Memush Habilaj: Dashuria për Vlorën, ”Sirenën mbi dy dete”

155
Sigal

Kremtohet 55-vjetori i maturave të vitit 1967 të shkollës së mesme “Halim Xhelo” – Vlorë

Dashuria për Vlorën “Sirenën mbi dy dete”

Në qytetin bregdetar të Vlorës na bie në sy një eveniment disi i veçantë : në rrugën kryesore të hyrjes për në qytet (nga ana e Tiranës) vërejmë një grumbull njerëzish, burra e gra, të moshuar, shumica flokëzbardhur, të mbledhur në anën e djathtë të rrugës, në lulishten para gjimnazit “ Halim Xhelo”. Kjo shkollë e mesme është një nga shkollat kryesore të qytetit të Vlorës, e ndërtuar në fillim të viteve 1960 . Anës rrugës ndalojnë herë pas here makina, prej tyre zbresin qytetarë të moshuar, që drejtohen nga grupi i mbledhur në lulishten-oborr para shkollës. Në pamje të parë mund të thuash se janë të paktën 70 vjeçarë, të mbajtur mirë, të veshur me gusto, me pamje intelektualësh, flokëzbardhur, por me vështrim rinor dhe buzëqeshje plot gëzim. Takohen e përqafojnë njeri-tjetrin, çmallen sinqerisht, shkëmbejnë thirrje e përshëndetje, flasin me zë të lartë, qeshin fortë, thirrjet e habisë dhe gëzimit ushtojnë gjithandej. Kush janë këta njerëz? Afrohemi dhe kontaktojmë me ta, futemi midis tyre dhe marrim vesh se janë ish –nxënës të shkollës “Halim Xhelo”, të cilët para 55 vjetësh, në vitin 1967, ishin maturantë të kësaj shkolle. Mbyllën mësimet në fund të muajit maj, si tani. Kanë kaluar jo pak ,por 55 vjet, që kanë lënë këtë oborr, këto klasa e këtë shkollë. janë larguar në drejtime të ndryshme, atje ku i hodhi fati, si zogjtë që largohen nga foleja kur e ndiejnë vehten se janë gati të nisin fluturimin vetë; drejt rrugëve të jetës. Janë larguar nga kjo fole kur ishin fare të rinj, që sapo kishin shkelur në të 18-at dhe ja po rikthehen përsëri, por tani flokëbardhë e me ballin plot rrudha, e me problemet e moshës, por me shpirtin e ri si atëhere në vitin e largët 1967.

I shohim tek shkëmbejnë me gjallëri shaka, debate, thirrje me njeri-tjetrin. Kujtimet rrjedhin si një lumë i pandalshëm, secili mundohet të tregojë sa më shumë për këtë periudhë më se gjysëmshekullore. Dikush përlotet, dikush ngazëllehet, dikush ngacmon me humor, shumica mundohet të tregojë sa më shumë histori e kujtime nga koha kur ishin nxënës, nga ajo kohë e artë që nuk vjen më. Të qeshurat e shakatë buçasin në oborrin, që pret këta mysafirë të rrallë, që koha i thirri në këtë takim të paharruar. Po flasin për jetën e secilit, punët ku kanë qënë angazhuar, problemet, peripecitë dhe hallet që ka përballuar secili në jetë. Janë të gjithë intelektualë, me eksperiencë personale specifike atje ku ka punuar e jetuar. Dikush ka qenë pjestar i administratës shtetërore, dikush në arsim apo shëndetësi, dikush në Forcat e Armatosura, një pjesë profesorë në shkencë, ndonjë i përfshirë edhe në politikë, por sot këto nuk kanë rëndësi, sepse të gjithë e ndjejnë vehten maturantë, nxënës të kësaj shkolle, që për ata është e shtrenjtë, e dashur dhe e paharruar. Prandaj kanë ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë. Një pjesë kanë ardhur nga jashtë vëndit, kanë ardhur nga Greqia, Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Amerika, kanë lënë punët dhe problemet personale, vetëm e vetëm për të qenë në këtë festë, në këtë takim nostalgjik ku I ka thirrur rinia e tyre e largët, por gjithëmonë rini. I mblodhi dashuria për vëndin, dashuria për VLORËNSIRENËN MBI DY DETE, perlën e perlave, kryeqytetin e bukurive mbi tokë. A nuk ja vlen të sakrifikosh kudo që të jesh e të vish në VLORË në një ngjarje si kjo e sotmja që po e përjetojnë këta ish-maturantë?

