Kastriot Kotoni: Tetë sekretet e jetës së ikonës së basketbollit, Agim Fagut

212
Sigal

Në vitin 1974. Turneu në Kinë, Fagu goditet rëndë nga kinezët dhe nuk i jep dorën kundërshtarit, fillojnë ndëshkimet

  • – Në moshën 15 vjeçare bëhet anëtar i ekipit të të rriturve me fanellën me numrin 9 të Parizanit
  • – Me numrin 10 Agimi do të përfaqësonte ekipin kombëtar dhe në moshë fare të re as 18 vjeç.
  • -Më 17 dhjetor të vitit 1965 zhvillohet Ballkaniada në Tiranë, ku në ndeshjen Shqipëri-Jugosllavi fituam 64-60
  • – Ai merr titullin Mjeshtër i Sportit në vitin 1966 dhe në vitin 1969 merr titullin e lartë Mjeshtër i Merituar i Sportit

 

Uilliam Xhons Sekretari i Përgjithshëm i Basketbollit botëror ka ardhur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen “Partizani” me “Oransodën” dhe ai mahnitet me lojën fenomenale të Fagut, aq sa entuziasmohet duke i propozuar Agimit që të jetë pjesë e ekipit të Evropës për dy evenimentet e rëndësishme.

Basketbollisti më i madh shqiptar i shekullit XX është vlerësuar “Mjeshtri i Merituar i Sportit shqiptar” Agim Fagu, i cili para pak ditësh mbwrriti në vitin e 75- të jetës sw tij. Agim Fagu lindi më 16 shtator të vitit 1947 në Tiranë. Dëshira e të atit për ta bërë të birin një qendërbrojtës (centërbeg), por Agimit i shkojnë këmbët drejt sportit të atletikës, megjithëse e ëma e kishte regjistruar në kurset e pianos dhe të fizarmonikës. Besim Fagu rridhte nga një familje e vjetër tiranase në mos nga më të parat që e krijuan këtë qytet. Nga gjiri i kësaj familjeje sportive kanë dalë sportistët si; futbollist i madh Besim Fagu babai i Agim Fagut basketbollist, dhe i vëllai i tij Arbeni, dhe në farefisin e afërt të tyre kemi njerëz po aq të dalluar si talente në futboll Mustafa Fagun, i cili veshi fanellën e ekipit të “Partizanit”, pa harruar volejbollistin Dashamir Fagu edhe ky një tjetër partizanas kampion dhe anëtar i ekipeve kombëtare. Agimi si çdo fëmijë i brezit të tij ishte regjistruar në pallatin e pionierëve e luante futboll. Në moshën e adoleshencës hodhi shtat e nuk i shpëtoi syrit të profesor Zija Kodra në gjimnazin “Qemal Stafa”, i cili e aktivizoi me ekipin e shkollës. Nuhatësit e talenteve të “Partizanit” mjeshtrit Njazi Lleshi e Astrit Greva, përdorën me mjeshtri ndikimin e të atit Besimit si përfaqësues i ekipit të “Partizanit” për ta afruar me ekipin e “demave”. Duket prerja për një sportist i përmasave evropiane ndihej qysh në ndeshjet e para, ku Agimi në ndeshjen mes të rinjve të “Tiranës” dhe “Partizanit” shënon 33 pikë, gjë që mund të jetë rekord Gines për një debutues. Ky yll në ngjitje u bë shpejt një model sportisti i gjimnazistëve dhe numri i fansave rritej çdo ditë si një ortek. Në moshën 15 vjeçare bëhet anëtar i ekipit të të rriturve e për të mos u haruar me fanellë të numri 9 e ndjekin edhe sot të rinjtë këtë numër. Me numrin 10 Agimi do të përfaqësonte ekipin kombëtar dhe në moshë fare të re as 18 vjeç. Më 17 dhjetor të vitit 1965 zhvillohet Ballkaniada në Tiranë. Në ndeshjen Shqipëri-Jugosllavi me rezultatin 64-60 baskebollisti më i ri Agim Fagu ishte në krah të V.Shakës, R.Radojës, B.Shehut etje, ai u bë faktori kryesor i fitores. Agimi u quajt zbulimi i këtij kampionati, ku spikati forca lëvizmëria, dinamizmi, shpirti i garës së tij.

Titujt në moshë të re

Në një kohë shumw të shkurtër ai merr titullin Mjeshtër i Sportit në vitin 1966 dhe në vitin 1969 merr titullin e lartë Mjeshtër i Merituar i Sportit. Nga Seleksioneri i Evropës me rastin e 50 vjetorit të basketbollit spanjoll në vitin 1969 dhe ajo e basketbollistit jugosllav Radivoje Koraç u përzgjodh edhe Agim Fagu. Uilliam Xhons Sekretari i Përgjithshëm i Basketbollit botëror ka ardhur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen “Partizani” me “Oransodën” dhe ai mahnitet me lojën fenomenale të Fagut, aq sa entuziasmohet duke i propozuar Agimit që të jetë pjesë e ekipit të Evropës për dy evenimentet e rëndësishme. Politika e kohës dihet që ndikoi dhe e theu zemrën e talentit të ri.

