E rëndë/ 60-vjeçari gjendet i vetëvarur me litarë në banesën e tij në Vlorë

222
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Një 60-vjeçar është vetëvarur me litarë duke i dhënë fund jetës. Ende nuk dihen arsyet e këtij akti ekstrem.

“Sot, rreth orës 12:01, në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur me litarë në banesën e tij shtetasi Sh.J., 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.