Po afron ora 11, presin të hapen dyert e shkollës. Grupi nismëtar i organizimit të ceremonisë ka programuar gjithëçka, që nga lajmërimet e çdo bashkënxënësi, kudo që të ndodhej, e deri te veprimet e ditës së sotme. Meritojnë lavdërimet e rastit nga bashkënxënësit :Arqile Ciko, Spiro Naqo, Memush Habilaj, Dioni Flaga etj, të cilët kanë muaj që merren me këto punë. Po bie zilja e shkollës: Hapen dyert për të hyrë nxënësit, bëhet qetësi, të gjithëve u duket se do të hyjnë në mësim si para 55 vjetëve. Çaste emocionuese, drejtohen ngadalë, hyjnë në koridore dhe ndahen nëpër klasa. Disa i mbajnë mënd vëndet ku kanë ndenjur, një pjesë i kanë harruar dhe kjo shkakton të qeshura e shaka të tjera. Ulen nëpër banka, ish-kujdestari i klasës bën apelin si një herë e një kohë. Improvizohet një orë mësim. Dikush del në dërrasën e zezë dhe zgjidh një ushtrim. Ja mësuesja e kimisë, Afërdita Abazi, e cila ka kaluar të 80 vjetët, drejton mësimin, ish-drejtori Rakip Korkuti, 92 vjeç inspekton klasat, i shoqëruar nga mësuesi i frëngjishtes Tanush Frashëri, 86 vjeç që ka ardhur për këtë takim nga Gjermania etj. Kujtohen ata që nuk janë të pranishëm për shumë arsye, një moment i veçantë u kushtohet kujtimit të shokëve e shoqeve të ndarë nga jeta. Në vitin 1967 dolën 116 maturantë, të ndarë në katër klasa, sot 24 prej tyre nuk i kemi midis nesh. Përkujtohen me një minutë heshtje dhe lexohen emrat e tyre para klasave:

Bardhyl Osmani 1. Llambi Karanxha, 2. Mario Petro, 3. Namik Veipi, 4. Njazi Veliu, 5,

Burbuqe Saliu 6. Panajot Zilo, 7. Panajot Xhaxho, 8. Pavllo Mita, 9. Petrit Qejvani, 10,

Sami Canaj, 11. Spiro Billa, 12. Tomorr Koçia, 13. Viktor Matathia, 14, Dallandyshe Babe, 15. Donika Numani 16, Dritore Murati 17, Edmond Licka 18, Ernest Kuci 19, Fatos Vaqarri, 30, Gani Mano, 21, Kastriot Cuci, 22, Kico Papanikolla, 23, Leonora Cipi, 24.

Çastet kalojnë me shpejtësi sikur fluturojnë, asnjeri nuk dëshiron të largohet nga klasa, por nuk ka se si të veprohet ndryshe: Duhet zbatuar programi dhe ish –nxënësit mezi dalin nga klasat. Gjithëçka filmohet, bëhen fotografi të shumta që do t’i ruajnë me kujdes. Po vete ora 12.00! Ish- nxënësit drejtohen nga makinat dhe vargu i makinave merr drejtimin për në Nartë,në lokalin ku është porositur dreka. Ulen në lokalin e përzgjedhur, një fjalë e shkurtër përshëndetje nga ish-maturanti Memush Habilaj, i cili përmënd momente të veçanta nga periudha 55 vjeçare që ka kaluar shoqëria e tyre, që nga zbritja e njeriut në hënë, shpikja e celularit, kompjuterit, rënia e komunizmit etj. Pastaj fillojnë dollitë, shakatë, historitë e kujtimet pa fund, hareja e muzika shoqërojnë këtë drekë të kësaj shoqërie krejt të veçantë . Takimi mbyllet me një shëtitje buzë detit, që sot duket më i bukur se kurrë, më I kaltërt se herët e tjera. Vjen çasti i ndarjes. Secili do të largohet për në vëndin ku jeton, por kthejnë kokën pas, si për t’i thënë Vlorës dhe shkollës “Halim Xhelo” se këtu po lënë një pjesë të shpirtit të tyre, që do t’i thërrasi përsëri në takime të tjera në të ardhmen këta shokë e shoqe të mrekullueshëm.