Vendet kapitaliste perëndimore,(që të themi atë që duhet thënë,edhe pse është e papranueshme nga ideologët këpucëfshirës të kapitalit amerikan e anglez,) nga që dukshëm i trembeshin së nesërmes triumfale të ideologjisë,politikës dhe gjeopolitikës Sovjetike,që kishte përfshirë popullatën e 1/6 të rruzullit tokësor, luajtën në mënyrë mafjoze, haptazi dhe mbrapa skenës, një “lloj lodre” të rëndë në dëm të njerëzimit.Doemos kështu do të ndodhte, sepse kapitalizmi qëndron , ushqehet dhe zhvillohet vetëm mbi pronën private mbi mjetet e prodhimit e të shpërndarjes së të mirave materiale të shoqërisë
Kaluan vite e vite , deri sa u bënë tetë dekada që jemi larguar nga Lufta e Dytë Botërore, e cila i solli globit aq shumë humbje jetësh njerëzore, dhimbje, plagë, shkatërrime e dëme të shumta materiale. Ishin 40 milionë të vrarë prej të cilëve afro 30 miljonë vetëm të Ushtrisë Kuqe heroike dhe qytetarë të Bashkimit Sovjetik të asaj kohe.Ajo luftë e kobshme përfundoi me kapitullimin, mundjen, humbjen, rrëzimin, por jo zhdukjen e nazizmit, fashizmit dhe tradhtisë.Ishte përleshje e armatosur me përmasa globale, ku njerëzit u vranë si të ishin miza, ku njerëzit u kthyen në sapun dhe ku egërsia kafshërore i kaloi caqet e atyre të pyllit duke mbuluar bulevardet me kërma trupash njerëzorë.Ishte ndeshje e tillë ku imagjinata njerëzore nuk arrin të kuptojë se sa vetëvrasëse është vetë kjo imagjinatë kur përdoret kundër vetvetes, si shoqëri njerëzore.Nuk ishte kacafytje me llafe, sharje e lëvdata, djegie karrigesh, apo nxjerrje fjalësh pa kuptim, që irritojnë shpirtrat.Ishte lufta më e ashpër që kish njohur planeti ndaj edhe për tërë këto dhjetravjeçarë po” luftohet” nga të gjithë kombet, shtetet, qeveritë, shtresat, klasat, individët që ajo të mos përsëritet. Mirëpo jeta praktike tregon se, siç thotë poeti, barku që lindi fashizmin dhe nazizmi është ende i mbarsur me rrezikun e ringjalljes së tyre.
Një realitet i pamohueshëm
Me të drejtë, i është bërë e i bëhet shumë jehonë koalicionit mbarëbotëror të kryesuar nga Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë kundër nazifashizmit, dhe domosdo tre udhëheqësve të asaj kohe J.Stalinit, U.Çurçill dhe F.D.Rusvelt.Por që të jemi realistë me historinë, peshën më të madhe në atë luftë kundër boshtit Berlin-Romë-Tokio që kryesohej nga A.Hitleri, e mbajti Bashkimi Sovjetik.Roli dhe tejpamësia e atyre tre udhëheqsave të mëdhenj tregoi se liria e kombeve është më e shenjtë se kundërshtitë ideologjike. Pesëdhjetë vitet pasuese e manifestuan më së ploti se sistemi socialist ishte shumë më i përparuar se ai kapitalist,mbasi zhduku shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe garantoi zhvillimin ritmik kolosal të prodhimit material dhe shpërndarjen e tij racionale.Ai sistem arriti emancipimin më të plotë njerëzor, zhvilloi si kurrë më parë kulturën,traditën, gjuhën dhe me disiplinë e planifikim përforcoi mbrojtjen, sigurinë,qetësinë në kushtet e paqes së kërcënuar nga ethet e pasurimit kapitalist,kolonializmit,pabesisë. Kryesisht si rrjedhojë e tradhtisë, ai sistem u atrofizua.Nga ana tjetër, kapitali u forcua,shfrytëzimi i popujve u rrit, teknologjia u vu në funksion të skllavërimit modern dhe kësisoj u hapën udhët për ringjalljen e nazizmit e fashizmi.Ndërkohë, vetë sistemi kapitalist e ka në natyrën e tij nxitjen e vatrave të luftës, grupet e terrorit, organizatave e grupve ekstreme ; kjo sepse në këtë sistem gjithçka është biznes dhe asnjëherë të mos harrojmë se biznesi i bizneseve është lufta e armatosur, me anë të së cilës arrihen disa synime.
