Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme, ora 12:00 përpara ‘SPAK’.
Postimi:
SPAK është koburja kryesore që po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës, pluralizmit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese.
SPAK është jo vetëm paterica e Narkoqeverisë, por edhe bunkeri ku mbrohet me imunitet politik korrupsioni skizofrenik dhe inkriminimi i tmerrshëm i “Rilindjes”.
SPAK ka kryer një tradhti kombëtare duke tradhtuar interesin publik, shkelur ligjin dhe Kushtetutën, për t’u vendosur qorrazi në shërbim të agjendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës dhe mos ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta.
Desorosifikimi i drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.
[🗓️] Nesër, 6 Dhjetor
[⏰] Ora 12:00
[📍] Përpara SPAK