Rama: Vlora ka nisur rrugëtimin si Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024

15
Sigal

Me fjalët “Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një reagimi u ndal në morinë e aktiviteteve sportive dhe kulturore që u zhvilluan në qytetin bregdetar. Qyteti i Vlorës u përzgjedh si “Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024” në një konkurim të fortë mes 13 vendeve të tjera evropiane. Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga ambientet sportive dhe aktivitetet që u zhvilluan në Lungomare. Marrja e këtij titulli sjell që në kuadër të kësaj ngjarje gjithvjetore në ambientet e Lungomares të zhvillohen aktivitete të ndryshme që do vijojnë përgjatë gjithë vitit. Qyteti i Vlorës e paraqiti kandidaturën në dhjetor 2023 pranë ACES Europe. Shpallja e Vlorës si “Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024” u bë në Bruksel në Parlamentin Evropian. Titulli i lartë u shpall gjatë ceremonisë së përvitshme të shpalljes së emërimeve për vitin 2024 (ACES Annual GALA Aëards 2024). “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është edhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit. Ky titull pritet të ketë një ndikim të madh edhe në promovimin e qytetit  pasi do të zhvillohen shumë aktivitete sportive.