Anija” Celepia 2” mund të jetë rrëmbyer për trafik klandestinësh

697
Sigal

Anija peshkatore “Çelepia2” mund të jetë rrëmbyer nga shtetasi Egjiptian, Adel Muhamed Sallam, për të kryer trafik të klandestinëve nga vendet e Afrikës veriore drejt Italisë, ose mund ti jetë shitur trafikantëve. Kjo pistë po shqyrtohet nga drejtuesit e policisë së Durrësit, pohojnë burime informacioni jozyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar. Ende nuk ka një vendndodhje të saktë të peshkarexhës në bordin e së cilës janë edhe 2 marinarët shqiptarë, Luan Mema, 56 vjeç motorist dhe, Dhimitër Maja, 54 vjeç kapiten e anijes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti lundrues është në Libi, ndërsa policia e Durrësit përmes Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës tonë në Egjipt ka nisur kontaktet me palën egjiptiane për të hedhur dritë më shumë rreth misterit të zhdukjes së anijes. 30 vjeçari, Adel Mohamed Salam, pretendon se pronari i peshkarexhës “Celepia2” Murat Celepia i ka një borxh prej 70 mijë eurosh. Pronarët e peshkarexhës mohojnë në mënyrë kategorike se i kanë borxh shtetasit egjiptian. Lidhur me çështjen e borxhit 30 vjeçari Adel Salam ka bërë ankesë edhe në ambasadën egjiptiane në vendin tonë. Ndërkohë familjarët e Luan Memes, dhe Dhimiter Majes 54 I bëjnë apel organeve ligjzbatuese te punojne per kthimin në shqipëri te familjarve te tyre.