Lamtumirë Sulejman Prrenjasi, artist i përjetshëm, nder i Shoqatës Tomorri

154
Sigal

Rrallë ndodh që një personalitet të ketë mirësinë të nderohet e respektohet nga të gjithë qytetarët, pavarsisht përkatësive të ndryshme politike, shoqërore dhe profesionale. Ai është piktori i shquar, nxënësi i Ibrahim Kodrës, nderi i SH.A.K.Tomorri Sulejman Prrenjasi, që u nda sot nga jeta. Në këtë ditë të trishtë, në emër të SH.A.K.Tomorri, shprehim ngushëllimet, për largimin fizik të Sulejman Prrenjasi, por jo të Artistit  dhe Mjeshtrit të pikturës, personalitetit të shquar Sulejman Prrenjasi.

Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri

                                                                                              Kryetari

                                                                                          Engjëll   Musai

 

Ja intervista e fundit dhënë për Telegraf dhe gazetën “Dielli Tomorrit”:

Ju tregoj dy amanetet e Ibrahim Kodrës, të varrosej në fshatin e lindjes dhe të hapej një Galeri me emrin e tij


Me Ibrahim Kodrën mbajta lidhje 9 vjet, sa herë vija në Shqipëri më thoshte, kujdes më sill  raki!

Kur e keni njohur për herë të parë Ibrahim Kodrën dhe si?

Unë Ibrahim Kodrën e kam takuar për herë të parë në vitin 1997, kur shkova në Itali dhe hapa një ekspozitë në Milano. Në atë ekspozitë vjen dhe Ibrahim Kodra, i cili kishte me vete 4 kritikë arti për pikturën. Kritikët ishin italianë. Unë nuk e njohja por vetëm kisha dëgjuar për të. Ai pasi pa ekspozitën, aty mes njerëzve që ishin të pranishëm tha me zë të lartë: Nqs doni ta njihni Shqipërinë, ja ku e keni në këto piktura. Në ekspozitë kishte shumë njerëz ku dallonin emigrantët shqiptarë por edhe dashamirës të shumtë të pikturës në Itali të cilët e dashurojnë shumë këtë lloj arti. Kjo ekspozitë ndenji e hapur 15 ditë. Në këto ditë ai erdhi disa herë dhe kështu u bëmë miq. Një ditë ai më ftoi në shtëpi. Kishte një shtëpi të bollshme në kat të katërt të një pallati të bukur. Brenda kishte edhe studion e madhe, një studio ku shikoje gjithfarë pikturash. Ibrahimi nuk ishte i martuar atë kohë, pas dy martesave të dështuara. Brenda kishte një grua që i shërbente.

A keni hapur së bashku ndonjë ekspozitë?

Po. Bashkëpunimi më i madh i yni u bë kur hapëm një ekspozitë të përbashkët në qytetin Koma të Italisë. Koma është një qytet i vogël por i bukur në kufi me Zvicrën. Në këtë ekspozitë ne ishim një grup . Ishim disa pikturë si Arjan Kalari, Sulejman Prenjasi, Xhevdet Badri dhe Jetullah Haliti, kosovar. Kjo ekspozitë u bë vetëm për Kosovën, pra me motive kosovare ku unë kisha 20 punë. Ishte periudha kur Kosova ishte në luftë. Në atë kohë Kosova njihej shumë pak në Itali dhe shumica thoshin se lufton Shqipëria kundër Serbisë. Në atë ekspozitë foli Kodra dhe unë. Kodra foli si një shqiptar i vërtetë duke bërë të njohur luftën që bëhej në Kosovë. Në atë ekspozitë tha se do të vinte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oxi, por atë ditë pati djalin të sëmurë dhe kështu nuk mori pjesë. Kjo ekspozitë qëndroi hapur 15 ditë, ku u bë një propagandë e madhe për Kosovën dhe sigurisht dhe për Kosovën, duke treguar se jemi rrënjë të një gjaku. Në këtë zonë Kodra kishte shumë influencë

Sa vjet keni mbajtur lidhje të vazhdueshme me Ibrahim Kodrën?

Mbi 9 vjet. Ishin lidhje shumë miqësore, lidhje shumë interesante, të këndshme dhe me plot kuriozitete. Kudo ku shkelte Kodra linte gjurmë dhe përcillte mirësi. Ishte natyrë Bohemi dhe kishte ide shumë interesante për jetën.

Ibrahim Kodra duke shpërthyer në një bravo për piktorin e sapozbuluar nga Shqipëria thotë: Ja ku e keni Shqipërinë

“Një jetë me dashuri për pikturën” një film dokumentar për piktorin Sulejman Prrenjasi, realizuar nga regjizori Kristaq Janushi,as.regjizor Lulzim Sula,Monrtazhi Alda Sula,Teksti Petrit Ruka dhe lexim teksti nga Agim Xheka me rastin e 80 vjetorit të Antarit të Akademisë Europiane të Pikturës. Fshati Lubonjë është fshati ku e rrit piktori, ku u edukua dhe formoi talentin e tij për pikturën.Tirana  është vendi ku jetoi dhe punoi dhe vazhdon jetën piktori dhe Italia vendi ku me ndihmën e të birit hapi studion e tij. Njohja me piktorin e madh Ibrahim Kodra dhe hapja e mbi 20 ekspozitave në gjithë Italinë, përbën kulmin e krijimtarisë së tij.

Po fshati i nënës?

Fshati Shtyle. Nëna ime rrjedh nga fisi i madh fisi i Shtyllajve. Për këtë unë kam hapur dhe një ekspozitë pikture në shtëpinë e Behar Shtyllës.  Fshati Prenjas i Skraparit vajtja pas 75 vjetësh dhe shtëpia dhe kujtimet e tij për familjen në këtë fshat të largët që u largua pa e njohur mirë-thekson ai.

Drejt vendlindjes 

Sa më shume plaket njeriu, aq më shumë mendja dhe këmbët e çojnë drejt fëminisë. Artisti shkon e takohet edhe njëherë me shumë shok të fëmijërisë  në rrënjët e fshatit Lubonjë në rrethin  e Korçës. Megjithëse ka lindur në një fshat të Skraparit ku ka ikur 5 vjeç që andej dhe fëminia e tij është e tëra këtu. Imazhet e para plot ngjyra i ka marë në këto anë dhe në këto peisazhe që janë të shtrenjta për të. Këtu pa për herë të parë ngjyrat rrëzëllitëse të pranverës dhe të luleve, të ujrave dhe të qiellit që nuk do ti harrojë kurrë dhe po kështu botën e pikturës që e pa e e zbuloi në kishën e fshatit që u bë shkolla e parë e vizatimit të tij. Një takim magjik me pikturën që nuk e tradhëtoi kurrë në jetë.