Elsa Xhaja: Vajzat e rrugës “Broadwey” ( Rrugës së Dibrës)

475
Sigal

Reportazh/ Mes nënpunësve ka dhe nga ato që nuk bëjnë dallime partiake

Të gjithë jemi dëshmitarë  të  ngjarjeve madhore të  viteve 2019-2020, që do të mbeten dukshëm në memorien e secilit prej nesh.Përjetova tërmetin e nëntorit të 2019 dhe pandeminë  e 2020.Zona ku jetoj, nga Pazari i Ri deri tek Medreseja, njihet në Tiranë se ketu janë shkollat, klinika e specialiteteve, klinika 3 ku shkoj çdo muaj tek mjekja e familjes, tregu ku bëj shopping e natyrisht disa problematika që e shoqërojnë zonën.

Doja sot të vë në dukje kontributin apo ndihmesën e grave e vajzave të njësisë Bashkiake 8 të Tiranës e gjendur tek rruga e Dibrës – “Kompleksi Halili” për banorët e kësaj njësie në muajt e pas tërmetit të nëntorit. Duke punuar non stop vajzat e Njësise 8 (kështu them në raport me moshën time), arritën të sistemonin të gjithë banorët e njësisë që u dëmtuan, kush me banesë e kush me bonus, me një përgjegjshmëri të admirueshme. Pritja në zyrat e tyre (sipas departamanteve ) ishte me standarte evropiane, në të cilën ne kërkojme të bëhemi anëtarët më të rinj të saj. I kujtoj me respekt, ato lanë familjet me hallet e shqetësimet e tyre dhe iu perkushtuan totalisht me shërbime banorëve, për t’i sistemuar sa më shpejt. Ndërkohë paniku ishte i madh, sepse tërmetet vazhdonin ditën e natën. Më kujtohet se dy tri netë u mblodhëm së bashku me fëmijet tek lokali i Idrizit (tek rruga Tafaj ) kati i parë; po kështu edhe tek familja Zala në këtë rrugë. I falenderoj publikisht të dy familjet ndërkohe vajzat e Njësisë 8 të lidhura edhe me zyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Madhe për strehimin në atë kohë Arbjan Mazniku propozonin strehime të tjera për t’u vendosur  deri në ish Kinostudio. Njerzit ishin të irrituar për t’u vendosur kush i pari dhe shpraznin nervozizmin e tyre edhe në zyrat e Njësise 8, vajzat e durueshme ishin të detyruara të sqaronin me butësine dhe mencurinë e tyre personat e tillë. M’u fiksuan në atë kohë znj. Migerta Kapllani – përgjegjëse e urbanistikës në Njësinë 8 dhe inxhinierët e kësaj zyre Alma Zorba e Ornela Rrapushi të cilat treguan se ishin të afta të merrnin në dorë situatën. Ato ditë na telefonuan edhe zonjat nga PD për të strehuar persona që mbeten pastrehë.

M’u kujtuan gratë në Washington DC, që, për cështjet e grave punonin së bashku.

Mbase edhe në Njësinë tonë –thashë, do të bashkëpunonin të dyja palët.

M’u bë qejfi por nuk vazhdoi…

Thamë se shpëtuam por një e keqe tjetër e madhe i ra Botës edhe neve po se po.

Pandemia e vetëngujimit apo karantinimit, përsëri i referohem zyrave të vajzave të Njësisë 8 të Tiranës: Erjona Bala me grupin; Anxhela Lamce dhe ErmelindShkurti aktivizuan edhe vajza të komunitetit të Njësisë 8 për të shkuar në pallatet ku gjendeshin vetëm njerzit e moshës së tretë. I shihja nga ballkoni i shëtpisë, ku ngjiteshin me trasta në duar në hyrjet e identifikuara më parë, sa mire –thashë  kur i njeh e komunikon me banorët sidomos të vetmuarit dhe këto të vetmuar shprehnin kënaqësinë që dikush i takoi dhe i ndihmoi me ushqimet e ditës. Më përlotën këto veprime të vajzave të Njësisë 8. Shkon në këtë Njësi dhe do të takosh edhe Ditën me kolegët e saj të gatshme të të shërbejnë për dokumentet që do të duhen. Një komunikim sa korrekt edhe njerëzor. Doja të evidentoja castet nga punët fisnike të këtyre vajzave model të Njësisë 8 në Tiranë. Ndjen kënaqësi të komunikosh e të mbarosh punë madje doja të pija një kafe me to, por ato kanë punën në plan të parë dhe thonë njëher tjetër…

Ishin rreshta falenderimi për vajzat e Rrugës Broadwey apo Rrugës së Dibrës sic shprehen të rinjtë sot. Në një shkrim tjetër do të ngre cështjen e rrugicave të Tiranës që banorët e saj i kanë “pushtuar” këto mjedise publike për ndërtime sipas  interesit të tyre privat. Kur erdha para 55 vjetësh në Tiranë të gjitha rrugicat kishin dalje, sot janë mbyllur. Bashkia mund t’i identifikojë e kur të bëhen ndërtime në to t’i përdorë për familjet e pastreha. Këto hapësira publike të rrugicave të Tiranës nuk janë pronë as e ndërtuesve, por asete të Bashkisë.

 

II

 

Xhanfize Keko regjisorja e rrallë e filmave për fëmijë

 

Xhanfize Keko filloi punë në kinostudion “Shqipëria e Re” (1952) duke qenë e para femër artiste në këtë pozicion. Kreu specializimin dyvjeçar për montazh në Moskë dhe u bëri montazhin dhjetëra kinoditareve e dokumentarëve. Aftësitë e shprehura si regjisore i zbuloi me dokumentarin e saj të parë “Tregim për njerëzit e punës” (1963), më pas e pasuroi këtë lami filmike me dokumentaret cilësorë “Tingujt dhe fëmijët” (1970) dhe A,B,C…ZH (1971). Ishte dokumentari ai që krijoi besimin tek ajo dhe drejtuesit e kinostudios për të marrë përsipër vepra të mirëfillta në llojin e filmit artistik me temë nga bota e fëmijëve, duke u bërë shumë shpejt prim-regjisorja në këtë gjini.Nxitjen e fantazisë për krijim, dashuria për punën, krijimi i shembullit pozitiv, kultivimi i virtytit dhe cilësive të mira morale te fëmijët janë motivet shoqëruese të filmave “Kryengritje në pallat” (1972), “Mimoza llastica” (1973), “Qyteti më i ri në botë” (1974), “Një vonesë e vogël” (1982). Përtej dhuntisë për krijimin e realiteteve artistike sa më pranë të vërtetës, te filmat e saj kulmon e merr trajtë te qashtër aftësia për të depërtuar në psikologjinë e fëmijëve, në brishtësinë e botës së tyre të shpenguar.