Gëzim Llojdia: “Shtëpia e kulakut”

17
Sigal

1.“Shtëpia e kulakut”, Ishte atje teposhtë dhe dukej nga kodrina, ku ne vështronim përtej qytetit antik. Ishte, jo vetëm një “shtëpi kulaku”, por disa shtëpi fshati, me konakët e tyre, me mullarët e barit dhe pemishtet. Prej asaj kodrine dukej një çisternë uji. Hardhitë gjithë lastar. Kasollet e bagëtive.Tjegullat e kuqe. Soletat e betonit. Muret e hirta të lyer me gëlqere. Kabllot e rrymës. Trëndafilishta e rrëzuar. Kungujt e vjeshtës të hapërdarë, si bombat e luftës së dytë.

2.Atij, prej motesh i thërrisnin:”kulak”. Edhe vendet e vogla përreth ngrehinës së tij. Kishin formuar disa emërtime të zakonshme tashmë dhe të njohura për fshatin. Si:”Përroi i kulakut”,”Ullinjtë e kulakut”,”Mushka e kulakut”,”Djali i kulakut”,”Krushku i kulakut”,”Gruaja e kulakut”,”Shoku i kulakut”, “Miku i kulakut”, “Tezja e kulakut”,”Halla e kulakut”… etj, tej.

3.Si e njoha kulakun? Sigurisht në vjeshtë. Zogjtë mbretëror, çukisnin grunjërat e sapo mbjella. Hurmat e fundit tundin degët. Juga e lehtë. Aromë ëmbëlsie. Mjegulla e bardhë. Qyteti Ilir dukej i heshtur në vjeshtë. Edhe pse ngre perde bukurie në çdo stinë. Shenjtor mrekullie. Ishte një ditë e zakonshme. Si çdo ditë perëndie. Pëllumbat kruajnë sqepin. Zogjtë shtegtarë mbledhin thërrime. Fushat nxijnë. Kthyer ugar. Kuajt e lodhur e të nxirë. Qetë, dy e të prangosur. Thasët e çarë me farë. Gruri në arë. Gratë bëjnë shtiza. Këtu ndaloj.

-Po ku je o mik, më thotë kulaku. Quhej Viron. Por ata i kishin folur për vite të tëra:” kulak”.

I mbeti nofka:”kulak”. Ishte një burrë dede, i shkurtër .Rrondokop. Ecte duke u tundur. Zemër bardhë. Fliste atë gjuhë të bukur fshati. Pastaj çe nget muhabetin! Kulaku e kishte pritur demokracinë si nëna të birin. Kishte ëndërruar shumë për të. Dhe ditën që erdhi, mbeti pa punë. Kooperativa u shpërbë.

“Me pritë, të presim…” dhe thirrje çdo ditë, nuk jetohej. Mori kompesim për vuajtjet. U end për një punë. Ku atje, ku këtu. Një ditë shkon te zyrat e ndërmarrjes së rrugëve. E gjej aty.

-Po ç’bënë aty, o mik- i them? Po kërkoj punë. Po drejtori d.m.th., drejtori – aha e kuptova…Po një copë punëtori donte kulaku në rrugë? Ku tjetër? Shkollë, s’kishte. E vetmja punë ishte mirëmbajtja e xhadesë. Kështu filloi dhe për ca vite. Më tej rrugët mbetën. Punëtorë, jo. Kulaku hodhi lopatën. U kthye në banesë. I tha të shoqes dhe fëmijëve.

-S’ka më punë shteti. Po rrugët, kush do t’i mirëmbajë?

-Kush tjetër, Perëndia!

4.Tajari drejtori i shkollës së fshatit, kishte kërkuar, që ditën e trashëgimisë, t’u flisnim nxënësve, për qytetin ilir. Zgjatimi i të cilit. ishte edhe Amonica. Ishin 3 km rrugë nga Amantia. Zbrisje në atë udhë, poshtë qafave. Si ishte fshati? Përrua, që s’rrjedh ujë. Dhi të zgjebosura. Një nga një e ngadalë. Bishtin përpjetë. Thundrakët vrapojnë. Baltosur rrugët. Parmenda e flakur. Zemra të thyera nga koha. Mullar i lartë. Shpendët kruajnë pendët.

Bajame të hidhura.Vajtushëm nga era. Zogjtë e zinj në pikiatë. Macet presin lëkurët. Kërcelli e tharë. Vjeshtë ngjyrë bakri. Fshati buzë liqenit. Një pikturë mesjetare. Dolëm nga shkolla pas bisedës. Nxënësit dëgjonin me etje për qytetin e lashtë.