Lojrat miqësore me ekipet kineze

Lojrat miqësore me ekipet kineze do sjellin ngjarjen fatale në jetën e basketbollistit Agim Fagu në vitin 1974. Turneu miqësor i ekipit shqiptar në Kinën e revolucionit kulturor do të kishte edhe betejën mes flamujve kombëtar, ndaj ndeshjet do të ishin më serioze e me rivalitet. Agimi ishte shënjestruar si më i miri e duhej patjetër të nxirrej jashtë beteje me mënyra nga më të ndryshmet. Herë pas here lojtarët kinez kryenin ndërhyrje të egra ndaj Agimit e me një buzëqeshje të shtirur i kërkonin falje. Kjo metodë hipokrite po jepte modelin e ri të miqësores. Në ndërhyrjen e fundit kur kinezi po i zgjaste dorën Agimit për t’i kërkuar sërish falje e për ta ndihmuar që të ngrihej, dora e kinezit ngeli në ajër e mori shpërblim veprimin kurajoz të shqiptarit, i cili u shpreh se “ma morët shpirtin”. Ky detaj që për politikën shqiptare të kohës ishte një mohim kortezie ndaj aleatëve komunistw, nuk do të kalonte lehtë. Regjimi nuk pyeste për emra e vlera.

Fillon ndëshkimi ndaj Fagut me mospjeswmarrjen në tre ndeshje. Kalvari i ndëshkimeve vazhdon kur Agimin do ta qethnin sikur të ishte në rradhët e ushtrisë. Më tej akoma i kërkojnë të atit Besimit që të votonte kundër të birit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Sportit në mënyrë që t’i hiqej titulli “Mjeshtrit i Merituar të Sportit”. Ndëshkimi shkon më thellë e largojnë nga ekipi kombëtar e i heqin shiritin e kapitenit tek skuadra e “Partizanit”. Kërkonin ta hiqnin nga Tirana si mësues i gjuhës angleze në shkollën e gjuhëve të huaja, e ta degdisnin në veri të vendit. Agimit i kish ardhur në majw të hundës nga ky qëndrim e do ta linte basketbollin. I imponojnë që të lerë basketbollin mbas dy ndeshjeve me Greqinë dhe Kinën. Presione të shumta e bëjnë të vetën e ai luan për hir të flamurit shqiptar ndeshjen në Greqi. Vjen janari i vitit 1977 kur spordashësit e basketbollit shqiptar të mbështetur pas radios apo televizorëve po merrnin lajmin e pabesueshëm se Agim Fagu largohet nga fushat e basketbollit. Agimi kishte lënë sportin e tij të dashur, për të mos bërë kompromise në kurriz të atdheut siç impononin aparatçikët e partisë. Dashurinë për sportin të cilit i ishte dhënë me mish e me shpirt si askush në 14 vjet jetë rresht i erdhi fundi.  Agimi i dashuruar me Adriano Çelentanon këngët e të cilit i kishte frymëzimin e tij në çdo ndeshje, kur e sheh se ecën kodrave të liqenit të Tiranës nuk mund të mos e kuptosh se ai ngelet një basketbollist që sa herë e merr malli për të i ka muskujt në punë. Sportin ia ka bërë edukatë edhe fëmijëve të tij Alba dhe djalit Adi të dal në jetë nga dashuria e Agimit me zonjën e nderuar Vera . Agim Fagu së bashku me emra e shquar të basketbollit shqiptar si Xhorxhi Kona, G.Çaçi, M.Përmeti , K.Kasmi, Nj.Lleshi, A.Greva, L.Shatku, i kanë lënë një hipotek të pasur me rezultate të shkëlqyera sportit shqiptar, veçanërisht basketbollit dhe thyen mentalitetin, se shqiptarët nuk kanë perspektivë për të luajtur lojën e basketbollit. Basketbolli shqiptar luajti me dinjitet mes ekipeve ballkanike të cilat ishin nga më të mirat në rangje botërore, por edhe ato të evropës. Agimi u bë modeli i basketbollistit shqiptar dhe breza e breza të tërë u rritën me emrin e tij. Ai qëndroi përherë mes njerëzve të thjeshtë të cilët tek vetë emri i agut të një dite plot lojra të bukura mbushnin jetën dhe shpresonin tek vlerat e njerëzve si Agim Fagu e mund të ishin të barabartë me botën. Festën e 75 vjetorit të lindjes së tij e festojnë edhe fansat e basketbollit shqiptar në Shqipëri, sepse kjo figurë emblamatike jo vetëm e sportit shqiptar ka përfaqësuar me dinjitet shtetin shqiptar si ambasador i saj në “Mbrëtërinë e Bashkuar ”, por edhe si personalitet me profil të lartë publik ka qenë shpesh njeriu më i respektuar, të cilin e kanë votuar votuesit shqiptar në betejat elektorale lokale dhe kombëtare dhe dihet botërisht që ato ishin edhe beteja konceptesh e vizionesh, për të mos haruar ato të vitit 1996. Presidenti i Republikës Z Ilir Meta i ka akorduar medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu” me motivacionin e vlerave që ka përfaqësuar Agim Fagu si sportist i niveleve të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.