Nju Yorku vishet Kuq e Zi / SHBA vlerëson patriotin shqiptar, Nju Yorku dekoron Frank Shkrelin në Ditën e Pavarësisë të Kombit

409
Sigal

SHBA, vlerëson patriotin shqiptar/ Nju Jorku dekoron ish-drejtorin e VOA-s, Frank Shkreli për nder të Ditës së Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Përgatiti Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Bashkia e Nju Jorkut më 21 Nëntor ora 17.00 organizojë një ceremoni në Kryeqendrën e Bashkisë së Nju Jorkut në nderim të ditës së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Kjo ceremoni kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Nju Jorkut, Corey Johnson I pranishëm ishte edhe Këshilltari shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj. Në këtë eventi u dekorua ish-Drejtori i VOA-s Frank Shkreli njëri prej figurave më të shquara të lobit shqiptaro-amerikan ne SHBA. Publicistit dhe ish-Drejtorit të VOA-s për Euro-Azinë Frank Shkreli mes emocioneve shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim nga Kryeqendra e Nju Jorkut duke theksuar, se ky nderim është njëkohësisht edhe një vlerësim që Nju Jorku i bën jo vetëm personaliteteve shqiptare këtu në Amerikë, por tregon se SHBA ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më strategjikë të kombit shqiptar. Ishin SHBA ato që mbështetën Pavarësinë Kombëtare të Shqipërisë më 1912-n, në rrëzimin e Murit të Berlinit, çlirimit te Kosovës dhe proceseve demokratike ne rajonin e Ballkanit…

Frank SHKRELI: Përulem përjetësisht para Flamurit të shqiptarëve!

Në fjalimin e tij përshëndetës para Këshillit të Qytetit të New York-ut, ish-Drejtori i VOA-s dhe Kryetar i Komitetit Shqiptaro-Amerikan Frank Shkreli mes të tjerash theksoi:

Zonja dhe zotërinj, mirëmbrëma!

Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam këtu sonte dhe po marr një çmim kaq të rëndësishëm nga Këshilli Bashkiak i qytetit më të madh në faqen e dheut, në prani të Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Corey Johnson dhe anëtarëve të tjerë të këtij organi kaq të shkëlqyer legjislativ demokratik. Unë jam veçanërisht i nderuar dhe i privilegjuar që e marr këtë çmim nga një prej nesh, Këshilltari Mark Gjonaj. Ju falënderoj sinqerisht nga thellësia e zemrës sime, Mark.
Sot, ne i tregojmë botës falënderimet tona para Zotit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe respektin tonë për flamurin tonë shqiptar, si simbolin e asaj që ne jemi, si amerikanë me origjinë shqiptare. Kjo qeleshe e bardhë është edhe identiteti ynë. Familja e Markut erdhi në këtë vend dekada më parë, po ashtu edhe familja ime 50-vjet më parë, ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare ndër vite, të cilët shpëtuan nga komunizmi në kërkim të lirisë dhe një jetë më të mirë në këtë vend të madh të yni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, komuniteti i vogël shqiptaro-amerikan në fillim të viteve 1970 në këtë qytet, formoi Korporatën e parë të Komunitetit Etnik Shqiptaro-Amerikan – duke përfaqësuar grupe të ndryshme fetare, arsimore dhe kulturore në komunitetin shqiptar.

Sot ne i tregojmë botës falenderimet tona para Zotit dhe Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, si dhe respektin tonë për flamurin shqiptar, si simbolin e asaj që ne jemi, si amerikanë me origjinë shqiptare. Kjo qeleshe e bardhë është edhe identiteti ynë.

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të NYC: Krenar që në Festimin e Pavarësisë Shqiptare të nderojmë Frank Shkrelin

Nga ana e tij Këshilltari i Nju Jorkut, miku dhe bashkëkombësi i z. Shkreli, gjatë dekorimit, mes të tjerash theksoi:

I dashur Frank Shkreli!

Si i vetmi zyrtar i zgjedhur shqiptaro-amerikan dhe në vlerësimin tim si Anëtar i Këshillit të NYC, është një kënaqësi e veçantë t’ju nderojmë në Festimin e Pavarësisë Shqiptare në Bashkinë e Qytetit. Pavarësia e Kombit shqiptar është një ditë ku ne festojmë jo vetëm kulturën dhe trashëgiminë tonë, por edhe arritjet dhe sukseset e Qytetit të Nju Jorkut. Ne jemi krenarë dhe ju përgëzojmë për atë që keni bërë për bashkësinë shqiptare dhe çështjen shqiptare. Ju jeni një shembull i vërtetë i rolit të jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë luajtur në formimin e New York City dhe Botës. Unë jam i kënaqur që festoj këtë festë me ju, nderues të tjerë shqiptarë të komunitetit tonë, Kryetarin e Këshillit të NYC Corey Johnson dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të NYC për të njohur kontributet e mëdha të punës suaj, do të përfundonte z. Mark Gjonaj.