Hyqmet Zane: A është Idrizi “Kali i Trojës” në PDIU?

219
Sigal

Kur kujtoj 28 tetorin dhe 10 nëntorin 1940, gjithëkujt shqiptari, por edhe mua si pasardhës i shqiptarëve të Çamërisë mendja më shkon tek fakti që këto dy data prodhuan ligje antishqiptare në Greqi. Bëhet fjala për ligjin Nr. 2636 dhe 2637 datë 10 nëntor 1940, ligje që bënë shpalljet  e “Ligjit të Luftës” të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Italisë dhe grabitjen e pronave të shqiptarëve në Greqi që sot vlejnë miliarda dollarë. Është folur e shkruar nga studiiues dhe akademikë, nga politikanë dhe publicistë që kanë dhënë versionet e tyre në lidhje me këtë ligj që tanimë ka mbetur vetëm për Shqipërinë dhe jo për Italinë. Më e rëndë kjo bie mbi shqiptarët e Çamërisë që edhe pse ishin shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe nuk kishin asnjë lidhje me luftën, mbi ta ra gjakderdhja e genocidit grek dhe iu privua gjithëçka. Ky është realiteti jo me thënie akademike dhe këndvështrime  ligjesh, por një e drejtë legjitime se shqiptarët e Çamërisë u dënua keqas me internime të burrave të vendit në ishujt Hio dhe Midilin me qëllim eleminimin e tyre fizik më 1940-1941. Ishte rastësi që ishte rastësi që Qemal Frashëri që jetonte edhe ai në Çamëri një nga pinjollët e familjes së frashëllinjëve, duke folur gjermanisht me oficerin gjerman, hodhi poshtë faktin se të internuarit ishin komunistë, por ishin internuar nga grekët me qëllime eleminimi. Edhe sot pas 78 e ca vjetësh vuajnë pasojat më të padrejta, në një kohë që sot Shqipëria dhe Greqia janë dy shtete anëtare të NATO-s. Këtu qëndron çudia se si është e mundur që për një çështje me karakter kombëtar heshtet për antishqiptarizmin e spikatur të Greqisë ndaj Shqipërisë, heshtet dhe në raste takimesh diplomatike apo shtetërore bilaterale flitet me gjuhë zyrtare dhe shiu duhet të bjerë gjithnjë në arën e Greqisë. Heshtet për një antishqiptarizëm të tillë fondamental nga Greqia dhe institucionet ndërkombëtare europiane dhe ata amerikane, a thua se janë bërë palë dhe në heshtje legjitimojnë genocidin grek mbi shqiptarët, jo vetëm në Çamëri, por edhe në territore të tjera brenda Shqipërisë si në Panarit dhe Hormovë e gjetkë, ku shkelte këmba greke. Përkundër kësaj kur Greqia akuzon shqiptarët e Çamërisë se na paskan qenë bashkëpunëtorë me nazifashistët kur këta ishin shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe vetëm këta paskan qenë bashkëpunëtorët, edhe pse nuk është  e vërtetuar. Aq më tepër kur rasti i babait tim, Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë dhe shumë të tjerë çamë u internuan në kampet nazifashiste dhe nuk u lejuan të shkonin e të jetonin në shtëpitë e tyre në Çamëri. Përse ?! Përse heshtet? Përse hesht qeveria shqiptare, përse hesht Shoqata Çamëria, përse heshtin ata që janë deputetë në Parlamentin Shqiptar me prejardhje trashëgimore nga shqiptarët e Çamërisë? Përse?

