Kastriot Jaupaj: Aktivitet i rrallë i Shoqatës Labëria ’’Nderi i Kombit’’, dega Fier

61
Sigal

Në ceremoninë e organizuar për nder të punës e kontributit të tij thuhen fjalë të ngrohta vlerësimi nga drejtuesit e SHLNK, dega Fier, veteranë e bashkohës. Aktivitete të tilla afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin, duke përmbushur kështu objektivat e planifikuara. F.Bruhama ka lindur në Tërbaç të Vlorës 12,XII,1950, ka përfunduar studimet në Akademinë e Rendit Publik, dega e kufirit. Disa rreshta për këtë lab hiperaktiv, por me ndjesinë e së mirës, shpirt poetik, kritik i ashpër për çdo padrejtësi që sheh, aktiv e i papërtuar të japë pa hezitim kontributin e tij modest. Përtej vështirësive të punës në kufi në sistemin totalitar te Ferriku nuk ka vend demoralizimi dhe mosorjentimi në situata tejet të vështira për të dhe në përgjithësi bashkombasve të tij. Më dhimbset ideja e punës në ndërtim e një 73-vjeçari për të plotësuar qoftë edhe diçka më shumë…, por nga goja e tij shpërthen ritmi i një 40-vjeçari, këtë e thotë me mburrje, se këndokshin kovat e llaçit në duart e tij.

Shkojnë pērshtat këto rreshta për të:

Ç’njeri vital,/ Si dëgjohet kur triumfon, / Nuk përrallet e kundërta,/ Zë e venitet, / Eh ç’brez me energji në rritje?!/ Nuk njeh moshë,/ E padrejta i dhembset,/ Meriton medaljen,/ Meriton buzëqeshjen.

Nga arsenali i krijimeve të tij më bëjnë përshtypje vargjet në takimin e brezave:

«…Vjen nipi te guri i gjyshit,/ Bashkëfshatarët në vatan,/ Respekt për brezat e ikur, Një kujtim për djemtë tanë./ Ky takim për çdo vit, / Është fotografi e rrallë./ Vendlindja gur mademi,/ Ç’ka se je shkëmb e stërrallë… «

Pikturon me fjalën, siç rrebelohet për atë që e shikon të padrejtë:

« …Jam një lab i rrebeluar,/ Për vlerat që na janë vrarë, / Kam dy vjet që jam larguar,/ Se parimet merren zvarrë.« Shpirti poetik i labit ngrihet mbi bejtet, të cilat i mban si thesarin më të dashur, por pena e tij botohet te gazeta’’Drita”, “Labëria’’, ndaj në drekën e organizuar për dorëzimin e kësaj Mirënjohjeje nuk ndaluan deputimet e tij me interpretime nga krijimtaria e vet duke na premtuar se së shpejti do të dilte me botime të tjera më të pasura në përmbajtje dhe ide, këngët labe dhe dollitë me raki e verë pasuan orë të tëra.

Energjia e tij të elektrizon e nuk njeh të shteruar, pa e tepruar. Jam shumë mirënjohës këtij brezi të palodhur e këtij rrebeshi tërbaçiot duke mos ua kursyer falenderimet për një emër, se namin e tyre shkruajnë.

Kërkesa

Ndërrim emri ka kërkuar shoqata kulturore atdhetare “Labëria” dega e Fierit në lidhje me emrin nga Isopolifoni (që është aktualisht) në Polifoni, dhe këtë gjë duhet ta kryejnë institucionet shtetërore në drejtim të UNESCOS, pohuan anëtarë e drejtues të kësaj shoqate.

Këtë gjë kreu i kësaj shoqate Baftjar Abazaj e pohoi se që në propozimin, që u drejtua institucionit të Unescos duhet të ishte konsultuar gjerësisht e më pas të propozohej. Grekët thonë që prejardhja e Isopolifonisë është nga sirenat dhe nga kishat, por duhet saktësuar se polifonia është më e hershme se kishat dhe është autoktone shqiptare. Jo Isopolifoni, por Polifoni,- tha Abazaj, ka marrës, kthyes ose hedhës dh iso dhe kjo nuk përdoret vetëm në Labëri, por edhe në Skrapar, Myzeqe etj. Lebërit kanë jetuar e jetojnë në një truall me male të larta, të ashpra e shkëmbore, me mungesë të ndjeshme bimësie, klimë në përgjithësi malore, me verë të freskët e dimër të ashpër, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera është e nxehte dhe e thatë dhe dimri i butë e i lagët, duke u kufizuar në perëndim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve të tilla natyrore reflektohet përsëri, sidomos, mbi këngën polifonike labe. Duke e përjetuar me kujdes, duket se ajo diçka ngjizur në përmbajtjen ideoemocionale prej qëndrimit madhështor të maleve, forcës së tyre, ashpërsisë, pamjes legjendare, vështrimit hijerëndë e krenar; ndoshta për këtë arsye një notë e përgjithshme, thelbësore, tipikë e saj shfaqet epizmi i pakrahasueshëm. Nga ana tjetër, kënga shumëzërëshe labe duket se është ndikuar në një masë edhe nga bukuria e veçantë e natyrës bregdetare, mbase për këtë shkak stile të caktuara muzikore, si, p. sh himarioti, dukaqoti, Kurveleshi, Golemase, Gjirokastritshe, pilurioti etj., sjellin, para se gjithash, një notë karakteristike lirike etj. Pra kjo është polifonia! Kënga labe!