Mbi 152 firmëtar nënshkruajnë nga qyteti i ‘Kongresit të Lushnjes, “Rilindjen” e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri

25
Sigal

Nga Kastriot Caka

Nuk ishte rastësi që një ditë pas 22 Marsit të shenjtë, Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri do riniste rrugëtimin e ‘Rilindjes’ së saj; pikërisht nga qyteti historik i “Kongresit”. Në qytetin e Lushnjes banojnë shumica e mbi 22 mijë  qytetarëve me origjinë nga Skrapari që ka i gjithë qarku i Fierit, që nga koha e mbretërisë së Zogut e deri më sot. Ndaj jo rastësisht Lushnja e Kongresit që shpëtojë Kombin, u përzgjodh nga Grupi i Punës për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, të cilin ikona e kësaj shoqate, themeluesi i pas viteve 1990 dhe kryetari i parë i saj, shpirti dhe zemra e shoqatës Nuri Çuni  do e konsideronte Rilindja e vërtetë e Shoqatës A.K.Tomorri.

Tre javë pas takimit të Grupit të Punës për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, firmëtarët e parë bijë dhe bija në dejet e të cilëve qarkullon gjaku i Skrapallinjve, shënuan emrin e tyre me gërma të arta në Regjistrin Kombëtar të SH.A.K.Tomorri.

Organizatorët përveç pritjes madhështore në hyrje të sallës, kishin menduar edhe promovimin e vlerave të trevës dhe traditave tona, duke vendosur në një altoparlant të fuqishëm me këngët e Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit Demir Zyko.

Fillimi i mbledhjes për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” dega Lushnje, filloi me një moment të papërsëritshëm sikurse është “Hymni Kombëtar” i kënduar nga anëtari i shoqatës dhe që më vonë do të zgjidhej edhe sekretar i shoqatës për degën Lushnje. Të deleguarit për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor të SHAK “Tomorri” të përbërë nga z. Nuri Çuni, Rustem Zyka, Saimir Hoxha, Estref Çullhai dhe koordinatori për Lushnjen Bashkim Sulçe, e deklaruan të hapur procesin zgjedhor, në mbështetje të STATUTI-t të shoqatës. Në përbërje të degës së Lushnjes ishin nën/degët e qytetit, ajo e Kolonjës (Eskaj, Bububullima, Savra), Divjakës ( Mizë, Seman), Dushkut( Plug, Çerm Sektor)

Regjistrimi i emrave së bashku me firmat dhe adresën elektronike, pjesë e Rregjistrit Kombëtar të SH.A.K.Tomorri, u shoqërua për herë të parë edhe me shpërndarjen e kartave të Antarësisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”. Nga data 23 mars 2024, çdo anëtar që aderon në shoqatë do të ketë kartën e tij të antarësimit, si kusht i panegociueshëm për të qënë pjesë e shoqatës. Koha kur njerëzit merreshin nga rruga për të mbushur 2 rreshta me karrike, apo nga zyrat nëpërmjet mashtrimit ka marrë fund. Pas analizës së shoqatës për Lushnjen, bashkë me nëndegët filloi procesi zgjedhor ku kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, Dega Lushnje u zgjodh Estref Çuhllaj dhe Sekretar i shoqatës Gëzim Xhoxhaj dhe kryetar i nëndegës për qytetin e Lushnjes Agron Dyrmishi. U zgjodh gjithashtu kryesia e degës, nën/kryetarët dhe të mandatuarit për Kuvendin Kombëtar. U propozuan për Kryetar të SH.A.K. Tomorri: Hysen Caka, Rustem Zyka dhe Engjëll Musai. Pas propozimeve për ndryshimet statutore takimi u mbyll mes përqafimeve dhe premtimeve për aktivitete më të shpeshta dhe gjithpërfshirëse.