-E do zakoni, tha drejtori. Të pimë një kafe.

Na ftoi në banesë. Ishim 4-5 vetë. Dikush më foli. Ishte kulaku.

U përshëndoshëm.

-Ju kam pritur,-tha. Kam bërë një drekë për ekipin tuaj.

-Të na falësh, por i kemi dhënë fjalën drejtorit.

-E di si është puna? Më tërhoqi mënjanë. Ju duhet të vini te unë, për një arsye të thjeshtë. Edhe sot këtu:”kulak” më thonë. S’më vjen njeri te dera si atëherë. Vëllai ka emigruar. Kulak dje, kulak sot. E pashë. Sytë kishin një rruzullim loti.

-Atëherë po vijmë. Shtëpia nën një brinjë në mes, një rrëke. Shtëpizat e tjera të fshatit teposhtë. Edhe banesat i bënin veç. Ata poshtë sëbashku . Edhe nuset, që vinin në këto ngrehina kulaku ishin nga familje kulaku. Shkaku: Lufta e dytë. Nëse kishte armiqësi më të madhe në fshatrat tona. Shkaku ishte ndarja, që solli Lufta e dytë.Mirë ata, që bënë llogarit ndryshe. Morën plumbin ,burgun si të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj luftës në Europë.Faji i sistemit para ‘90 ishte se u muar me pasardhësit e tyre.Kulakët ishin në halë të syrit.Vigjilenca mprihej, veç për ata. Çdo gjë e keqe,në sytë e të deleguarve ishte për faj të kulakut. Një herë u dhanë kafshët e kooperativës .Të papërtuar në çdo gjë. Mirëpo syri i keq çante gurin.

– E shikon kulakët, kanë hipur në vetura. Ua hoqën edhe :”veturat”. Një herë nuk i lanë në vetmin e tyre. Paslufta solli edhe shumë viktima të tjera. Mirëpo kjo luftë ishte ndryshe nga një fshat në tjetrin. Diku më e fortë më e madhe. Më e ashpër. Këtu ishte më e egër. Armiqësoi vrau dhe vijon ende. Viktimat e saj, që prej fillimit në vitin ‘39 nuk dihen. Jo vetëm ata që u vranë në dy kampe. Një pjesë dëshmorë. Një pjesë tradhëtarë. Paslufta më e egër. Dihet ç’luftë bëhej në jugë. Edhe pse lufta kishte 40 vjet mbaruar. Kufizmi me triskat, pengesa për shkollim të lartë dhe punën e zgjedhur si dhe strehim të preferuar ishin vijë e kuqe për kulakun. Ata paguanin haraçin e gjyshit, babait, motrës, vëllait edhe të fisit madje. Që kishin hedhur armët kundër. Dhe pushteti para ‘90 nuk i fali. Thamë, që jo në çdo fshat ishte kështu. Fshat e zanat. Por në jugë, ajo qe tepër e ashpër.

Igranazhet e saj vijonin. E tretur vjeshta. Ora e humbjes. Fjolla e hirit. Rruga në qiell. Kulaku më thotë duke pirë kafe.

Djali, notat si ka të mira. Dyshoj ngaqë kam qenë kulak. Mirëpo, s’dua ta besojë. Universitetin ta shikoj me dylbi. Si dje dhe sot. Të verbër ne. Fëmijtë gjithashtu. E pyeta nëse ishte në gjendje ta mbante në një universitet privat?

-Do të marrë kredi,tha.Dreqi ta hajë të dalë nga ne, një me shkollë

…Arbeni u bë infermier. A është ende atje në fshatin e tij?Apo ka mërguar në Gjermani?Kam kohë pa e takuar dhe nuk di, ç’bëhet familja dhe fisi i kulakut.

Endej atje larg në lartësitë e Kudhës -Gërhotit, juga fryn si atëherë.Tri ditë e tri net, gumëzhinte, juga. Fryn puhia e muzgut. Brinjat boshatisur. Muzgu po bie. Dielli u zhduk. Pas faqes së malit të Shashicës. Zjarret u venitën. Zemra. Nuk i ndjen dridhjet sizmike. Errësira. Dallgët i mbyt shpirti. Hija rrëshqiti. Nga frika. Nga eshtrat tona. Rritën mëllagat. Libri i shpirtit.

-Deri në ag, mërmërisnin plakat!

Kthej kokën dhe njëherë. Atje në atë kodër, është ende shtëpia e bardhë e kulakut…