Eksperienca ka treguar që në ato objekte ku nuk janë zbatuar udhëzimet teknike të projektimit përkatës kanë patur probleme gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit. Probleme që janë shoqëruar me vonesa në përfundimin e tyre, rritje vlerës së preventivuar, në cilësinë e punimeve etj. Më të theksuara këto kanë qënë në ndërtimin e rrugëve të “Arbërit”,”Kombit”,”Qukës-Qafë Plloç”,”Tiranë -Elbasan”etj.
Ndërtimi i veprave portuale, siç është ndërtimi i portit në zonën e “Porto Romanos’ bëhet mbi bazën e projekteve të mirë studiuara. Këto janë vepra madhore që kërkojnë kohë të gjatë studimi, eksperimentimi, projektimi, ndërtimi etj.
Projektimi i tyre bëhet në dy faza projektimi: -Projekt ide -Projekt zbatim. Projekt ideja hartohet në bazë të detyrës së projektimit dhe dokumentave që e shoqërojnë, si edhe në të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinjerike, hidrologjike, klimatike, sizmike, të dinamikës së sentimenteve, të rilevimit hidrografik dhe topografik etj .,.
Nëpërmjet projekt idesë zgjidhen këto detyra kryesore: -Përcaktim i mundësisë teknike dhe i një zgjidhje racionale ekonomike të ndërtimit të veprës portuale në atë zonë -Përcaktimi i saktë i vendë ndërtimit të veprës portuale -Përcaktimi i rrjetit të furnizimit me ujë,energji elektrike,karburant etj -Përcaktimi i zgjidhjes më të përshtatshme tekniko-ekonomike për ndërtimin e veprës portuale, duke patur parasysh dhe zhvillimin prespektiv. -Përcaktimi i burimeve të furnizimit me materiale për ndërtimin e veprës portuale. -Përcaktimin e mënyrës së organizimit për ndërtimin e veprës portuale dhe kohëzgjatjen për ndërtimin e saj. -Përcaktimin e treguesve themelorë tekniko-ekonomik dhe vlera e kushtimit të saj nëpërmjet preventivit paraprak.
Projekt ideja hartohet të paktën në dy variante dhe sejcila në vija të përgjithshme përmban: Parashtesën, vizatimet, llogaritjet, preventivin paraprak, relacionin e strukturave të ndryshme, dokumentat e proçedurave ligjore të miratimit etj. Në projekt ide përveç detyrës së projektimit me dokumentat përkatës që e shoqërojnë përfshihen edhe këto materiale: Studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinjerike të zonës së ndërtimit të veprës si: kushtet gjeomorfologjike të terenit, ndërtimi gjeologolitologjik format stukturore e tektonike e formacioneve rrënjësore e mbulesore, kushtet hidrogjeologjike të teritorit dhe dukuritë themelore hidrogjeologjike, proçeset dhe dukuritë fiziko-gjeologjike, vetitë fiziko-mekanike të formacionit, hidrologjike (valëzimi,lloi i valës, lartësia, gjatësia, periudha dhe rastësia e tyre sipas drejtimit si dhe parametrat e valëzimit me siguri të ndryshëm, niveli i ujit ku përcaktohen kuotat e nivelit mesatar, minimal dhe maksimal për periudha të ndryshme përsëritje dhe kurba e sigurisë së niveleve, rrymat e ujit drejtimi i lëvizjes dhe shpejtësia e tyre), studimi klimatik (era, rastisjet në përqindje sipas intervaleve të shpejtësisë së erës në m/sek.
Periudha e përsëritjes në vjet të shpejtësive maksimale të erës sipas 8 drejtimeve kryesore, mjegulla ku përcaktohet numuri i ditëve në të cilën shikimi horizontal është më i vogël se 1000 m), studimi i dinamikës së sentimenteve në zonën e ndërtimit të veprës portuale, rilevimi hidrografik (batimetria) i zonës ujore të ndërtimit të veprës portuale, rilevimi topografik i zonës tokësore të ndërtimit të veprës portuale.
Në vizatime zakonisht përfshihen: Plani i vendosjes së veprës lidhja me rrugë dhe hekurudhë, plani i përgjithshëm i veprës portuale me prerjet gjatësore dhe tërthore, plane të veçanta të pjesëve të veprës portuale me prerjet gjatësore dhe tërthore, zgjidhjet konstruktive të objekteve kryesorë të veprës portuale, furnizimi i veprës portuale me ujë, energji elektrike, karburant etj., sistemin e mbrojtjes nga zjarri, plan organizimim e punimeve të ndërtim montimit të shoqëruara me makineri, mjete, paisje për proçese pune ujore e tokësore, që kërkojnë ndërtimet e skolirave, kalatave, punimet e thellimit të basenit dhe kanalit hyrës, llogaritjet statike për zgjidhjet e objekteve kryesore dhe llogaritjet për rrjetet inxhinjerike të veprës portuale, studimin mbi midelimin hidraulik të veprës, preventivin paraprak, reçencat, mendimet nga dëgjesat e organizuara, miratimin e projekt idesë nga organi kopetent ligjorë.
Me miratimin e projekt idesë fillon hartimi i projekt zbatimit. Në projekt zbatim paraqiten hollësisht dhe qartë vepra e objektet e saj, duke përfshirë edhe detajet e elementëve dhe bashkimet ndërmjet tyre në mënyrë që mbi bazën e tyre të mund të kryen punimet e ndërtim- montimit të veprës. Këto udhëzime teknike të projektimit duhet të zbatohen pasi eksperienca ka treguar që në ato objekte ku nuk janë zbatuar udhëzimet teknike të projektimit përkatës kanë patur probleme gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit. Probleme që janë shoqëruar me vonesa në përfundimin e tyre, rritje vlerës së preventivuar, në cilësinë e punimeve etj. Më të theksuara këto kanë qënë në ndërtimin e rrugëve të “Arbërit”,”Kombit”,”Qukës-Qafë Plloç”,”Tiranë -Elbasan”etj.





















