan pellazgëve, kultura e të cilëve kish arritur majat e zhvillimit për kohën. Sipas të gjithë autorëve të lashtë (Herodoti, Thuqidiqi, Hesiodi etj) në shumë raste grekët (dorët) e përvetësuan këtë kulturë, duke futur elementë të kulturës së tyre, duke e quajtur kështu “të tyre” Të gjithë autorët e lashtë (pa përjashtim) pohojnë se në veri të Peloponezit jetonin pellazgët e pastër që nuk u përzien me ishullorët e ardhur (grekët apo dorët) Dhe këta ishin epirotët, ilirët, maqedonët. Këta flisnin gjuhën e tyre, që sipas Herodotit ishte një gjuhë që ai nuk e kuptonte fare. Kur grekët u bënë zotër të një pjese të Ballkanit jugor, këtë gjuhë e quanin ” barbare” ashtu si dhe pellazgët “barbarë” Në dy momente të veçanta edhe Homeri përmend se trojanët flisnin të njëjtën gjuhë me pellazgët e Ballkanit.

Ajo që ndihmon në përforcimin e kësaj aksiome është fakti që në Greqinë e sotme (dhe asnjëherë më parë) emrat e Lekës së Madh të Maqedonisë dhe Pirros së Epirit nuk përdoren në asnjë rast, kurse në Shqipëri këto dy emra janë shumë të përhapur, madje edhe në ato zona që grekët i pretendojnë minoritete, si Himara etj.

Për sa i përket Molosisë, atdheut të Akilit e të Pirro Aiakidit (Epirit) edhe emri i saj është shqiptar tërësisht ( molos – mollë) Deri vonë pas vdekjes së Pirros atje nuk njihej gjuha greke dhe nuk kish as përzierje me popullsi greke. Kjo ndodhi kur Mbretëresha e Epirit ishte Diadamea, vajza e Pirros, për arsye që i kam sqaruar herë tjetër ajo i prishi marrëdhëniet me Mbretëreshën ilire, Teutën (prombesën e Pirros) dhe mori në oborrin e saj filozofë grekë nga Athina dhe stimuloi tregtinë me qytetet greke. Deri atëherë edhe Selaniku ishte i banuar nga molosë dhe flitej gjuha jonë. Deri në kohën e Ali Pashës qytetet e Molosisë flisnin gjuhën tonë. Sa i përket Thesprotisë, që është edhe krahina më e vjetër e më e pasur e Epirit, atje kanë jetuar mijëra vite vetëm thesprotët pellazgë – epirotë – shqiptarë… Emri Çamëri nuk është i ardhur nga mesjeta e vonë, siç pretendon ndonjë studiues i ndikuar nga Kisha greke. Ngjashmëria me fjalën turke “çamur” është po aq andikap sa ngjashmëria e Kaninës me fjalët turke “kan ” ose me raste të tjera, të cilat i hamendësojnë njerëz me mendje të turbulluar e ndoshta edhe me gjak të tillë.
Emri “Çamëri përmendet që në mesjetën e hershme për zonën bregdetare të Thesprotisë. Atëherë edhe fjala “çamiko” që përdoret nga grekët prej më tepër se 10 shekujsh është me origjinë turke? Ashtu si Kanina është quajtur “Kaninoi” që para 3000 vitesh. U them njerëzve të ndikuar që emri i Çamërisë përmendet i pa kundërshtuar si i ardhur nga emri i lumit ” Thiamis” – Çamis, Në vetë Turqinë aziatike kish plot zona baltovinë, po asnjërën prej tyre ata nuk e quajtën Çamur.
Edhe diçka për të ashtuquajturën “përzierje” të popujve grekë dhe shqiptarë. Në gjithë bregdetin Jon, nga Arta e Preveza deri në Gjirin e Vlorës gjuha greke është folur vetëm në Himarë, Dhërmi e Palasë dhe në disa zona fare të vogla të Sarandës. Mirëpo është vërtetuar pa asnjë kundërshti që Himara ka këngën polifonike, vallet dhe zakonet labe… Pra vetëm ka folur të dy gjuhët, shqipe dhe greqishte. Edhe Kaonia, si Molosia dhe Thesprotia ka folur shqip.