Vendet kapitaliste perëndimore,(që të themi atë që duhet thënë,edhe pse është e papranueshme nga ideologët këpucëfshirës të kapitalit amerikan e anglez,) nga që dukshëm i trembeshin së nesërmes triumfale të ideologjisë,politikës dhe gjeopolitikës Sovjetike,që kishte përfshirë popullatën e 1/6 të rruzullit tokësor, luajtën në mënyrë mafjoze, haptazi dhe mbrapa skenës, një “lloj lodre” të rëndë në dëm të njerëzimit.Doemos kështu do të ndodhte, sepse kapitalizmi qëndron , ushqehet dhe zhvillohet vetëm mbi pronën private mbi mjetet e prodhimit e të shpërndarjes së të mirave materiale të shoqërisë. Ai e ka armik këdo që i cënon shenjtërinë e pronës private.Makina e rëndë dhe tejet e sofistikuar e propagandës së imperializmit amerikan dhe e Europës së rilindur pas asaj lufte botërore,me terma si “kapitalizmi demokratik” apo “tregu i lirë” ; “tregu pa kufi”,”apo shoqëria e konsumit”; “atdheu është atje ku është paraja”, apo ‘nxitja e emigrimit masiv në formën e skllavërimit “me dashje”,- mbollën një tjetër ‘farë’ për zhvillimin ekonomik, ushtarak e gjeopolitik.Kjo farë nxorri fidanët më helmues, fillimisht sado anemikë,në të pastajmen të maskuar e gjithkund të pranishëm: korrupsionin, degjenerimin,një shoqëri me tru të shpëlarë nga të qenit njerëz,me moral të kalbur e të tjetërsuar, me shpirt “pa shpirt”,me politikë degraduese pa asnjë lloj freri, që njeh vetëm hipokrizinë, gënjeshtrën, imoralitetin dhe superfitimin.
Së pari , në përpjekje për të dhënë një lloj përgjigje kësaj pyetjeje duhet të nënvizojmë se qysh në 1997 ushtria u shkërmoq; kurse Edi Rama,kur erdhi në fuqi, e ‘hoqi fare nga defteri’ si forcë e armatosur.Ata pak,fare pak, efektivë, që janë, përdoren për pastrim plazhesh, fikje zjarresh, në raste përmbytjesh dhe mish për top në ekipet paqeruajtëse” që organizon Amerika dhe Europa, në Afrikë, Azi, e gjetiu;ashtu si dikur perandoria osmane në Jemen, Liban, Tunizi, Arabi, etj. Atdheu nuk ka nevojë të ketë ushtri se ne “na mbron NATO!”-kështu thuhet!

Rreziqet tona aktuale: berishizmi dhe ediramizmi
Në gjuhën tonë, populli ynë shumë i lashtë në trojet e veta, i tejvuajtur dhe tepër i zgjuar, Europës i ka vënë një epitet disi fyes, por në thelb do ta quaja të përsosur”Europa kurvë plakë”.në pesëdhjetë vitet e’ komunizmit’ u krijuan të mira materiale e morale aq të shumta sa ajo u quajt e thirret me të drejtë ende ‘koha e Enverit’.armiqtë duan s’duan këtë e pranojnë, por shtojnë fjalën ‘diktator’.
Në këto tridhjet vite kur po rrekemi “të ndërtojmë kapitalizmin”, janë bërë aq shumë monstruozitete anti njerëzore sa është krijuar një mjegullnajë ku vërshojnë rryma e bëmave të klanit të Sali Berishës,i quajtur”berishizmi”, i lidhur ngushtë dhe i pasuar ‘denjësisht si vijimësi natyrale rryma amorfe e “ediramizmit” .Aktualisht na udhëheq parrulla “O në Europë, o në gropë!” Duam që të bëhemi anëtarë të shoqërisë së kësaj lloj plake!? Dhe ajo meazallah se na pranon! Ajo,sipas edhe bisedës me ustain amerikan, na vuri në krye një kriminel të zi si S.Berisha, që realizoi shkëlqyeshëm detyrat për të rrëzuar “diktaturën komuniste”, duke vrarë e përçarë shqiptarët.Më vonë Europa, na solli në krye një mashtrues të pasprovuar, por mrekullisht të aftë si E.Rama, që mund të quhet pa frikë si i ngarkuar me detyrën e një politikani shkatërrimtar, pa vrarë askënd drejtpërsëdrejti, por i aftë në oratori, lajka dhe gjuhë fyese; evaziv në diskutimin e çështjeve jetike; që premton gjithçka për të gjithë; që u bindet pasioneve dhe jo arsyes njerëzore;thuajse i papërgjegjshëm e i etur në skaje për pushtet.Njeri pa pa parime, dhe që kërkon të bëhet i madhi i të mëdhenjve, duke qenë i vetfiksuar në rreshtin e”mbetjeve intelektuale ”.