Në parashtesë dua të them se partitë politike kanë shprehur me za të lartë që kanë deputetë çamë në gjirin e tyre si PS eskluzivisht dhe ata të PDIU që emërtohen padrejtësisht “partia çame”. Nuk ka “parti çame”, ka individë që kanë marrë votat e çamëve se do merren me çam dhe heshtin me ndonjë përjashtim. Heshtin padrejtësisht dhe pa kuptim, pa pasur identitetin e tyre dhe kanë harruar origjinën dhe amanetin e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve. Të heshtësh për të thënë dhe për të kërkuar të vërtetat e asaj që ka ndodhur mbi kurrizin e shqiptarëve të Çamërisë, kjo ka shumë emra që mund t’i vesh.  Ku janë ato programet e partive politike shqiptare për çështjen kombëtare dhe bëhet thirrje për vota dhe, kur vjen puna për të mbajtur qëndrime të drejta dhe në mbrojtje të shqiptarizmit dhe çështjeve me rëndësi, heshtet dhe nuk flitet fare. Edhe kur diplomatë grekë akuzojnë padrejtësisht shtetasit shqiptarë  me kombësi shqiptare nga Çamëria, shtetarët shqiptarë heshtin, heshtin edhe ata të përfaqësimit të çamëve po aq sa edhe drejtuesit e veteranëve që kanë harruar  se pjesëtarë të shqiptarëve të Çamërisë u bënë pjesë e luftës antifashiste. Të kujtosh Ligjin e Luftës nga ana e Greqisë, kjo është e qëllimshme dhe antiligjore, diskriminuese dhe antishqiptare. Për ata që nuk e dinë dhe që heshtin para të vërtetave të historisë. Dua t’ju kujtoj se e gjithë kjo përplasje për të ashtuquajturin “Ligji i Luftës” ka pasur një historik të thjeshtë dhe të marifetshëm, që ka lidhje me vrasjen makabre të një çami, Daut Qamil Hoxha. Është një ngjarje e ndodhur më 14 qershor 1940, kur andartë dhe asfalistë grekë e vranë dhe i prenë kokën në gjumë një luftëtari të lirisë dhe që u bë publik më 12 gusht 1940 dhe më pas më 28 tetor 1940 do të ishte Italia Fashiste që do t’i shpallte luftë Greqisë. Këto janë fakte të pakundërshtueshme, por përtej tyre është mirë që opinioni publik brenda dhe jashtë vendit, por edhe Athina zyrtare dhe çfarëdo lloj diplomati sharlatan grek që vjen në Shqipëri. Historiani Albert Kotini, njeriu që një pjesë të rëndësishme të veprës së tij ia ka kushtuar denoncimit të padrejtësive mbi Çamërinë, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë figurës potenciale të Daut Hoxhës si një dëshmor i lirisë dhe i atdhedashurisë. Nëse themi që një komb është i dëgjuar për shkak edhe të historisë së tij të lavdishme, njëkohësisht themi se janë edhe personalitetet, bashkë me ta edhe heronjtë, edhe dëshmorët që e bëjnë këtë gjë. Kështu edhe kombin shqiptar e bëjnët të lavdishëm jo vetëm historia, por ata që e shkruajtën atë me gjakun e tyre. Një ndër ta ishte edhe Daut Qamil Hoxha që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare dhe veçanërisht asaj të Çamërisë. Por mospërmendja e një fakti të tillë, mosvlerësimi i një figure të tillë dhe mosshpallja dëshmor e një shqiptari që vritet i ndjekur nga antishqiptarët, vetëm e vetëm se donte lirinë e vendit të vet, janë një mohim i historisë sonë të lavdishme që më pas do të mbushet me kotësitë e jetës mbarëshqiptare. Aq më tepër për një krahinë si Çanëria, që ka shumë figura që kanë mbetur të pashpallur si të nderuar nga shteti shqiptar. Edhe për këto të vërteta heshtet dhe më shumë akoma heshtin ata që janë deputetë të cilësuar “çamë”. Ata kanë marrë mandate deputetësh dhe për këtë unë i mbështes dhe krenohem, por jo të heshtet dhe të bëhet interesantja për një çështje që u jep emrin “çam” dhe që duhet ta kenë krenari dhe angazhim për një kauz amanet që është pjesë e kauzës së halelve të kombit shqiptare. Është rasti të përmend fjalët e një personaliteti si Mid’hat Frashërit që është shprehur se “Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësitë e vetës së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb”?