Atëherë si do ta kuptojmë “përzierjen” e popujve?

Fare thjesht. Kur erdhën grekët në Ballkan përbënin një të njëzetën e territorit e mbase, diçka të përafërt edhe të popullsisë. Si është e mundur që në shekullin XIX GREKËT U SHTUAN ME PROGRESION GJEOMETRIK? Është e qartë, dy të tretat e popullsisë greke janë Arbanitasit (arvanitasit si i quajnë grekët, sepse b e lexojnë v) Kjo është e vërteta më e pastër e më e ndriçuar, që nuk e errëson dot asnjë eklips, sado i fuqishëm të jetë. Në Greqinë e sotme ka grekë me gjak të përzier, arbanitas, çamë të krishterë dhe vllehë. Këta të fundit nuk janë veçse ilirët e romanizuar. (dakët etj.) Pra edhe ata nuk janë grekë, po interesat i detyrojnë ta pranojnë këtë. Megalloidea greke është një ylber gënjeshtar që zgjat vetëm pak çaste për të mashtruar dhe zhduket përsëri. E vërteta e madhe është se shqiptarët janë të vetmit banorë autoktonë mijëravjeçarë të Ballkanit (diçka mund të pranohen rumunët, malazestë dhe kroatët) Atëherë për çfarë përzierje të grekëve dhe shqiptarëve mund të flitet për Epirin ( Thesprotinë, Molosinë, Kaoninë ) Natyrisht është përzierje mes çamëve, arbanitasve dhe vllehëve ilirë të romanizuar… Një përzierje e krahinave të ndryshme shqiptare. Sa për faktorin Ali Pashë Tepelena, unë mund të flas shumë gjatë, se kam materiale burimore që hedhin dritë mbi figurën dhe rolin e tij, po nuk e shoh të arsyeshme ta bëj objekt të këtij shkrimi. Po e përmend vetëm për rolin që luajti në ardhmërinë e kombit tonë, rol që mund të kish ndryshuar fatet e kombit tonë për mirë, po të ishte treguar më largpamës, më bashkëpunues dhe i afërt me gjakun e tij se me të huajt, më nacionalist se makut për pushtet absolut diktatorial, më i drejtpërdrejtë dhe luajal me feudalët e tjerë shqiptarë, të punonte me mençuri dhe me prapamendim për t’i shfrytëzuar planet e fuqive evropiane për panballkanizimin pasturk për interesat e kombit të tij, gjë që ai i vuri në plan të fundit ose i lakmoi shumë pak. Ndihmoi revolucionin grek që nuk u bë nga grekët, po nga suljotët, arbanitët dhe çamët (diçka edhe nga vllehët) Për sa i përket faktit të përmendur në shkrimin e kaluar, që po të kish fituar gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në votimin e parlamentit grek, sot situatat do të flisnin në favor të shqiptarëve, këtë vetëm një intelektual jo i plotë nuk e pranon. Këtu nuk është fjala për të diskutuar qëllimet e Evropës p… të regjur. Bërja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Greqisë ç’donte të thoshte në fund të fundit? Një shtet grek që fliste shqip? A ka ndonjë vend tjetër në botë që ka për gjuhë zyrtare gjuhën e një kombi tjetër? Pra nuk do të quhej më Greqi, po Shqipëri kur t’i bashkoheshin edhe viset e tjera shqiptare pas pavarësimit. Kjo është logjikë matematike. Po të kish ndodhur kështu, sot Shqipëria do të ishte në pozita të tjera dhe nuk do të rrinte si varfanjake duke trokitur në portën e BE, portë që duket se nuk do të hapet kurrë. Ata që mendojnë ndryshe dhe mundohen të kundërshtojnë të vërtetën nën pretendimin e paanësisë dhe të largimit nga nacionalizmi shqiptaro-madh, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i shërbejnë megalloidesë greke dhe gjithë armiqve të tjerë të shqiptarëve. Më mirë le të heshtin se sa të kamuflohen.