Mjek i dashur i saktë, i komunikueshëm e bindës. Ka dhënë një ndihmesë të pashembullt në dhjetra- mijra njerëz të sëmurë me zemër. Pacientët i ka vizituar e shëruar, duke i diagnostikuar saktë me një trajtim të gjetur e të rregullt. Kjo jo vetëm në Berat, Skrapar e Tiranë ku ai ka punuar, por dhe në gjithë Shqipërinë
Kështu e urova me rastin e 92-vjetorin e lindjes. S’kisha s’i t’i thoshja ndryshe. Do ta gënjeja po t’i thoshja:”Edhe 100 -vite të tjera, si është bërë zakon !Ai e pranoi dhe më falënderoi.
1-Është kënaqësi të shkruash për Profesorin
Dr.Pr .Pandeli Çina, kudo njihet për rezultatet e tij në fushën e “Kardiologjisë Klinike”.Dr. Llambi Konomi ardhur nga Greqia për promovimin e librit “Diagnostikimi bashkëkohor i sëmundjeve të brëndëshme.”Kam kënaqësi të vish e të dëgjojnë fjalën tuajProf. Dr. PandeliÇina . Ajo dëgjohet dhe zbatohet nga të gjithë theksova.
2-Njohja me Dr Pandeli Çinën
Njohur që kur ishte mjek i thjeshtë në Berat, qytetin ku ka jetuar gjatë e ka krijuar karierën e tij. Mjek i dashur i saktë, i komunikueshëm e bindës. Ka dhënë një ndihmesë të pashembullt në dhjetra- mijra njerëz të sëmurë me zemër. Pacientët i ka vizituar e shëruar, duke i diagnostikuar saktë me një trajtim të gjetur e të rregullt. Kjo jo vetëm në Berat, Skrapar e Tiranë ku ai ka punuar, por dhe në gjithë Shqipërinë. Me dhjetra herë kam dëgjuar, se do ta dërgojë për ta vizituar tek Dr. Pandeliu, mbase tek ai kam besim. Me një stetoskop dhe E.K.G, mbase ato kushte ishin atëhere të përcaktonte diagnozën, e të shëronte ! E theksoj këtë fakt, mbase tani edhe pse kemi aparatura moderne të kohës, 53% të vdekjeve vijnë nga zemra, e pësojnë mbi 2800 infakte në vit. Shifër shqetësuese për një vend të vogël. Me të drejtë thotë: “Si ai brez s’vjenë më !”
3-Vlerësimet
Prof. Dr. Pandeli Çinën :”NDERI I KOMBIT” me këtë motivacion: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e tij të vyera si mjek kardiolog, pedagog dhe shkencëtar i spikatur në fushën e mjekësisë. Me mirënjohje ndaj jetës si intelektual humanist, poet e përkthyes i spikatur dhe veprimtar i shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave më të mira historike-kulturore kombëtare ”.
PANDELI ÇINA “QYTETAR NDERI” i Beratit.
Pr. Dr . Spiro Qirko.
Mësuesi im i parë ishte profesor Pandeli Çina, të cilit i detyrohem fillimet e mia dhe sot e gjithë jetën e nderoj si mësuesin tim të shenjtë. Edhe sot ai më është i vlefshëm, edhe sot ai është de facto pjesë e stafit të kardiologëve tanë më të mirë. Kjo godinë, që sot quhet kardiologjia shqiptare, ka në themelet, por edhe në muret e saj kontributin e shumë mjekëve të shquar. Unë jam njëri nga ata, e për këtë arsye e konsideroj veten time të privilegjuar .
Prof. Çina ka kontribuar thuajse një jetë të tërë në shërbim të njerëzve, duke sakrifikuar gjithçka për jetën e tyre. Ne kemi detyrimin njerëzor për t’i vlerësuar dhe për t’u qenë mirënjohës, pasi të tillë heronj, nuk hapin vetëm një rrugë, një perspektivë, një shpresë, por ata mbeten një monument i gjallë i vlerave dhe virtyteve, të cilët çdokush duhet të shohë shëmbëlltyrën e një modeli të përsosur njerëzor.
