Frank Shkreli: 5-vjet nga themelimi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”

187
Sigal

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

E konsiderova nder dhe privilegj që  Këshilli i Shoqatës, Kryetari aktual, Zotit Imer Lacaj, ish-Kryetarit, Zoti Mark Qehaja dhe Kryetari i parë i Shoqatës “Skënderbej”, Zotit Bashkim Shehu, më ftuan në takimin e Shoqatës, që mban emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut.

Pesë vjetë nuk janë shumë në jetën e një shoqate si kjo e juaja, e cila krenarisht, mban emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti –Skënderbej.

Në këto 5 vite të shkurtëra – por të mbushura me veprimtari kombëtare e kulturore të Shoqatës tuaj: kini treguar atdhedashurinë, seriozitetin dhe përkushtimin tuaj në zbatimin e misionit të Shoqatës “Skënderbej”, për të bashkuar komunitetin shqiptaro-amerikan, duke ruajtur traditat, trashëgiminë kulturore dhe identitetin.

Dua të përmend 2-3 raste aktivitetesh në të cilat kam patur nderin dhe privilegjin të marr pjesë, gjatë këtyre viteve: Simpoziumin shkencor që Shoqata “Skënderbej” ka organizuar me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës.

Akademinë Përkujtimore kushtuar Veprës së Komandantit Legjendar të Kosovës e të Kombit, Adem Jasharit. Dhe ndër shumë të tjera! Tubimi i organizuar nga Shoqata “Skënderbej, më herët këtë vit, në kuadër të 100-Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqiptaro-Amerikane.

Kështu që, 5-vjetori i Shoqatës “Skënderbej”, me të drejtë është një rast për të festuar arritjet dhe sukseset, por është gjithashtu një moment reflektimi për të kujtuar.

Për të gjithë ne edhe këtu në Amerikën e lirë e demokratike është edhe një çast betimi për të mbrojtur kauzat dhe interesat madhore kombëtare, por edhe ngjarjet historike dhe personalitetet e historisë së Kombit shqiptar, si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – i quajtur, ndër të tjera, edhe Kryetrimi, i Përgjithmonshmi i Kombit dhe Kryendërtuesi i Atdheut – i cili gjatë shekujve, na ka dhënë emrin dhe identitetin e shqiptarit.

Pa dashtë me shkue më gjatë: megjithëse me të drejtë është një rast festimi sot, nuk mund t’i shmangemi realitetit aktual politik në trojet tona. Dua të theksoj se duhet të jemi të sinqertë me veten tonë dhe me njëri tjetrin, si shqiptarë kudo që jemi, por sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshirë diasporën tonë të madhe: se bashkimit midis nesh i mbetet shumë për t’u dëshiruar, veçanërisht, politikës shqiptare të ndarë dhe të përçarë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Më lartë thashë se kjo ditë duhet të jetë një ditë festimi, por uroj që të shërbejë edhe si ditë kujtimi dhe lutjeje kështu që, “Zemrat e të gjithë (shqiptarëve) të zbuten e të hapen për të pranuar këshillat e Perëndisë, që e ardhmja e Kombit Shqiptar bujar, të jetë e dênjë për të kaluarën e tij të lavdishme dhe për atë mision që i Madhi Zoti i ka caktuar atij, në këtë shekull.” (Papa Pali VI me rastin e 500-vjetorit të Skënderbeut drejtuar shqiptarëve në Vatikan, 1968).

Urimet e mia më të përzemërta me rastin e 5-vjetorit të Shoqatës “Skënderbej”! Gjithmonë u takofshim e festofshim të gëzuar dhe të bashkuar!

Ju falënderoj nga zemra për ftesën! Gjithmonë dalshi me faqe të bardhë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të Kombit!

Pak histori për Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skënderbej”-

Albanian American Association Skënderbej ëas created on December 10, 2017, in Queens Neë York.  – The council made up of 15 members elected Bashkim Shehu as the first president of the organization. Since its creation, the organization has organized many important cultural events and is dedicated to promoting the Albanian American community in Neë York and in the United States. The organization received its non-for-profit 501(c) 3 tax exemption status on February 28, 2019, under the leadership of Bashkim Shehu, Mark Qehaja and Imer Lacaj.

Our Mission – Our mission is to bring the Albanian American community together for important causes and activities. Ëe ëill dedicate our efforts into promoting the Albanian culture, language and traditions to the future generations. Host numerous lectures, dinners, musical performances, sports and other activities to bring us together to celebrate our heritage and build a strong community.  Ëe encourage everyone to join us and become part of our organization. Ëe promise you ëill meet amazing and dedicated people and ëill have the pleasure and satisfaction of helping felloë Albanians and strengthening our community in Neë York and the United States.