Nga sa thamë a nuk e shihni se edhe tek ne , në Shqipërinë tonë të vogël, këto kthetra të shoqërisë europiane e kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare për koke dhe për këmbësh? Duke qenë popull i vogël e kemi shumë të vështirë ta përballojmë.Edhe tri gjëra të tjera:’Ediramizmi’ si rrymë propogandistike joshëse, solli boshatisje reale njerëzore, boshllëk të madh shpirtëror dhe atrofizimin e ndjenjave themelore të ekzistencës sonë që janë: ndjenja e mbrojtjes së atdheut, forcimit të kombit,ruajtjes së gjuhës, mbrojtjes së territorit dhe ndjenjës së dashurisë për punën.Bashkuar me ‘berishizimin’, duhet ta pranojmë se këto dy platforma janë shtrati më i ngrohtë për të lindur neofashizmi.Së toku me teorinë amerikane të luftës kundër gjithshkaje komuniste, po synohet të arrihet asgjësimi i vlerave kombëtare duke u kredhur në vorbullën europiane të asimilimit si komb.
Të mbirë në këto djerrina të ‘berishizmit’ dhe’ ediramizmit’ ,në këtë tetëdhjetë vjetor të çlirimit nga nazifashizmi, nga një tufë pseudointelektualësh të fushave të zooveterinarisë, agronomisë, gjuhësisë, inxhinierisë, historisë, policisë dhe hiçësisë,po luhet me fjalitë e telave të zemrës shqiptare: e para,”A ishte Luftë civile apo Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare ajo që bëri ky popull në vitet 1939-1944!?” E dyta: “a ishin 28 mijë dëshmorë apo më pak?” E treta: ç’na duhen bujqësia e blegtoria,gjuha shqipe e kultura tradicionale, e përse u dashka ushtria?”Kësisoj i mëshohet edhe më tej koncepteve degraduese kombëtare dhe njerëzore.Mos më thoni se po nxitohem.Jo! Ja se si udhërrëfen Edi Rama në krye të përkrahësve të tij realë e virtualë,servilë dhe frikashë pranë tij të zellshëm për cdo lloj detyre. Është fakt i shkruar që, qysh para dhjetë vitesh kryetari i qeverisë,Edi Rama,i vetrreshtuari në brazdën e politikës, e ka quajtur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit tonë si “luftë civile” dhe gjakun e 28 mijë dëshmorëve e ka quajtur “gjak të rremë”. Është tmerruese, por është fakt: Një piktor ‘analizon dhe flet’ me kompetencë shkencore madje akademike për luftën si koncept, si term e si praktikë njerëzore! Domosdo që të tjerët analistë, stilistë, gojëtarë,hipokritë e hileqarë, që nuk janë aspak shqiptarë, e ca më pak shkencëtarë të fushës ushtarake, kanë të drejtë të bërtasin dhe sjellin lloj-lloj faktesh që të argumentojnë atë që deklaroi bujshëm shefi i tyre, të tilla si :”Lufta Antifashiste e popullit tonë ishte “luftë civile”!? Se nuk është e vërtetë që Shqipëria i dha Luftës së Dytë Botërore 28 mijë dëshmorë; se aksioni i iks, apo ipsilon komandanti partizan në atë luftë ishte veprim kriminal ngase solli vdekjen e aq e kaq ballistëve dhe të tjerëve të pafajshëm dhe kurseu gjakun e gjermanëve që po tërhiqeshin e po kalonin rastësisht nëpër Shqipëri”! E sa e sa broçkulla të tilla!
Dhe më tej. Edi Rama është ai që qysh në vitin 1992 ka thënë:“ Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile…Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile… Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik”. Ja, pikërisht ky’specialist’ i sajimit dhe ‘shpjegimit’ të termave “Luftë”,”luftë civile”,”luftë kundër okupatorit”, “luftë e përgjakshme”, “luftë për pushtet”,”luftë e fazave të mëvonshme”,pra i tjetërsimit tërësor të realiteteve historike luftarake shqiptare të viteve 1939-1944 e më tej 1945-1985, u ‘katapultua’ pak më vonë në karrigen e kryesocialistit e të Kryeministrit!?
Ku është fjala e specialistëve të fushës ushtarake?