4-Biografia e Pandeli Çinës
Lindur në vitin 1932 në Tepelenë, por që në moshë të vogël ka jetuar në Berat. Djalë i një farmacisti të njohur. Pasi kreu Politeknikumin Mjeksor në Tiranë, shkoi për studimet e larta në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Atje kreu specializim për kardiollogji. As i kishte shkuar në mend që nga Varshava do ta çonin për të punuar në Çorovodë ! Arsyeja , se ishte martuar me një polake, duke e quajtur “revizionist modern”! Atje punoi si drejtor i spitalit. Asnjëherë s’u ankua e s’u mërzit edhe pse s’besonte që punën do ta fillonte ne një zonë kaq malore të Shqipërisë , kur mjekët që kishin mbaruar jashtë ishin të pakët! E megjithatë për Skraparin flet fjalët më të mira ! Shpesh thotë, se ajo zonë më ka mbajtur “në pëllëmbë të dorës “. Me interesimin e veçantë të K.Yllit, në vitin 1960 u transferua në Berat ku dha një kontribut të shquar për të sëmurët me zemër. Nga viti 1976-2001 me ndonjë shkëputje përsëri në Berat ka shërbyer në Tiranë, si pedagog në Fakultetin e Mjeksisë në U.T. dhe në spital. Aftësitë profesionale të tij, tashmë ishin bërë të njohura. Ai vizitonte e kurronte që nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish antarë të byrosë politike.
Në vitin 1975 ka botuar “Mjekimi në digjital dhe intoksikimi terapeutik”. Ka qënë bashkautor në tekset ‘Diagnostikimi i sëmundjeve të brëndshmë”,”Kardiollogjia”, “Sëmundjet e zemrës”. Dr.Pr. Pandeli Çina ka dhënë kontribut me vlerë në ngritjen e Laboratorit të Elektrofiziologjisë, 1986. Ka marrë gradat shkencore, Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Ka botime të njohura në fushën e kardiologjisë.
5–Autor i shumë poezive
Ka shqipëruar nga krijimtaria e poetëve të shquar francezë e polakë. Ka përkthyer në polonisht poezi të Migjenit e tjerë. Këto e bëjnë poet e përkthyes. Jo vetëm ai, por dhe Joana polakja e bukur, e zgjuar, e dashur s’ju shkëput asnjëherë Pandeliut kudo që e kanë caktuar për të punuar, duke mos u mërzitur asnjëhërë. Ajo ka ndikuar në formimin e tij si mjek i njohur kudo që ka qënë. Me Johanën kam punuar në Berat, pasi erdhën nga Skrapari . Në Skrapar më tregoi, erdhi babaj i Johanës nga Varshava. U mërzit kur më pa ku e s’i jetoja! Ku paske ardhur moj bijë…? Me Pandeliun kudo që të jem jam e kënaqur iu përgjigja. U largua i mërzitur. Doktori edhe pse i moshuar punën me njerëzit s’e ka ndërprerë. Është ndër kardieologët më të vjetër e më të njohur të vendit, aktiv e pak i rënë fizikisht, por i kthjelltë mendërisht! Tani e ka lënë biçikletën; mjetin e vetëm që ka përdorur për të vizituar të sëmurët. Biçikletën e tij e njohin e s’e trazon njeri kudo që vete, por një ditë ja kishin marrë. U mërzit se ajo ishte mjeti i vetëm për të lëvizur. Të nesërmen e gjen prap tek vendi! Duket e kishin marrë vesh se e kujt ishte dhe e kishin lënë aty me një copë letër ku shkruhej:” Dr , Pandeliu, më fal më ke shëruar Nënën ! Kur i trokasin në derë e i kërkojnë ndihmë përgjigja e tij është :”Prit sa të vishem”. Në Berati, Skrapar,Tiranë e më gjërë kam dëgjuar:” Dr. Pandeliu më shëroi vajzën. Këtë djalë e kam shëndosh e mirë nga Dr. Pandeli Çina. Dr. Çina ja gjeti diagnonën nënës time.” Urime të tilla dëgjon nga të gjithë. Ka një natyrë të qetë e bindëse. Pasi të ka vizituar e dëgjuar për ankesat, me urtësi të sqaron se si është gjendja e sëmundjes. Unë i pashë analizat. Mos ki merak, s’e do të bëhesh më mirë. S’ke gjë për merak! Na këtë recetë e hajde kur të duash. Por do të kesh kujdes për ketë, apo atë trajtim. Fjala e ngrohtë e tij të shëron .
Sa mirë do të ishte që mjekët e sotëm të mësojnë e përfitojnë nga përvoja, eksperienca e mjekëve të tillë. Më vjen keq, por rrallë gjen doktora të përkushtuar e apasionuar në kohën kur po jetojmë , për të venë në jetë betimin e Hipokratit .
Duke referuar në konferenca
1- Pandeli Çina ,”Profesor e Doktor i Shkencave Mjekësore.”





