Së pari , në përpjekje për të dhënë një lloj përgjigje kësaj pyetjeje duhet të nënvizojmë se qysh në 1997 ushtria u shkërmoq; kurse Edi Rama,kur erdhi në fuqi, e ‘hoqi fare nga defteri’ si forcë e armatosur.Ata pak,fare pak, efektivë, që janë, përdoren për pastrim plazhesh, fikje zjarresh, në raste përmbytjesh dhe mish për top në ekipet paqeruajtëse” që organizon Amerika dhe Europa, në Afrikë, Azi, e gjetiu;ashtu si dikur perandoria osmane në Jemen, Liban, Tunizi, Arabi, etj. Atdheu nuk ka nevojë të ketë ushtri se ne “na mbron NATO!”-kështu thuhet! Mund të jemi ndër të paktit, në mos i vetmi vend në rruzull që nga “ushtri e mirëfilltë dhe e sofistikuar për kohën dhe një popull i tërë ushtar” për 50 vjet rresht,tani në këto 30 vite kemi kaluar në ekstremin më skajor: shtet pa ushtri! Realisht, në letra është një strukturë e konturuar për ushtri, por në fakt janë vetëm disa oficerë dhe gjeneralë dhe disa emra në kompjuter…si ushtarë!?
Të gjithë ushtarakët e të gjithë niveleve, që përfunduan shkollat e shkëlqyera ushtarake të viteve 1946-1990, kanë bërë aq sa kanë mundur për të ruajtur nderin, dinjitetin dhe fuqinë morale të tyre.Por që të themi atë që duhet thënë: ishte Sali Berisha dhe pushteti i tij ai që me anë të ligjeve dhe vendimeve që formuloi e miratoi, i hodhi oficerët në rrugë, i syrgjynosi apo i sakatoi, i denigroi përsa i përket pagesës dhe pensionit,figurës dhe personalitetit, ruajtjes së strukturave të nevojshme etj.Por është Edi Rama ai që i shkriu fare institucionet shkencore, civile e ushtarake.Ata pak që kanë mbetur gjallë mundohen të bëjnë sa munden.Do të quaja përpjekje të suksesshme përfundimin dhe botimin shqip të të parit dhe të vetmit Fjalor Enciklopedik Ushtarak Shqiptar, nga kolonel Kudret Mita me sponsorizim jashtë ministrisë së mbrojtjes(se ajo nuk ka fonde!?)ku janë angazhuar rreth 250 oficerë të lartë e me tituj shkencorë. Aty shpjegohen qartë e shkencërisht edhe nocionet “luftë civile” e të tjera. Një libër me vlera të posaçme studimore historiko-ushtarake është ajo e gjeneral P.Qazimit”Historia e ushtrisë shqiptare 1912-1990” botuar në dy gjuhë.Ka pasur një angazhim të dendur publicistik si historianë ushtarakë ku spikatin kolonelët Xh. Çela, Sh. Leka,M.Musaj,G. Elezi,S.Onuzi, P.Hasani,A.Zemani, Z.Golemi, P.Nito, B.Mane,etj.si dhe prof.dr.B.Gaçe, prof.M. Kasmi,prof.D.Koçi, Xh.Shehu,B.Koçi, etj.Gjithashtu ka shumë ushtarakë që kanë botuar kujtime, shënime e ditare,ku do të përmendja gjeneral Sh.Kosova, kolonel H. Qëndro, M. Dume, S.Lala etj.Ama shkrime të mirëfillta shkencore që t’iu kundërvihen me fakte e dokumente të shkruarave antihistorike të pinjollëve ballistë, zogistë, kolaboracionistë si edhe disa të ashtuquajturve profesorë që kanë marrë anën e pushtuesit, kanë shitur karakterin e oficerit dhe i bëjnë hysmet parasë, janë vetëm Prof.kol.Bernard Zotaj, D.Korita, Gj. Bruçi dhe studiuesi i pa lodhur Fitim Çaushi. Kundërvënien më të lartësuar me shpjegime specialistike ushtarake shkencore ndaj të pavërtetave historike dhe tjetërsimeve tejet spekulative antikombëtare të E. Ramës,U. Butkës,Ç.Hoxhës,etj e kanë bërë autorët Zeno Jahaj e Agron Berdaj.Duhen përgëzuar këta dy autorë, pasi janë të vetmit që kanë shkruar dy libra, me theks kombëtar e atdhetar, përmbajtje të ftilluar e me argumentime të thekura shkencore, dialektikisht të qëndrueshme, historikisht të pakundërshtueshme. Ja dy librat e tyre monumentale që i shtohen me dinjitet thesarit kombëtar historik real:”Fabrikimi i një lufte civile në Shqipëri mision i dështuar“-2024 , dhe ”Tej shtrembërimeve…Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar”-2021 përveç artikujve të veçuar jo të paktë të tyre për probleme të mprehta të kohës që po jetojmë. Është tani çasti që të hidhemi të gjithë si specialistë në’ luftimet’ e gjata me gërma,publikime, emisione mediatike etj,kundër këtyre neofashistëve, deri sa të piqen kushtet për luftë me armë, ndaj gjithë atyre që po na shesin atdheun, përdhosin kulturën, tjetërsojnë historinë dhe baltosin kombin.